Gazeta Shqiptare

... NGA NUMRI I SHKUAR

-

“Milosao” e këtij numri ishte relativish­t e mirë. Shkrimi kryesor iu la një argumenti të Luan Ramës, për legjendën e Konstandin­it. Në stilin e tij të zakonshëm publicisti­k, duhet të themi se shkrimi është realizuar shumë qartë dhe ishte tejet atraktiv. “Duke punuar për librin e studiuesit francez dhe konsull në Janinë, ( 1869- 1875) m’u desh të studioja dhe versione të tjera të ngjashme ballkanike si dhe krijimin e poetit gjerman Gottfried August Bürger, Leonore. Madje, për shumë kohë, kjo legjendë mbahej si një krijim popullor gjermanik... duke hyrë në botën e vet legjendës, kupton se ashtu si dhe në përrallat e vjetra, ato kanë shtegtuar nga një popull në tjetrin, brenda sferës ballkanike, si kultura të përafërta, edhe pse origjinale, duke marrë nga krijimet e njëri- tjetrit. Megjithatë, një gjë duket e sigurt: kjo legjendë, ka si atdhe jo Perëndimin e as Lindjen e Largët apo të Afërt. Ajo ka si atdhe veçse Ballkanin!...” Pak e lodhshme të fusësh Ballkanin kudo, por e respektojm­ë idenë e tij.

Botuam një cikël poetik të Sokrat Paskalit, ardhur shumë kohë më parë, që shquhet për mënyrën sesi e trajton poezinë dhe një fi guracion të kënaqshëm. Redaktori shtoi diçka për ekspozitën e fundit të Maks Velos, realizuar te FAB, “Fshati primitiv ndriçohet nga meteorë” dhe shkroi se Maksit i buron natyrshëm drita dhe ajo përcillet ngado tashmë në telajon e vet. Abstragimi, ngjyrat dhe fantazia miksohen për të sjellë botën primitive në kohën tonë, por edhe përcillet një lloj ndriçimi i spikatur që është bërë i natyrshëm në krijimtari­në e fundit të këtij autori punëtor. Si në një karusel gjigand, personazhe­t përzihen me subjektet dhe na japin një botë që lulëzon prej vitesh në shpirtin e piktorit tonë, pjesë e përshfaqje­s së ideve artistike, gjeneruesi­t të debateve dhe jo vetëm... Redaktori beson se Maksi do të shprehë pakënaqësi­të e tij për shkrimin, por mbi të gjitha dhe largimin e redaktorit prej pak kohësh nga jeta kulturore.

Vetë redaktori shtoi një përkthim të një interviste të vjetër të Tomas Eliot, ku ai shprehet se: “Arrita të bëhem shumë prodhues nën infl uencën fi llimisht të Bodlerit dhe pastaj të Jules Laforgue, të cilin e kam zbuluar mendoj në vitet e rinisë sime në Harvard”...

Ndërkohë që në këtë numër erdhi dhe një shkrim i hershëm prej Viktor Koliqit, i titulluar Kur bie shi në Shkodër me sugjerimin e një mikut të tij, ndërsa plotësoi dhe kritikën e kolegut Çapaliku për një kopertinë të munguar libri ( në fakt e vendosur gabim), duke e botuar te Mea Culpa... Mund të themi se ishte numër relativish­t i paqtë dhe i mirë, por mund të ishte shumë më i qartë po të ishte më i mbledhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania