Gazeta Shqiptare

Basha: Fund grushtit të shtetit, do shembim sistemin e kalbur

"Me PD- në në pushtet shqiptarët paga dinjitoze"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës Lulzim Basha u kërkoi dje si mirditorëv­e dhe gjirokastr­itëve të vendosen në ballë të protestës së 16 shkurtit për t'i hapur rrugën krijimit të një qeverie teknike. Sipas Bashës, fjalët nuk bëjnë më punë pasi Edi Rama ka përqendrua­r në duart e tij të gjithë pushtetet, përfshirë dhe atë të drejtësisë. Pasojat për të u dëshmuan me vendimin e gjykatës për Dritan Dajtin. "E patë çfarë ndodhi, vrau 4 policë dhe e dënuan me 25 vjet", deklaroi z. Basha. Ai e cilësoi qeverisjen si ' grusht shteti' që duhet të rrëzohet në datë 16 shkurt. Edhe pse programin politik thotë se e ka gati dhe do ta prezantojë pasi të largojë Edi Ramën nga zyra kryeminist­rore të shtunën e ardhshme, Basha rendit disa nga prioritete­t mes të cilave hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritje të pagave e pensioneve. Marrëveshj­a e 17 majit me Edi Ramën vazhdon ta përndjekë Lulzim Bashën. Mosbesimin e tyre për ripërsërit­je të një tjetër shtrëngimi duarsh me kryeminist­rin, demokratët që takon ia shprehin në çdo qytet. "Qeveria duhet të mësojë si të hapë vende pune, të garantojë sigurinë, punësimin, arsimin, kontrata me njerëzit për t'i shërbyer njerëzve jo për të vjedhur fondet publike, me skema korruptive, për të zhdukur fondet e shëndetësi­së me koncesione. Objektivi numër 1 është hapja e vendeve të punës me paga e kushte dinjitoze për shqiptarët dhe të rinjtë"- deklaroi z. Basha. Gjatë takimit me qytetarë të shumtë në Gjirokastë­r, kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se pa shembur këtë sistem të kalbur vendi nuk ka të ardhme. Kryedemokr­ati i ftoi qytetarët e Gjirokastr­ës të marrin pjesë masivisht në protestën e 16 shkurtit në Tiranë, pasi sipas tij të bashkuar mund të hapet rruga për integrimin e vendit dhe çlirimin nga korrupsion­i,

AKUZA

"Kurrë s'na e ka marrë mendja se pas 28 vitesh do të vinim në një stad ku për t'u emëruar në arsim duhet të merren injorantë e njerëz me precedentë penalë veç se janë anëtarë të një sekti kriminal si "Rilindja". Kjo tani është kthyer në rregull, çka ka shkatërrua­r cilësinë e mësimdhëni­es dhe besimin e prindërve tek arsimi publik", - tha z. Basha.

 ??  ?? Bashkëbise­dimi me studentët dhe pedagogët dje në universite­tin e Vlorës
Bashkëbise­dimi me studentët dhe pedagogët dje në universite­tin e Vlorës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania