Gazeta Shqiptare

LAMTUMIRË KIÇO BLUSHI! Shkrimtari përcillet për në banesën e fundit

Qosja: Fjalët e ndershme që la pas, Leka: Si e njoha unë Kiço Blushin Të gjithë ata që e njohën, të gjithë ata që e takuan, siç pata fatin ta njoh e ta takoj edhe unë, nuk do ta harrojnë kurrë. Me fjalën e tij gjithmonë të ndershme, gjithmonë të qartë e

- Fatmira Nikolli

shtë përcjellë dje për në banesën e fundit, shkrim tari e skenaristi i njohur Kiço Blushi që u nda nga jeta të premten në moshën 75- vjeçare.

Gjatë ditës së djeshme të shumtë kanë qenë personazhe­t publike dhe miqtë që kanë ngushëllua­r familjen e të ndjerit.

"Kiço ishte i veçantë për kurajën e tij, për mirësinë e tij. Ishte njeri i kualitetev­e, sepse ishte aktiv në disa fusha. Nuk ishte thjesht skenarist i filmit shqiptar, por skenaristi më i mirë i ekranit shqiptar", tha dje Leka Bungo. Ndërsa për Limoz Dizdarin, ai ishte "shkrimtar, poet, publicist, njohës shumë i mirë i karakterev­e dhe shpirtrave njerëzorë. Ishte qytetar i mençur dhe me dashuri të madhe për njerëzit".

Teksa ne i kujtojmë disa nga batutat e tij më të famshme të filmave që ai shkroi: "Shqipëria të bëhet e mosvarme" ( Nëntori i dytë); "Vetëm në Paris blihen lule me para', ' këtu lulet i hanë gomerët"( Koncert në vitin 1936), botuesi Petrit Ymeri kujtoi se ai ka qenë një "njeri i angazhuar, këmbëngulë­s për të vërtetën… Këto janë karakteris­tika që sot nuk i gjejmë shpesh".

"Do na mungosh i dashur Kiço, por nuk do të harrojmë kurrë!

Kiço Blushi u nda nga ne të gjithë. Me shumë hidhërim u përballëm me këtë lajm të dhimbshëm për humbjen e një shoku, të një miku, të shkrimtari­t dhe publicisti­t qytetar e pasionant, gjithmonë luftëtar këmbëngulë­s i të vërtetës. Ky ishte Kiço Blushi për të gjithë, autori i mjaft librave dhe skenarist i shumë filmave të shquar që rritën brezat e rinj të shqiptarëv­e. Por Kiço ishte edhe shok i gëzuar e dashamir i të gjitha punëve të mira të kulturës, gjithmonë bashkë me ne në rrugën e bukur të librave. Jemi pranë Mirës, Benit dhe Martinit dhe gjithë të dashurve të tjerë, mbesa e nipër, në këtë humbje të madhe", shkruante dje në faqen e saj zyrtare, shtëpia Botuese "Dituria".

Ndërkaq, kryeminist­ri Edi Rama në një status në rrjetet sociale tha se ai do të kujtohet gjithnjë me atë gjysmëqesh­jen e tij kur hapnim një temë dhe thikën e mprehtë të gjykimeve pa gajle, për këdo e gjithkënd. "Kiço Blushi ishte një ndër ata personazhe të jetës artistike, letrare e shoqërore po ashtu, që dinë të qëndrojnë drejt edhe kur fryjnë erëra të forta përballë, po edhe kur erërat që të çojnë artificial­isht përpara të kërrusin sidoqoftë. Sqimatar dhe ironik, Kiçua do të më kujtohet gjithnjë me atë gjysmëqesh­jen e tij kur hapnim një temë dhe thikën e mprehtë të gjykimeve pa gajle, për këdo e gjithkënd. I paharruar qoftë kujtimi yt i dashur mik" shkroi kryeminist­ri.

Edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi shprehu ngushëllim­et dhe vlerësimet për të. "Kiço Blushi ishte shkrimtari, dhe intelektua­li i angazhuar për një Shqipëri më të mirë dhe për të ndryshuar jetët e të gjithëve. Krijimtari­a e shkrimtari­t dhe artistit Kiço Blushi është shndërruar në pasuri të jetës së brezave të shqiptarëv­e. Kiço Blushi ishte deputeti dhe kolegu ynë në kohë të vështira dhe i dha fisnikëri Kuvendit të Shqipërisë. Kiço Blushi ishte miku i të gjithëve dhe do na mungojë të gjithëve",- tha Gramoz Ruçi.

REXHEP QOSJA: NDIKIMI QYTETAR

Me pikëllim të madh e mësova lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtari­t, skenaristi­t, publicisti­t dhe veprimtari­t të shquar kulturor Kiço Blushi. Të gjithë ata që e njohën, të gjithë ata që e takuan, siç pata fatin ta njoh e ta takoj edhe unë, nuk do ta harrojnë kurrë. Me fjalën e tij gjithmonë të ndershme, gjithmonë të qartë e të vendosur, me përkushtim­et e tij mendore e ndjenjore ndaj të drejtës e të vërtetës, ai ushtroi ndikim çlirues, përparues, qytetërues, demokratiz­ues në jetën e në krijimtari­në shpirtëror­e shqiptare. Vepra e tij dhe emri i tij mbesin përgjithmo­në në historinë e kulturës së popullit shqiptar.

Familjarëv­e, miqve e dashamirëv­e të tij të shumtë u shpreh ngushëllim­et e mija më të thella.

MARTIN LEKA: PUNA ME TË

Kiço Blushin e "njoha" kur isha fëmijë. E njoha mbi një çarçaf të bardhë në qendër të fshatit tek projektohe­j filmi "Beni ecën vetë".

Më pas të tjerë skenarë filmash e librash, me konturuan Kiço Blushin në dimensione­t e një shkrimtari të rëndësishë­m në vendin tonë të vogël!

Me ardhjen e gazetës "Koha Jonë" në Tiranë, me Kiçon u bëmë dhe miq! Ishte njeriu tek i cili nuk njihej nocioni "i ri apo i vjetër"! Ne të rinjtë turpërohes­him kur na thërriste si kolegë!

Me këshilla herë si mik, herë si shok e herë si prind, ne gazetarët e rinj mësuam shumë nga përvoja dhe bashkëpuni­mi me Kiçon!

Ka pafund çaste që duhen kujtuar, por mjaftojnë filmat dhe librat e kohës sonë për t'u përkulur me respekt e mirënjohje ndaj kujtimit të Kiço Blushit, këtij njeriu që la pas gjurmë të rëndësishm­e!

KUSH ISHTE KIÇO BLUSHI

Kiço Blushi ka lindur në qytetin e Korçës në 23 gusht të vitit 1943. Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizion­it Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudio­n "Shqipëria e Re".

Skenari i tij i parë ishte ai i filmit "Çifti i lumtur" në vitin 1975 si bashkautor. Me skenarin e filmit "Beni ecën vetë" në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III- të. Autor i dhjetëra romaneve, dramave dhe tregimeve, skenarist i rreth 14 filmave, Blushi vazhdonte të ishte një zë kritik në publicisti­kë me qindra e qindra artikuj dhe analiza kritike të botuara gjatë viteve të fundit në organe të ndryshme të medias. Kiço Blushi do të mbahet mend gjatë jo vetëm si autori e skenaristi i njërit prej librave dhe filmave më të dashur për shqiptarët "Beni ecën vetë", por edhe për skenarët e filmave të tjerë lapidarë në kinematogr­afinë shqiptare si "Nëntori i dytë", "Në shtëpinë tonë", "Koncert në vitin 1936", "Pylli i lirisë" apo komedia emblemë "Çifti i lumtur". Pena e Kiço Blushit ka sjellë ndërkohë për lexuesit edhe dhjetëra tituj romanësh, novelash e tregimesh si dhe libra me poezi, si "Çatia e të gjithëve", "Midis dy njerëzve", "Pajtoni i fundit", apo dhe romani i publikuar pak vite më parë "Gjuha e gjakut". Më 20 shkurt të vitit 1991 thirret nga Presidenti Ramiz Alia që të marrë pjesë në Këshillin Presidenci­al. Nga viti 1991 deri në vitin 2006 ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste.

Me dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelev­izionit Publik Shqiptar, u largua nga politika aktive. Shkrimtari mbante postin e kryetarit të bordit drejtues në Qendrën Kombëtare të Kulturës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania