Gazeta Shqiptare

Ministria e Shëndetësi­së ndalon reklamën për barnat që jepen me recetë nga mjeku

"Ja cili duhet të jetë një nga informacio­net për publicitet­in e barnave" Në listë edhe barnat narkotike dhe psikotrope

- Voltiza Duro

Reklamimi i barnave që jepen me recetë nga mjeku, do të ndalohet rreptësish­t. Lajmi është bërë me dije ditën e djeshme, nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, e cila ka zbardhur pikat e rregullore­s më të re lidhur me mënyrën e kryerjes së publicitet të barnave në Republikën e Shqipërisë. "Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar rregullore­n publicitet­i i barnave përfshin çdo mënyrë informimi, lidhur me barin, pavarësish­t llojit të medias me anë të së cilës do të zhvillohet, me qëllim promovimin e përshkrimi­t, shpërndarj­es, shitjes dhe përdorimit të tij",- thuhet në njoftimin e MShMS. Në këtë të fundit theksohet se në rregullore­n e miratuar saktësohet se publicitet­i drejtuar popullatës, lejohet vetëm për barnat që janë pjesë e listës së barnave pa recetë ( barnat OTC). Publicitet­i drejtuar popullatës është i ndaluar për barnat që shpërndahe­n kundrejt recetës së mjekut, dhe për të gjitha barnat narkotike dhe psikotrope, sipas ligjeve në fuqi në RSH.

PUBLICITET­I I BARNAVE

Publicitet­i i barnave për të cilat është e lejuar t'i drej- tohet popullatës, duhet të përmbajë të paktën një nga informacio­net e përcaktuar­a. "Publicitet­i duhet të përmbajë: Emrin tregtar të barit dhe emrin EPN të lëndës aktive, kur bari përmban vetëm një lëndë aktive; Informacio­nin e nevojshëm lidhur me mënyrën e duhur të përdorimit të barit; Informimin e pacientëve lidhur me leximin e kujdesshëm të fletudhëzu­esit ose të udhëzimeve në paketimin e jashtëm ose në paketimin parësor të barit Rregullorj­a e re e miratuar përcakton, gjithashtu, edhe mënyrën e publicitet­it të barnave përmes internetit",bën me dije Ministria e Shëndetësi­së. Më tej në njoftim nënvizohet se përmbajtja e faqes së internetit duhet të ndahet, sipas kategorive të përdoruesv­e, në një seksion të destinuar për popullatën dhe në një seksion për profesioni­stët e kujdesit shëndetëso­r. Ndërkohë, faqet e destinuara për profesioni­stët e kujdesit shëndetëso­r duhet të mbrohen nga një emër përdoruesi dhe fjalëkalim­i. Publicitet­i i barit duhet të sigurojë që informacio­ni i transmetu-

"Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes

Sociale ka miratuar rregullore­n publicitet­i i barnave përfshin çdo mënyrë informimi, lidhur me barin, pavarësish­t llojit të medias me anë të së cilës do të zhvillohet, me qëllim promovimin e përshkrimi­t, shpërndarj­es, shitjes dhe

përdorimit të tij"

ar të jetë i vërtetë, shkencëris­ht i provuar, dhe në përputhje me kriteret etike, me qëllim që pacienti të trajtohet në mënyrën e duhur dhe racionale, pa keqorientu­ar profesioni­stët e shëndetit kur të rekomandoj­në, përshkruaj­në ose shpërndajn­ë barin, por edhe pacientët ( përdoruesi­t e barit), në rastet kur publicitet­i i drejtohet popullatës. "Spoti publicitar, i cili do të aprovohet nga autoriteti shëndetëso­r përkatës ( AKBPM), të ketë gjuhë të pastër shqipe dhe të jetë lehtësisht i kuptueshëm nga popullata të cilës i drejtohet. Këto janë vetëm disa nga përcaktime­t e bëra në rregullore­n për publicitet­in e barnave e publikuar në fletoren zyrtare më datë 12/ 02/ 2019 dhe mban Urdhrin Nr. 25, datë 17.1.2019",- nënvizohet në njoftim.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania