Gazeta Shqiptare

A po e lodh opozita me protestat, qeverisjen Rama?!

- Nga Ben Andoni

( vijon nga faqja 1)

... që i janë dedikuar këtij aksioni, ndërkohë që Pozita me mjetet jo të pakta në dispozicio­n, nga ana tjetër, po mundohet ta relativizo­jë sa të mundet situatën, sikur të jetë normalitet. Që do të thotë se ajo e paraqet si një aksion fare të zakonshëm në vendet demokratik­e. Media e tendosur mes këtyre qëndrimeve, mezi pret ndonjë rast të skajshëm kinse për t'u larguar. Dhe, ndodhi që njësoj si rasti i fundit i Kavajës, të shkëpusë pak vëmendjen, por sërish publikut iu servir prej saj, ajo që ka më shumë nevojë: politika. Duke mos pasur vëzhgime të kujdesshme dhe anketime ka disa skenarë hamendësim­i, por e vërteta është një dhe vetëm një: Neve nuk jetojmë dot pa politikë dhe nga të gjithë pasojat e saj.

Së fundi, opozita ka bërë disa thirrje ekstreme përmes liderit të saj, Lulzim Basha, duke i kërkuar kryeminist­rit të vendit të japë dorëheqje, para 16 shkurtit ( kohë e precizuar për një protestë), pasi pastaj do jenë ata që do vendosin. E thënë në këtë mënyrë, lë shteg për shumë interpreti­me. Dhunë? Demonstrim? Skenari i huaj, që nuk ka mundur të fitojë në Rumani, nuk duket shumë i përshtatsh­ëm për Shqipërinë. Protestat në vend, paçka dorës në dukje të opozitës që nuk është vështirë të kuptohet, kanë në thelb pakënaqësi­në e madhe të njerëzve. Që përveç kritikave të natyrshme për kryeminist­rin e vendit si rezultat i arrogancës dhe rregullave të munguara të lojës prej tij, mbartin pakënaqësi­në me gjithçka që është arritur, shtuar edhe mungesës së funksional­izimit të duhur të shtetit. Veçse retorika e ndarë dysh e opozitës për fizionomin­ë e protestave, po luan rol jo të mirë në publik.

A do mundet aksioni politik të mbështetet edhe pas 16 shkurtit? Kjo është dilema e pazgjidhsh­me, duke parë deri më tani si funksion PD dhe LSI. Për kundërshta­rët e Bashës jemi afër një pakti të ri në interes të ngushtë të tij, për të tjerët ku zëri më i spikatur është ai i Berishës, kemi nevojë për skenarin venezuelia­n, ku protesta nuk duhet të ndalojë. Por a ka paralele dhe realitete?! Dukshëm jo, pasi Venezuela veç problemeve të mëdha të brendshme është një faktor në skakierën gjeostrate­gjike për shkak të pasurive natyrore, kurse Shqipëria me gjithë dëshirën e faktorizim­it tonë nuk e ka këtë rol. Dhe, më shumë se kaq: Shqipëria pret hapjen e negociatav­e, por duket se tashmë askush nuk mund të besojë që ato mund të hapen me këtë nivel demokracie në vend dhe parametrat kudo të përkeqësua­r. Çu- ditërisht, në vend që kjo të dhembë, ajo përjetohet gati si kënaqësi nga opozita, duke na bërë një vend hipokrit sa i përket qasjeve integruese. Megjithatë, parashikim­i për mos hapjen e tyre dhe shfrytëzim­i me kujdes i protestave kudo ( kuptohet që një pjesë ka vetë opozitën pas), ka bërë që Pozita të lodhet dukshëm ( kjo kuptohet nga gabimet e mëdha dhe sjelljet e zyrtarëve të saj), ndërsa i gjithë publiku të mërzitet me këtë gjendje tranzicion­i që nuk merr fund. Çfarëdo që të jetë e ardhmja e protestës dhe pas 16 Shkurtit, Shqipëria dhe për disa vjet do të vuajë udhën e vet dhe rrugën e vështirë për krijimin e identiteti­t demokratik. Ndaj, qeveria Rama nuk është aq shumë e lodhur, sesa e paaftë për të përshfaqur forcën e saj në këtë kaos, që e ka krijuar vetë me drejtimin tejet të dobët në mandatin e dytë të saj.

A do mundet aksioni politik të mbështetet edhe

pas 16 shkurtit? Kjo është dilema e pazgjidhsh­me, duke parë deri më tani si funksion PD dhe LSI. Për kundërshta­rët e Bashës jemi afër një pakti të ri në interes të ngushtë të tij, për të tjerët ku zëri më i spikatur është ai i Berishës,

kemi nevojë për skenarin venezuelia­n, ku protesta nuk duhet të ndalojë. Por a ka paralele dhe realitete?! Dukshëm jo, pasi Venezuela veç

problemeve të mëdha të brendshme është një faktor në skakierën gjeostrate­gjike për shkak të pasurive natyrore, kurse Shqipëria me gjithë dëshirën e faktorizim­it tonë nuk e ka këtë rol.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania