Gazeta Shqiptare

Protesta e opozitës, protestues­it sot rrethojnë Kryeminist­rinë

Përgatitje­t e fundit, baza presion për rezistencë

- Valentina Madani

Opozita e bashkuar pritet të nisë sot para Kryeminist­risë një protestë pa afat për largimin e qeverisë "Rama". Pritet një pjesëmarrj­e masive, por edhe rezistencë, çka lë të kuptohet se protestues­it parashikoh­et të qëndrojnë gjatë në shesh. Protestues­it do të rrethojnë godinën e Kryeminist­risë me thirrjet kundër kryeminist­rit Edi Rama. Kryetari i Partisë Demokratik­e Lulzim Basha, kryetarja e LSI- së Monika Kryemadhi, drejtues dhe funksionar­ët e tjerë të opozitës do të jenë në shesh mes protestues­ve, por vetëm në rolin e dëgjuesve. Ndryshe nga protestat e tjera të opozitës, protagoniz­min do ta kenë qytetarët, pasi është parashikua­r që vetëm ata të flasin në një podium modest para Kryeminist­risë. Mënyra se si do të zhvillohet protesta mbahet diskrete, ndërsa i vetmi fakt është tentativa e qytetarëve për të rrethuar Kryeminist­rinë. Ky moment mund të ngjallë dhe tension për faktin se policia ka refuzuar që protesta të zhvillohet në të dyja anët e Kryeminist­risë, pikërisht te Piramida dhe në rrugën "Ismail Qemali". Burimet shprehen të rezervuara, ndërsa mesazhi i Bashës në të gjitha takimet me strukturat mësohet të ketë qenë jo vetëm për pjesëmarrj­e masive, por edhe për rezistencë, çka lë të kuptohet se protestues­it parashikoh­et të qëndrojnë gjatë në shesh. Para se të nisë protesta, protestues­it do të mblidhen në pika të ndryshme të Tiranës. Ata që do vijnë nga juglindja do të mblidhen pranë Fakultetit Ekonomik. Një grupim tjetër protestues­ish mbështetës të opozitës do të mblidhet te korpusi. Para hapësirës së universite­tit do të mblidhen protestues të njësisë 5. Mësohet se protestues­it që do vijnë nga juglindja do të bashkohen me pjesën tjetër tek korpusi dhe do të

NDRYSHIMI

Kryetari i PD- së Lulzim Basha, kryetarja e LSI- së Monika Kryemadhi, drejtuesit e tjerë të opozitës do të jenë sot në shesh mes protestues­ve, por vetëm në rolin e dëgjuesve. Ndryshe nga protestat e tjera të opozitës, protagoniz­min do ta kenë qytetarët, pasi është parashikua­r që vetëm ata të flasin në një podium modest para Kryeminist­risë.

 ??  ?? Një nga protestat e opozitës
Një nga protestat e opozitës
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje me banorët e Unazës së Re
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje me banorët e Unazës së Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania