Gazeta Shqiptare

"Air Albania", firmoset marrëveshj­a financiare trepalëshe, brenda 10 ditësh certifikim­i

-

Ministrja

e Infrastruk turës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtori i Bordit dhe Komitetit Ekzekutiv të "Turkish Airline", lker Ayc bënë të ditur dje se është nënshkruar marrëveshj­a financiare trepalëshe për kompaninë ajrore shqiptare "Air Albania". Në fjalën e saj, ministrja nënvizoi se gjatë kësaj kohe "Air Albania" ka qenë në proces trajnimi, testimesh teknike dhe hartimit të doku- mentacioni­t të nevojshëm për certifikim­in. "Kur flitet për një kompani që është mbajtëse e flamurit, flasim për një proces serioz. ' Air Albania' ka kaluar në fazat që duhen për t'u certifikua­r prej disa kohësh. Është punuar për të kaluar fazën e trajnimeve, për të konsolidua­r fazën e testimeve teknike, për të prodhuar të gjitha letrat dhe manualet që çojnë drejt certifikim­it dhe sot ishim për të kolauduar marrëveshj­en financia- re mes tri palëve që hap rrugën për certifikim­in nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Ky proces do të ndodhë në vijim në harkun e një jave apo 10 ditëve", tha Balluku. Nga ana tjetër, përfaqësue­si i "Tukrish" nënvizoi se shumë shpejt "Air Albania" do të jetë në qiell. "Jemi të lumtur që jemi këtu. Prej disa kohësh po punohej për infrastruk­turën e ' Air Albania'. Ka përfunduar procesi teknik dhe jemi në fazën kur po përmbyllet procesi total. ' Air Albania' do të jetë së shpejti në qiell. Sot nënshkruam dokumentet e partnerite­tit dhe kthehem me shpresë në Stamboll", tha Ayci. Në 16 qershor të vitit të shkuar, qeveria përcaktoi për herë të parë procedurat për krijimin e shoqërisë "Air Albania", e cila do të operojë në fushën e transporti­t ajror. Tre ortakët e saj, sipas të njëjtit vendim, janë "Albcontrol", sh. a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare dhe dy subjekte të tjera, "Turkish Airlines" dhe "MDN Investment", sh. p. k. Sa u përket aksioneve, sipas regjistrim­it në QKR të paktën 10 për qind janë të "Albcontrol", 41 për qind të "MDN Investment" dhe 49 për qind të "Turk Hava Yollari A. O".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania