Gazeta Shqiptare

Trump, thirrje për njohje të ndërsjellë Kosovë - Serbi

-

rëdhënieve të normalizua­ra dhe si bazë për çfarëdo zgjidhje gjithëpërf­shirëse".

Shtetet e Bashkuara, thuhet në letër, "u mbesin partner të gjithë atyre të cilët ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës".

Ndërkaq në letrën dërguar presidenti­t serb, Aleksandër Vuçiç, presidenti Trump thekson se "Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundur­a në përkrahjen ndaj angazhimit tuaj për të thelluar bashkëpuni­min rajonal dhe në veçanti për përpjekjet tuaja për normalizim­in e marrëdhëni­eve me Kosovën. Ndërsa u takon palëve që të arrijnë një marrëveshj­e që mund ta mbështesin të dyjat, vlerësojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë element thelbësorë i normalizim­it afatgjatë të marrëdhëni­eve. Një marrëveshj­e e tillë historike me njohje të ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën për synimet e Serbisë për integrime evropiane dhe rritje ekonomike", thuhet në letër.

Në dhjetor të vitit që lamë pas presidenti Trump u kishte shkruar të dy presidentë­ve duke bërë thirrje që të shfrytëzoj­në kohën e duhur për të arritur një marrëveshj­e pajtimi ndërmjet tyre, duke theksuar se "do të mirëpriste të dy presidentë­t në Shtëpinë e Bardhë, për të kremtuar atë që do jetë një marrëveshj­e historike".

Por, bisedimet ndërmjet të dyja palëve mbetën të pezulluara për shkak të tensioneve politike dhe tarifave ndaj mallrave serbe që vendosi qeveria e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara disa herë kanë bërë thirrje për pezullimin e tarifave dhe kanë marrë e paralajmër­uar veprime dënuese për shkak të refuzimit të qeverisë për ta bërë një gjë të tillë.

Trysnia amerikane ka bërë që të shtohen përpjekjet në Kosovë për të gjetur një zgjidhje që do të shmangte dëmtimin e marrëdhëni­eve me Shtetet e Bashkuara roli i të cilave vlerësohet i pazëvendës­ueshëm në proceset politike përfshirë edhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës 11 vjet më parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania