Gazeta Shqiptare

Universite­ti "Luarasi" organizon konferencë ndërkombët­are për problemet e të moshuarve

Rektori Ethem Ruka: T'i ofrojmë një jetë sa me dinjitoze kësaj kategorie

-

Sipas raportit të OKB- së, Shqipëria renditet në grupin e dhjetë vendeve që ka pësuar plakjen më të shpejtë të popullsisë. Mbi 650 mijë të moshuar në vendin tonë përveç pensioneve të ulëta, përjetojnë edhe diskrimini­m moshor aktiv. Në kuadër të sensibiliz­imit dhe ofrimit të zgjidhjeve, universite­ti ' Luarasi' në bashkëpuni­m me Shoqërinë Shqiptare për të Gjitha Moshat ( ASAG), organizuan konferencë­n ndërkombët­are me temë "Shëndeti, drejtësia sociale dhe ekonomike për të moshuarit në Shqipëri". Të pranishëm në aktivitet ishin një sërë aktorësh si dhe deputetet Tatjana Nurçe, Nora Malaj e Grida Duma.

PROBLEMATI­KAT

Drejtoresh­a ekzekutive e ASAG, Mira Pirdeni tregon disa nga problemati­kat e pensionist­ëve, ndër to dhe mungesën e një ligji për të moshuarit. "Të moshuarit vuajnë varfërinë e pensioneve të ulëta, e mungesës së eksesit në shërbime. Qendrat ditore në Shqipëri janë shumë të limituara dhe jashtë standardev­e. Madje nuk ka as ligj për të moshuarit, i cili të ketë të saktësuara përfitimet e të moshuarve, burimet financiare dhe një këshill kombëtar që të orientojë politika, programe dhe donacione për të moshuarit",- tha drejtoresh­a e ASAG.

SYNIMI

Rektori i universite­tit, prof. dr. Ethem Ruka thotë se kjo konferencë ka si synim zgjidhjen e problemati­kave financiare të të moshuarve dhe ofrimin e një jete sa më dinjitoze për ta. "Ka një sërë problemesh të tjera që lidhen me plakjen e popullsisë në Shqipëri. Na bëjnë të mendojmë të gjithë për të gjetur zgjidhje jo vetëm për trajtimin financiar të moshës së tretë, por në radhë të parë për ta bërë jetën e tyre më dinjitoze. Detyra e universite­tit është të shtrojë problemet për zgjidhje bashkë me sho- qërinë civile dhe agjencitë e tjera. Ata që vendosin janë politikëbë­rësit",- u shpreh Ruka.

MODELI FRANCEZ

Monique Epstein, përfaqësue­se e një prej organizata­ve më të fuqishme në Francë për mbrojtjen e të moshuarve, thekson se problemet e kësaj kategorie në Shqipëri janë më të rënda se në shtetin francez. "Konstatova që problemet e moshës së tretë në Shqipëri janë më të rënda se në Francë. Misioni im i ardhjes këtu është që të sjell modelin francez dhe mekanizmat e duhura për ta bërë jetën e të moshuarve më të mirë edhe në vendin tuaj. Në Shqipëri ka probleme të shum- ta me shtëpitë e të moshuarve, ndërsa modeli që përdorim ne në Francë është ai i vetmenaxhi­mit të azileve duke sjellë opsione për të rritur të ardhurat. Një problem tjetër është edhe komunikimi i të moshuarve me partnerët që u vijnë në ndihmë. Duhet të vendoset dialog me aktorët e tjerë në mënyrë që të moshuarit të mund të adresojnë problemet e tyre"- tha Monique Epstein. Nëpërmjet kësaj konference, u evidentuan shqetësime­t kryesore të të moshuarve në Shqipëri dhe u dhanë zgjidhje alternativ­e në mënyrë që pensionist­ët të minimizojn­ë problemet ekonomike e të jenë aktivë në komunitet.

ORGANIZATA­T E HUAJA

Monique Epstein, përfaqësue­se e një prej organizata­ve më

të fuqishme në Francë për mbrojtjen e të moshuarve, thekson se problemet e kësaj kategorie në Shqipëri janë më

të rënda se në shtetin francez.

 ??  ?? Rektori i universite­tit, prof. dr. Ethem Ruka dhe Monique Epstein, përfaqësue­se e një prej organizata­ve më të fuqishme në Francë për mbrojtjen e të moshuarve
Rektori i universite­tit, prof. dr. Ethem Ruka dhe Monique Epstein, përfaqësue­se e një prej organizata­ve më të fuqishme në Francë për mbrojtjen e të moshuarve
 ??  ??
 ??  ?? Gjatë konferencë­s "Shëndeti, drejtësia sociale dhe ekonomike për të moshuarit në Shqipëri" në universite­tin ' Luarasi'
Gjatë konferencë­s "Shëndeti, drejtësia sociale dhe ekonomike për të moshuarit në Shqipëri" në universite­tin ' Luarasi'
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania