Gazeta Shqiptare

PS, takim sot në Vlorë në "Sheshin e Flamurit", ja çfarë do të ndodhë

Rama: S'është miting o mavri me bojë, por dialogu qytetar "Bashkia që duam" Takimi do të nisë 30 minuta para protestës

-

Gjatë ditës së sotme nuk do të tubohet vetëm në Tiranë, por edhe në Vlorë. Ndërsa në Tiranë do të mbahet protesta e paralajmër­uar e opozitës, thuajse në të njëjtën orë mazhoranca do të zhvillojë një takim në Vlorë, ku do të mbledhë mbështetës­it e vet. Vetë opozita e ka konsiderua­r këtë si një antimiting të organizuar nga qeveria për të t'u treguar shqiptarëv­e forcën e numrave, ndërsa vetë kryeminist­ri Edi Rama hodhi poshtë që ky të ishte një antimiting. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ai ndërsa ironizoi opozitën deklaratat e bëra, theksoi se takimi i sotëm i Vlorës është vetëm vijimi i dialogut që ai ka vendosur të zhvilloi me qytetarët në kuadër edhe të taktikës elektorale në funksion të zgjedhjeve të ardhshme vendore. Ai bëri të ditur se do të jetë atje për të takuar qytetarët, në kuadër të turit të dialogut "Bashkia që duam". "Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër. Presion i madh për t'i sjellë njerëzit në miting thonë. S'është miting o mavri me bojë, po dialogu qytetar ' Bashkia që duam', prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë hesapi dhe s'kemi ku ulim njerëzit", - shkroi Rama. Ashtu siç bën të ditur vetë kryeminist­ri në statusin e tij, bëhet fjalë për një takim që ndryshe nga të gjithë takimet e tjera që ka zhvilluar këto ditë në qytete të ndryshme si në Korçë, Lezhë apo Rrëshen, të cilat janë mbajtur në ambiente të mbyllura, sot mazhoranca këtë takim do ta mbajë në një ambient të hapur. Dhe mbi të gjitha, në një shesh simbol për shqiptarët, "Sheshin e Flamurit". Burime nga qeveria kanë bërë të ditur se takimi do të nisë rreth orës 10 e 30 dhe të pranishmit do të qëndrojnë të ulur në karrige të vendosura në mënyrë rrethore në të gjithë sheshin. Një mënyrë kjo për t'i ulur të pranishmit sipas një plani dhe për të përcjellë mesazhin e shumë pjesëmarrë­sve. Për këtë qëllim, thuajse e gjithë qeveria prej ditës së djeshme ka zbritur në Vlorë, teksa ministrat kanë nisur takimet sipas sektorëve që mbulojnë. Rama në këtë takim do jetë i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Vlorës,

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, gjatë takimit me pedagogët, dje në Vlorë
Kryeminist­ri Edi Rama, gjatë takimit me pedagogët, dje në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania