Gazeta Shqiptare

Rama, darka e gabuar në Prishtinë

-

shkoi disa takime me kabinetin e kryeminist­rit, për t'i kujtuar angazhimin që pati marrë para kancelares. Ndërkohë, ideja u bë publike nga Thaçi dhe Vuçiç në gusht të 2018- ës dhe menjëherë Gjermania e tha publikisht opsionin e saj: Michael Roth, ministri për Europën, foli për hapje të kutisë së Pandorës në Ballkan, Anxhela Merkel theksoi nga Bosnja shenjtërin­ë e territorev­e të paprekshme dhe ajo dërgoi shefin e vet të diplomacis­ë, Haiko Mass, për ta përsëritur këtë në shtatorin që shkoi, në Tiranë. Të gjitha këto ranë në vesh të shurdhër. Deklarata si ato të Ramës se, "Merkel është kancelarja që mbron interesat e vendit të saj, kurse unë ato të vendit tim" dhe më pas shkarkimi i ministrit Bushati, që kishte dalë pro versionit gjerman ishin pikat që e derdhën gotën. Tani Edi Rama mund ta vizitojë Berlinin vetëm si piktor. Por këtu në lojë nuk është fati i tij, por ai i integrimit të Shqipërisë. Në verën e kaluar, pasi ideja e ndryshimit të kufijve u bë publike, Anxhela Merkel deklaroi: "Ne këtë nuk mund ta lejojmë. Nga kjo do të varet edhe ardhmëria europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor". Pak a shumë këtë përsëriti edhe kryeminist­ri Haradinaj në intervistë­n e fundit kur tha se nuk e kuptonte se pse Rama dhe Thaçi po veprojnë kundër vullnetit të vendeve si Gjermania, me të cilat kemi interesa strategjik­e. Merita e tij, si pjesëtar i "ndejës" në shtëpinë e re të Thaçit nuk është vetëm qëndrimi që mbajti aty. Por, mbi të gjitha se ai vendosi ta bëjë publike atë që ndodhi. Tashmë askush në atë tryezë nuk mund të fshihet më pas gishtit. Ne të gjithë tani e dimë se për çfarë po punon Edi Rama, në ndryshim nga ajo që ka deklaruar në Tiranë dhe ajo që ka premtuar në Berlin.

' Lapsi. al'

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania