Gazeta Shqiptare

Videoskand­ali, polici Bajrakurta­j mohon akuzat në gjyq: Nuk di ta përdor celularin

Reagon vëllai i 53- vjeçarit: Është i pafajshëm, 300 burra jemi mbyllur brenda nga turpi Lihet 30 ditë në burg inspektori i Gruemirës, Gjykata e Shkodrës shpall moskompete­ncën për çështjen

-

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka shpal lur moskompete­ncën për çështjen e inspektori­t të Gruemirës, Berhan Bajrakurta­j, i cili dyshohet për ngacmimin seksual ndaj një të miture. Çështja në ngarkim të 53vjeçarit i është kaluar gjykatës për të mitur, duke qenë se denoncimi lidhet me të mitur. Në seancën e djeshme gjyqësore që u zhvillua me dyer të mbyllura, inspektori i Policimit në Komunitet, Bajrakurta­j është mbrojtur nga avokati i tij, Xhelal Bajraktari, i cili ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar lirimin. Nga ana tjetër, prokurori i çështjes, Vat Staka ka kërkuar masën e sigurisë "Arrest me burg" me afat 30 ditë, deri në kryerjen e aktekspert­imit të telefonit të efektivit të policit, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata. Mësohet se vetë Berhan Bajrakurta­j ka mohuar në gjyq se ka ngacmuar një të mitur. Ai ka thënë se celularin e ka pasur në servis dhe se nuk di ta përdor mirë. "Nuk kam ngacmuar asnjë të mitur. Kam qenë në shtëpinë time. Nuk e di se si ka dalë video. Para pak kohësh e kam çuar celularin në servis dhe më pas e kam pasur me kod. Unë nuk di ta përdor mirë celularin. Nuk kam ngacmuar asnjë person dhe s'e kam idenë si është shpërndarë video", ka thënë polici. Avokati i të pandehurit, Xhelal Kraja kërkoi të cilësohet ndalimi i paligjshëm dhe lirimin për shkak se sipas tij s'ka vepër penale. Ndërkaq, ka reaguar për mediat vëllai i efektivit të policisë, Afrim Bajrakurta­j. Ky i fundit mohoi se vëllai i tij kishte ngacmuar një të mitur, ndërsa u shpreh se çdo gjë është e stisur dhe e montuar. Afrim Bajrakurta­j akuzoi mediat për manipulim dhe tha se kjo është bërë për ta dëmtuar.

Çfarë ka ndodhur me vëllain tuaj?

Me të miturën nuk ka punë, në pastë punë ai, nuk është vëllai ynë. Nuk është vëllai ynë po pat punë me të mitur. Por nuk ka, ato janë rrena të tana, skenarë tuajët, të mediave.

Pra, ju mendoni se videoja është e stisur?

Videoja është e bërë, e manipuluar nga mediat, nga ju.

Kush mendoni se e ka bërë atë video?

Ndonjë dashamirës si puna juaj, si ju, se nuk keni drejtësi kurrkund. Si arrestohet njeriu pa fakte, pa prova, pa kurrgjë. Ju sheh Zoti të tanëve.

Gjithçka është e qëllim-

shme sipas jush?

Është e çuditshme, ne na ka rënë bombë. Ne s'kemi dalë jashtë, tash tri ditë. Jena 300 meshkuj që na vjen marre me dalë dhe në rrugë të madhe.

Mund ta kenë bërë me qëllim për ta dëmtuar?

E kanë bërë me qëllim për ta dëmtuar, nuk e dimë se si u bë. Ne nuk i kemi gjë kujt borxh. Unë dal hapur, nëse vëllai ynë e ka bërë prapë atë punë mos e nxjerrtë kryet, s'na duhet ne gjë më. Por nuk e ka bërë, është manipulim mediash. Ta hiqni videon se keni përgjegjës­i. U njefsha të mirën!

AKUZAT E VËLLAIT TË POLICIT

Ditën e djeshme reagoi për mediat vëllai i efektivit të policisë, Afrim Bajrakurta­j. Ai mohoi se vëllai i tij kishte ngacmuar një të mitur, ndërsa u shpreh se çdo gjë është e stisur dhe e montuar. Afrim Bajrakurta­j akuzoi mediat për manipulim dhe tha se kjo është bërë për ta dëmtuar. "Me të miturën nuk ka punë, në pastë punë ai, nuk është vëllai ynë. Nuk është vëllai ynë po pat punë me të mitur. Por nuk ka, ato janë rrena të tana, skenarë tuajët, të mediave. Videoja është e bërë, e manipuluar nga mediat, nga ju. Ta hiqni videon se keni përgjegjës­i. U njefsha të mirën!", deklaroi vëllai i inspektori­t të policisë.

HETIMET

Zyrtarë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nga Tirana kanë marrë në pyetje efektivin Bajrakurti, i cili ka mohuar t'i ketë dërguar video me përmbajtje seksuale vajzës së mitur. Por pavarësish­t këtij pretendimi, Policia e Shtetit dhe prokuroria e Shkodrës kanë nisur hetimet. Efektivi i Policisë së Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurti rezulton të jetë përjashtua­r nga policia në vitin 2008. Gjatë kësaj kohe, ai ka punuar si fatorino në autobusin e linjës Shkodër- Koplik.

 ??  ?? Efektivi i policisë, Berhan Bajrakurta­j
Efektivi i policisë, Berhan Bajrakurta­j
 ??  ?? Vëllai i policit, Afrim Bajrakutaj duke folur për GSH- në
Vëllai i policit, Afrim Bajrakutaj duke folur për GSH- në
 ??  ?? Jaeld Çela
Jaeld Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania