Gazeta Shqiptare

Reagon Ahmetaj: U konfirmua rënia e nivelit të borxhit publik

Komisioni Europian: Shqipëria, rritje ekonomike prej 3.9% në 2019 dhe 2020 Ish- ministri i Financave: Rritje ekonomike mbi 4% për vitin 2018

-

Ish- ministri i Financave Arben Ahmetaj reagon pas publikimit të raportit të Komisionit Europian, i cili konfirmoi rritjen ekonomike mbi 4 % për vitin 2018. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj ka reaguar pas publikimit të raportit të Komisionit Europian për performanc­ën ekonomike të vendeve kandidate dhe potenciali­sht kandidate në BE, në të cilin analizohen ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Turqinë. Në një postim në ' Facebook', Ahmetaj shkruan se raporti konfirmon rënien e nivelit të borxhit publik dhe se në vijim Shqipëria parashikoh­et të ketë rritjen më të lartë ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor në vitet 2019- 2020. "Komisioni Europian ka publikuar raportin tremujor për performanc­ën ekonomike të vendeve kandidate dhe potenciali­sht kandidate në BE, në të cilin analizohen ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Turqinë. Lajmi i parë i mirë është se Shqipëria është një nga dy vendet e rajonit ( së bashku me Malin e Zi) që kanë vazhduar rritjen pozitive të ekonomisë edhe përgjatë tremujorit të tretë 2018, në një kohë që vendet e tjera dhe mesatarja e rajonit shënojnë rënie"- shkruan Ahmetaj. Sipas kreut të Komisionit të Ekonomisë, Shqipëria parashikoh­et të ketë rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor përfshirë Turqinë, në 20192020. Papunësia në Shqipëri projektohe­t në nivelin më të ulët në rajon, pranë 10%, ndër-

sa borxhi publik vazhdon të konsolidoj­ë trajektore­n rënëse. "KE konfirmon një rritje ekonomike mbi 4% për vitin 2018, njësoj sikurse vlerësuan më herët edhe FMN apo Standard and Poor's. Rritja e konsumit pri-

vat, importeve dhe investimev­e, vijojnë të kenë kontributi­n kryesor në rritjen ekonomike. Performanc­a e fortë ekonomike vijon të reflektohe­t edhe në zhvillimet pozitive të tregut të punës. Pjesëmarrj­a në forcat e punës në tremujorin e tretë 2018 është në nivelin 68.3% krahasuar me 67.1% që ishte një vit më parë. Punësimi në sektorin jobujqësor është rritur me 7.5%, ndërsa papunësia ka shënuar nivelin më të ulët nga viti 2012"- shkruan Ahmetaj. Ishministr­i komenton edhe vlerësimet e raportit në lidhje me punësimin dhe rritjen e pagave. "Punësimi për të rinjtë e moshës 15- 29 vjeç është përshpejtu­ar në 26% krahasuar me një vit më parë, ndërsa papunësia për këtë grupmoshë ka vijuar trendin rënës nga piku prej 34% i vitit 2015. Pagat në sektorin privat vlerësohet të jenë rritur me një mesatare plus 15 pikë në të gjithë sektorët, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë" shkruan Ahmetaj në postimin e tij. Më tej, kreu i Komisionit parlamenta­r të Ekonomisë vlerëson se raporti Komisionit Europian për ekonominë shqiptare, "është një tjetër reflektim serioz për arritjet jo pak të vështira të viteve të fundit". Sipas tij, sfida kryesore mbetet vazhdimi i reformave dhe konsolidim­it fiskal, për të garantuar jo vetëm vazhdimin e rritjes ekonomike dhe punësimit, por edhe përgjigjen e duhur ndaj riskut të ngadalësim­it të rajonit dhe ekonomive të BE.

RAPORTI

Komisioni Europian ka publikuar raportin e fundit mbi projeksion­et ekonomike, për vendet kandidate që synojnë të bëhen pjesë e unionit, për tremujorin e katërt të vitit 2018. Ashtu si në projeksion­et e vjeshtës, Komisioni Europian parashikon një rritje ekonomike prej 3.9% për Shqipërinë, gjatë këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm. Në kategorinë e zhvillimev­e kryesore, Komisioni përmend vetëm protestën e studentëve kundër qeverisë, që çuan në shkarkimin e ministres së Arsimit, ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe gjashtë ministrave të tjerë. Për sa i përket punësimit, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian deklaron se ky treg ndoqi tendencën e zgjerimit ekonomik. Përgjatë tremujorit të tretë të vitit të kaluar, rritja e përgjithsh­me e punësimit mes moshës nga 15- 64 vjeç rezultoi në rritje me 1.8%, në rang vjetor, ndërsa punësimi në sektorit privat, me përjashtim të bujqësisë u rrit me 7.5%.

 ??  ?? Të dhënat e KE- së
Të dhënat e KE- së
 ??  ?? Ish- ministri i Financave Arben Ahmetaj
Ish- ministri i Financave Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania