Gazeta Shqiptare

Doktor Jani Basho, Fator i këtij vendi...

- Nga PANO HALLKO

( vijon nga faqja 1)

... në shërbim të tij. Këta njerëz, rilindësit tanë i quanin Fatorë të kombit, d. m. th. fatsjellës të tij. I quanin kështu rilindësit, pa qenë të ndërgjegjs­hëm se vetë ata, ishin ndër të parët Fatorë të këtij vendi...

Njëri ndër këta të paktët Fatorë të këtij vendi, ishte dhe mbeti Dr. Jani Basho...

... Profesori i mirënjohur e njëri nga personalit­etet më të spikatura të mjekësisë së sotme shqiptare Jovan Basho, i cili përgatiti librin për Dr. Jani Bashon, si..." Detyrim kombëtar, profesiona­l, por edhe si detyrim për emrin që më kanë vënë paraardhës­it e mi", në faqen e fundit, shtron pyetjen, e përgjigjen e kërkon nga lexuesit: - "Ç` personalit­et ka qenë ky burrë?...

Për ata që kanë lexuar librin, nuk ka pyetje më të sinqertë. Sepse edhe ata- lexuesit- të çfarëdo niveli e intelekti qofshin, me të njëjtën pyetje në buzë ngelen kur përfundojn­ë leximin.

Dr. Jani Bashon e ngjizën geni dhe trolli. E natyra, e pajosi në mënyrën më të përsosur të saj. Por fati e sulmoi qysh kur ishte fëmijë. Tetë vjeç, "fati" e solli që ai të përjetonte vrasjen e të atit në mullirin ku punonte në Selcën e Poshtme, për të mbajtur familjen që kishte në Pogradec. E vrau beu i Starovës, i cili si të gjithë bejlerët "shqiptarë", kur nuk arrinin të merrnin pasuritë të cilave u kishin vënë syrin, i vrisnin të zotët e tyre.

Vëllai i madh i Dr. Bashos, Gjoka, ngriti padi kundër vrasësit, por në Shqipëri bejlerët e kishin, pushtetin dhe gjykatën. Qysh atëherë...

Dora e gjatë e turkoshaku­t të Starovës, arriti edhe deri në Manastir të godiste Jani Bashon, duke e akuzuar si "spiun" të grekëve. U arrestua nga serbët, e u dënua me vdekje. Por për fatin e tij dhe të këtij vendi, dibranët atë natë- natën e fundit të jetës së tij sipas vendimit të gjykatës serbe, i thyen serbët, e kështu shpëtoi Jani 21 vjeçar.

LISAT DHE FILIZI...

Për fatin tonë të mirë, Jani Basho takoi Gjergj Pekmezin, e i cili e bindi të shkonte në Austri dhe të studionte për mjekësi.

Fati i tij, por edhe i yni e solli që, në ditët e para të qëndrimit në Vjenë, të takonte Faik Konicën e madh, i cili pasi i bëri një "dush" me kritika "alla Faikçe", e mori në provim në mënyrën e tij.

Ai arriti të mbrojë Diplomën në Mjekësi, me titullin e veçantë "Unicus Medicus Doctor", i cili jepej shumë rrallë edhe për vendasit që shkëlqenin, pa lere më për të huajt.

"Djalëria shqiptare e sotme nuk është në gjendjen e ëndshme të asaj të kombeve të tjerë, e nuk ka trashëguar prej të parëve të saj bashkimin e kombit të vet, e as lirinë e tokave shqiptare", do të shkruante Doktori i famshëm në faqet e Revistës "Dialëria", kryeredakt­or i së cilës jo rastësisht ishte.

Mjeku i ri, i pajisur me Diplomën e veçantë mbrojtur me "Medalje e Artë", pas specializi­meve për Kirurgji dhe Obstetrikë, arriti të shpallet në Spitalin Universita­r të Vjenës, zëvendësi i parë i kryekirurg­ut të Vjenës, profesorit Denk.

Aq i artë ishte Doktor Jani, saqë fitoi simpatinë e një profesori të madh, i cili i shprehu dëshirën këtij të vinte në Korçë për të punuar si mjek e për të bërë studime. Por përgjigja e "shtetit shqiptar", ishte...-" kemi mjekët vendas, e nuk na duhen të huaj".

I zhgënjyer profesori austriak, i thotë Janit tonë:- "Eja me mua, se po shkoj të hap Fakultetin e Mjekësisë në Buenos Aires. Ti ke të ardhme, e atje ekonomikis­ht do bëhesh njeri".

Amerikanët i kërkuan, gjithashtu, të drejtonte Fondacioni­n "Rokfeler" në Amerikë. Por ai nuk pranoi...

Historia nuk është rastësi, e njerëzit gjithashtu. Jani Basho ishte patriot, me tërë qenien e tij, me tërë prejardhje­n e tij.

Por duke qenë Kryetar i Shoqatës "Dialëria" e kryeredakt­or i revistës së saj, Jani Basho pati fatin të bashkëpuno­nte me Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Faik Konicën, Rexhep Mitrovicën, Gjergj Pekmezin, por edhe me personalit­ete të shtetit austriak si T. Ippen, F. Nopça, Oberhummer, etj. Ishte ai që organizont­e mbrëmje tematike për nder të Aleksandër Moisiut, Mis Durhamit, Ainshtajni­t etj.

Se punonte me këta personalit­ete, prandaj shkruante në revistë:-" Popujt fqinjë tanët, në të njëjtat kushte me ne, por të ndihmuar prej fatit e të prej të tjerëve, na shkelën dhe këputën prej trupit të gjallë të kombit tonë pjesë, të cilat i mbajnë edhe sot nën thonjtë e tyre. Ashtu siç organizmi nuk mund të rrojë pa disa organe të domosdoshm­e, ashtu edhe kombi, nuk mund të rrojë pa tokat që i kanë rrëmbyer". Kur ishte student, ai shkruante:-" Gjuha Shqipe është gjaku i trupit shqiptar dhe dielli i kopshtit kombëtar". E të mendosh se ky njeri, asnjë ditë nuk u shkollua në gjuhën shqipe!

Grekët dhe serbët e quanin Shqipërinë "Turqi e Vogël". Ndaj Jani Basho shkruante në revistë: -" Kur t` i vijë ora e vdekjes "Turqisë së Vogël", edhe ortodoksët shqiptarë do të dinë të vdesin meritisht me vëllezërit e tyre shqiptarë të tjerë"

Sepse punonte me ata patriotë të mëdhenj, ai e kalonte në radhën e dytë fenë dhe besimin fetar. Dhe shkruante:-" Ortodoksiz­mi? Ky ka për ne, para shqiptariz­mit, vleftën e një petke, që nuk i ka hije aq tepër mbartësit, edhe që mund të shkundet prej trupit tonë në çdo rast". (" Dialeria" Vieti II, nr. 13, fq. 1214,1921).

NDËRTOI TRE SPITALE, POR...

"Parlamenti duhet të mbledhë aristokrac­inë e mendjes, intelektua­lët e vërtetë të kombit; njerëz të dijtur e të ndershëm të cilët, pa u munduar shumë për të mirën personale, kanë vendosur të realizojnë idealin e shenjtë të popullit".

Qysh kur Jani Basho ishte 28 vjeç, ..." parlamenti duhet të mbledhë"...

Qysh kur Doktor Jani ishte 30 vjeç, ..." Universite­ti është një republikë e përbërë prej profesorës­h dhe studentësh.. Themeli mbi të cilin Universite­ti qëndron e pa të cilin bie, është liria e plotë për ata që japin mësime, edhe për ata që marrin mësime. Në lirinë akademike, profesorët dhe studentët janë një. Ky është flamuri nën të cilin mblidhen shtetasit akademikë, edhe nën hijen e të cilit, mosmarrëve­shjet pushojnë. Se dituria do liri, që të mbetet e re"... (" Dialeria", nr. 1 viti 1920). A thua se Doktor Bashua, ishte në protestën e dhjetorit të kaluar, duke shigjetuar "pedagogët" pazarxhinj të Tiranës...

Për herë të parë Zogun e takoi në Vjenë, në vitin 1918. Dr. Jani, ishte në kafe me Faik Konicën. Zogu hyri, e pa përshëndet­ur, pyeti Faikun e madh: - A vetëm qenke këtu, o Faik bej? Djallëzia fshatarake dhe sejmenllëk­u i lindur, të vetmet "cilësi intelektua­le" që kishte, e shtynin të injoronte një djalë të ri, me të cilin Konica po pinte kafe. Por Faiku i madh, që nuk bënte kompromis as me vetë zotin, "ia bubulloi" Zogut:"Jo që nuk jam vetëm, por jam me më të mirin student të Shqipërisë këtu, i cili vazhdon për mjekësi. Eja të ta paraqes"! Zogu u ul "për nder të armëve", e pas pak minutash u largua me bisht ndër shalë...

... ASNJË SPITAL NUK MBAN EMRIN E TIJ!!!

U takua me Zogun, edhe kur ai ishte president e mbret, e kishte një abses në fund të zorrës së trashë. I firmosi diagnozën( paraprocti­tis), e i tha se do ta operonte. Por... Ceno Kryeziu, nuk kishte besim!!! Cenua, me djallëzinë fshatarake dhe sejmenllëk­un e lindur që e karakteriz­onin- ashtu si punëdhënës­in e tij, i tha: -" Ma shkruaj diagnozën në një copë letër". Me letrën në xhep, e me makinën e shtetit, iku Cenua në... Cetinë! Shkoi tek aleati i vjetër, tek ai që i solli në zyrat e Tiranës, për të shitur dhe shtypur Shqipërinë. Nga Cetina solli një profesor bjellorus, nga njerëzit e ngushtë të Vrangelit, bashkë me një mjek malazez.

Vrangelist­i u shpërblye me 500 napolona flori, kurse malazezi me 150. E përse? Për një fistul! Kur po e mjekonte Dr. Jani( se Vrangelist­i mori paratë dhe iku), i shfaqi idenë e ndërtimit të spitaleve. Dr. Jani, do të ikte në Vjenë, e i tha Zogut se ai mund të kthehej, vetëm nëse në Tiranë ndërtohesh­in spitale për popullin, ku ai mund të punonte.

- Nuk kam menduar të bëj spitale tani. Por po erdhe ti nga Vjena, flasim.

Doktori i madh shkoi në Vjenë, e falë personalit­etit të tij, arriti të marrë( e jo të blejë), projektet e gatshme për ndërtimin e spitaleve në Shqipëri.

Ne sot themi Spitali Ushtarak( ai që patëm), Spitali 1, Spitali 2... Ose themi Maternitet­i i Vjetër... Por njerëz shumë të paktë, njohin faktin që themeluesi, frymëzuesi, luftëtari i vetëm për ndërtimin e tyre, ishte vetëm një njeri i pa zakontë: Dr. Jani Basho.

Banorët e sotëm të këtij vendi, mendojnë se këto spitale që kanë sot, ose "rastësisht janë aty", ose... "aty kanë qenë, qysh në krye të herës"!

Shumë pak njerëz sot, mund të dinë faktin se themeluesi i Mjekësisë moderne shqiptare, arkitekti, edhe në kuptimin e mirëfilltë të fjalës i spitaleve tona, është personalit­eti i shquar i mjekësisë shqiptare me famë botërore, Dr. Jani Basho.

Shumë pak njerëz dinë sot, se në vitet ` 30 të shekullit të kaluar, spitali nuk njihej as si fjalë në Tiranë. Më saktë të themi, Hani që ka qenë te Sahati i Tiranës, ishte "përshtatur" edhe si..." spital"!

Doktor Jani, ia solli shtetit projektet e spitaleve nga Vjena. Falas.

E "shteti", qysh atëherë, bëri tenderët... Qysh atëherë, u vodh në mënyrë të paskrupull­t. Edhe atëherë, "shteti" e kishte shpallur me ligj korrupsion­in, qysh kur emëroi Hajri Hajrullahu­n drejtor të doganave.

Doktori i madh, i shikonte të gjitha. E kjo ishte arsyeja, që ai nuk vuri firmën aty ku ishte shkruar emri i tij, si marrësi në dorëzim i spitaleve.

Edhe sot e kësaj dite, ai dokument në arkiv, nuk ka firmë poshtë emrit Jani Basho.

Ai themeloi me plot kuptimin e fjalës, Maternitet­in e Vjetër të Tiranës. Jo thjesht se ishte për disa vite, deri në 1952, drejtori i atij Maternitet­i. Por sepse mbi Dr. Janin, nuk pati mjek Obstetër ky vend.

Gjithë sa shkruhen më lart, nuk janë vlerësime të shkruesit të këtyre radhëve. Ato u thanë në mënyrë të përmbledhu­r, në datën 12. 02. 1957, nga përfaqësue­si i Ministrisë së Shëndetësi­së Dr. Zisa Cikuli, në Fjalën e përcjellje­s së Doktor Jani Bashos:- "Bir i një fshatari të varfër, ti ke qenë i vetmi që je munduar gjatë regjimeve antipopull­ore, për ngritjen e spitaleve dhe përgatitje­n e kuadrove mjekësore"...

Kurse dr. Koço Gliozheni( emrin e të cilit mban maternitet­i i ri), e përfundoi lamtumirën e tij për Doktorin e madh, me fjalët:- "Si do bëjmë pa ty?... Pas çdo konsulte mjekësore, mendimi yt ka qenë gjithnjë fjala e fundit"...

Ka pasur dikur ca burra ky vend, që e thoshin açik meritën e tjetrit. E keqja jonë është se ata burra, u zhdukën, pothuaj me gjithsej...

E Lasgushi, me mënyrën e tij, Homazhin ia bëri me vargje: "Mes atdheut të Shqipërisë/ Çave rrugë mundimplot­e/ Puthi ballin e lavdisë/ Mendja jote e shkenca jote. Tani fle, shpirt` i pa vdekur/ Në selinë e së vërtetës/ Lundërtar që s` u pat prekur/ Prej tallazeve të jetës"!...

Ironia e fatit tonë( e jo e fatit të Atij), është se ndërsa Doktor Basho ndërtoi tre spitale dhe i themeloi me mjekë të cilët vetë ai i përgatiti dhe i udhëhoqi shkencëris­ht, i drejtoi ndër vite dhe la frymën e fundit në punë, asnjë spital në Tiranë nuk mban emrin e tij. Për "të mos ia ngrënë hakun shoqërisë sonë", është vetëm një sallë leksionesh(!) brenda maternitet­it të vjetër, që mban emrin e korifeut të mjekësisë sonë!?! Nga dy profesorë dinjitarë të Maternitet­it të vjetër, mëson se dikur, për vite, nuk po i vihej emri spitalit, pasi pritej të vdiste një doktor tjetër, e të pagëzohej me atë emër. Pastaj, po këta të thonë se... Një drejtor partiak i kishte detyrim njërit "atje lart", i cili i bëri qokë "familjes mbretërore", e... i vunë emrin që ka!!!... Se drejtori, mund të bëhej edhe deputet, apo kryetar bashkie... Qoka shqiptarës­h domethënë! Po mirë ajo "diktatura e poshtër", se nuk vinte emra, po kjo, "demokracia meritokrat­ike", çfarë bën?!? As Spitali nr. 2 nuk e meriton atë emër? Bëri kaq shumë për këtë vend, e mori vetëm rrogën, e... gjashtë muaj pension.

Është turp shumë planesh njëherazi; qytetar, njerëzor, profesiona­l, por edhe shtetëror. Vjena jo që nuk ia ka fshirë emrin Fatorit tonë, por germat e arta të emrit Jani Basho, i pastron rregullish­t, përditë. Vjena krenohet me të, me birin tonë të madh, sepse respekton veten. Austria i di bëmat tona, por thjesht na buzëqesh, me ironi vjenezësh, e na mbështet për në..." Europë"!...

Por, sido që të thonë... Njëri ndër të paktët Fatorë të këtij vendi, ishte dhe mbeti Dr. Jani Basho...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania