Gazeta Shqiptare

Pa punë, pa kursime, pa shpresa, gati për mërgim

- "Zëri i Amerikës"

( vijon nga faqja 1)

... dhe besimit të ulët te politika.

Sondazhi me 5600 veta në 18 qytete të mëdha të vendit zbuloi se qytetarët ankohen për varfërinë ekonomike, ndaj shprehin gatishmëri­në për emigrim, sepse nuk kanë besim te një e ardhme më e mirë.

Qendra për Qeverisje të Mirë i kryen këto sondazhe prej disa vjetësh me mbështetje­n e fondacioni­t gjerman "Konrad Adenauer", për të matur perceptimi­n e opinionit publik mbi qeverisjen dhe nivelin e demokracis­ë në vend. Shqetësimi kryesor i qytetarëve të intervistu­ar nga 20- 45 vjeç është papunësia dhe sidomos mungesa e perspektiv­ës për të gjetur një vend pune.

Gjatë vitit të kaluar të anketuar dy herë në qershor dhe në dhjetor, afro 60 për qind e qytetarëve pohuan se gjendja ekonomike është më keq se një vit më parë, afro 30 për qind se ekonomia ishte njëlloj si më parë dhe vetëm afro 10 për qind thanë se ekonomia është më mirë.

Sondazhi gjeti se papunësia dhe moszhvilli­mi ekonomik ndikuan te niveli i përgjithsh­ëm i të ardhurave familjare.

Rënia e të ardhurave bëri që 58% e qytetarëve nuk arritën të kursejnë asgjë dhe paguan vetëm detyrimet kryesore dhe ushqimet e përditshme.

Gjysmën e dytë të vitit, sondazhi zbuloi një rritje të borxheve ose kredive, në pamundësi për të plotësuar nevojat bazike.

Sipas studimit, perceptimi i përgjithsh­ëm i opinionit publik është se kemi një rritje të korrupsion­it dhe mungesë serioze të luftës kundër tij.

Të pyetur në qershorin e kaluar 2018, se a po luftohej korrup- sioni në nivelet e larta, më shumë se gjysma e qytetarëve ( 50.77 %) thanë "jo", 18.14 % thanë "po" dhe 31.09%, thanë se lufta kundër korrupsion­it është "vetëm propagandë".

Emigracion­i vazhdon të mbetet një plagë serioze, sidomos në moshat 18- 45 vjeç. Në dhjetorin e kaluar 44% e të rinjve pohuan se kanë aplikuar për emigrim, ndër- sa rreth 20 për qind thanë se kishin në plan të aplikonin.

Pra, mbi 60% e popullsisë së re në moshë kërkon të largohet. Edhe në sondazhin e vitit 2017, për pyetjen "a e shihni emigrimin si rrugëzgjid­hje për problemet tuaja?" afro 67% e qytetarëve thanë "po", kundrejt 33% që thanë "jo".

Mbështetje­n më të madhe e ka marrë pyetja nëse duhej bërë një veting në radhët e politikës. Afro 94.52% e qytetarëve thanë "po", se duhej një veting në politikë, ashtu siç po bëhet për gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa vetëm 5.48% thanë "jo".

Ky tregues, thanë autorët e studimit, dëshmon për pritshmëri­të e qytetarëve nga drejtësia e munguar si dhe një apel që pandëshkue­shmëria të marrë fund.

Sipas tyre, kjo shifër e lartë tregon se "ka një koalicion të gjerë të qytetarëve, pavarësish­t bindjeve politike, që të bëhet një pastrim i politikës nga persona që kanë lidhje me krimin, korrupsion­in, abuzimin me ligjin dhe fondet publike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania