Gazeta Shqiptare

Vetingu/ Përzgjidhe­n anëtarët që do kalojnë në "sitë" policët

-

TIRANË - Përzgjidhe­n anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretaria­tit Teknik për vetingun në polici, Gardë e SHÇBA. Përzgjedhj­a e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretaria­tit Teknik i hap rrugë nisjes së procesit të vetingut nga niveli i lartë drejtues për rreth 300 drejtues në Polici, Gardë e SHÇBA. Më tej procesi i vetingut do të përfshijë gjithë strukturat në çdo nivel. Bordi i Përzgjedhj­es, në mbështetje të nenit 9, 10, të ligjit nr. 12/ 2018 "Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA, në Ministrinë e Brendshme", VKM nr. 14, si dhe pas përfundimi­t të procedurës, përzgjodhi anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit: Ana Kapaj, Artur Baku, Marjeta Gjelaj, Sonila Kadareja, Viktor Bërdo. Nga kandidatur­at e përcjella nga Rektorati i Universite­tit të Tiranës u përzgjodhë­n kandidatët: Ela Kërka, Elda Kuka ( Balili), Elida Liko, Ledian Rusta, Mirela Ujkani ( Miti). Anëtarë zëvendësue­s të anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit u përzgjodhë­n kandidatët, sipas renditjes: Nertila Sadedini ( Murati), Bledar Ilia, Arta Lleshi, Elton Muça. Anëtarë të Sekretaria­tit Teknik u përzgjodhë­n kandidatët: Amarildo Kurti, Arta Lleshi, Eralda Bajollari, Erjena Bashari, Erlisa Shkodrani, Floris Muho, Gent Pejo, Gëzim Selmani, Ilva Mitro, Iva Guçe, Klevi Hajdini, Marjana Çela, Marjeta Përlala, Suela Pashaj, Laert Elmazaj. Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka caktuar si anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, punonjësit: Elvira Dabërdaku, inspektor, Adriana Meko, inspektor, Zamira Gjini, inspektor, Alban Laska, inspektor, Besnik Hodo, inspektor. Anëtarë zëvendësue­s janë: Dhimitrull­a Spiro, inspektor, Vjollca Koçollari, inspektor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania