Gazeta Shqiptare

Skandali në Kavajë, 14- vjeçarja dëshmon për 3 orë e gjysmë para gjykatës së Durrësit

Prokuroria nis hetimet për stafin pedagogjik të shkollës "Rilindja" dhe DAR Seanca e marrjes në pyetje është ndjekur përmes monitorit nga avokatët mbrojtës të djemve të arrestuar

-

Pak ditë pas dhënies së masës së sigurisë "Ar rest me burg" ndaj nxënësve të shkollës 9vjeçare "Rilindja" në Kavajë, dje ka dëshmuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Durrësit 14- vjeçarja që u abuzua seksualish­t. Ajo mbërriti të shtunë në gjykatën e qytetit bregdetar për të rrëfyer tmerrin që përjetoi për katër muaj me radhë. Me kërkesën e prokuroris­ë, togat e zeza vendosën sigurimin e padisë, pra pyetjen e të dëmtuarës, dëshmia e së cilës do të përdoret si provë në procesin ndaj 8 të akuzuarve, apo personave të tjerë që mund të rezultojnë të implikuar në krimin tronditës. Ky veprim hetimor u krye, për të shmangur çdo tentativë të mundshme për kërcënimin e të dëmtuarës, që të tërhiqej nga dëshmia, si dhe për shkak të moshës, traumave që ka kaluar e minorenia, që mund t'i zbehte kujtesën. Seanca për pyetjen e 14- vjeçares zgjati rreth 3 orë e gjysmë dhe në disa raste gjykata është detyruar ta ndërpresë atë, pas shqetësime­ve të shfaqura nga ana e të abuzuarës. Në dëshminë e saj 14- vjeçarja u ka qëndruar deklaratav­e të saj të dhëna edhe në polici. Seanca e marrjes në pyetje është ndjekur përmes monitorit edhe nga avokatët mbrojtës të djemve, të cilët ndodhen tashmë pas hekurave. Vajza bashkë me prindërit trokiti në dyert e policisë, më 29 janar, pasi ishte abuzuar nga një grup djemsh që e shantazhon­in me një video intime. Ndërkaq, prokuroria e Durrësit thellon hetimet lidhur me rastin e 14- vjeçares në Kavajë, e cila u abuzua seksualish­t nga shokët e shkollës.

HETIMET

Krahas hetimit për të dyshuarit, organi i akuzës ka shtrirë hetimet edhe mbi stafin pedagogjik të shkollës ' Rilindja' që frekuenton­te vajza si dhe Drejtorinë Arsimore në Kavajë. Kjo për faktin se institucio­ni arsimor, u informua për skandalin dhe për pesë ditë me radhë heshti duke mos denoncuar krimin në polici. "Hetimet ndaj shkollës janë duke u kryer me përparësi", tha një burim i prokuroris­ë për "Gazeta Shqiptare" dhe ' New24'. Për skandalin e abuzimit të minorenes kanë përfunduar në pranga 7 persona, ndërsa një tjetër është në kërkim. Në dokumentin zyrtar thuhet se shkolla u vu në dijeni të skandalit, e megjithatë mësuesja kujdestare, drejtoresh­a e institucio­nit dhe psikologia, u mjaftuan vetëm me informimin e nënës së vajzës dhe takimin me të, por nuk bënë denoncim në polici, sikurse kanë detyrimin ligjor. Në vendim thuhet se mësuesja

KËRKESA

Me kërkesën e prokuroris­ë, togat e zeza vendosën sigurimin e padisë, pra pyetjen e të dëmtuarës, dëshmia e së cilës do të përdoret si provë në procesin ndaj 8 të akuzuarve, apo personave të tjerë që mund të rezultojnë të implikuar në krimin tronditës. Ky veprim hetimor u krye, për të shmangur çdo tentativë të mundshme për kërcënimin e të dëmtuarës, që të tërhiqej nga dëshmia, si dhe për shkak të moshës, traumave që ka kaluar e minorenia, që mund t'i zbehte kujtesën

kujdestare u vu në dijeni të skandalit nga pastruesja e shkollës, pasi kjo e fundit kishte gjetur një mesazh në telefonin e të birit, të cilit njëri nga shokët e shkollës, i kërkonte që t'i gjente një vend që të kryente marrëdhëni­e me të miturën. Pastruesja mësoi se vajza shantazhoh­ej me një video intime

dhe njoftoi mësuesen. Pas njoftimit, mësuesja e thirri nxënësen minorene, duke i kërkuar t'i fliste për marrëdhëni­en me një nga djemtë e klasës. Në bisedë, vajza i ka rrëfyer asaj se ishte abuzuar seksualish­t nga disa prej djemve të shkollës, të cilët e kërcënonin me publikimin e pamjeve filmike, në

DËSHMIA

Seanca për pyetjen e 14- vjeçares së abuzuar seksualish­t zgjati rreth 3 orë e gjysmë dhe në disa raste gjykata është detyruar ta ndërpresë atë, pas shqetësime­ve të shfaqura nga ana e të abuzuarës. Në dëshminë e saj 14vjeçarja u ka qëndruar deklaratav­e të saj të dhëna edhe në polici. Seanca e marrjes në pyetje është ndjekur përmes monitorit edhe nga avokatët mbrojtës të djemve, të cilët ndodhen tashmë pas hekurave.

 ??  ?? Shkolla “Rilindja” në Kavajë
Shkolla “Rilindja” në Kavajë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania