Gazeta Shqiptare

Trajneri i Kukësit, justifikim­i i Cungut: Ishte ditë tersi

-

Armando

Cungu e sheh veten në momentin më të sikleshëm që kur ka mbërritur te Kukësi. Investimet e mëdha të presidenti­t Gjici nuk po materializ­ohen në pikë dhe Kukësi jo vetëm që ka humbur shumë terren ndaj Partizanit të vendit të parë, por tashmë ka humbur dhe vendin e dytë, të cilin ia ka marrë Teuta. Ndërkohë, pas humbjes, Cungu për "Supersport" u shpreh:

Në avantazh, pastaj vuajtët presionin…

Djemtë bënë një lojë të mirë, ishim në ekuilibër, edhe cinikë. Kaluam në avantazh. Në të dytën e dinim që do ishim në avantazh, por ishim brenda detyrave. Patëm rastin për ta mbyllur ndeshjen me Rrocën, por nuk e bëri. Toleruam në mesin e fushës, duke bërë disa faulle të rrezikshme. Kishim Dzarian me temperatur­ë, edhe Limaj i dëmtuar në kavilje. Edhe me Tiranën shpërdorua­m, por i tillë është futbolli. Kukësi i ka fuqitë për të ecur para, për të bërë kampionati­n e vet.

Distanca me Partizanin…

Gjithçka mund të ndodhë, kemi qenë edhe më larg dhe kemi ngushtuar diferencat. Kukësi ka bërë një kampionat të mirë dhe kemi bërë ndeshje të mira.

Mesfusha nuk kishte rrezik në sulm. Nuk rikuperuat si duhet. Nuk bëtë presion te Teuta…

Mesfushorë­t nuk ishin në gjendjen e tyre më të mirë. I sakrifikua­m deri në një moment dhe isha gati të ndryshoja vendosjen në 20 minutat e fundit. Por, u ndëshkuam dhe nuk kisha më pse të ruaja rezultatin. Durrësi ka potencial në mesin e fushës dhe i druhesha. Ajo ndodhi. Ishte një ditë e tersët për ne.

Kukësi bëri pak për fitoren…

Kemi bërë ndeshje të mira në dy fazat e para. Tani kanë ardhur shumë lojtarë. Në dy ndeshjet e fundit kemi pasur raste, por nuk i kemi mbyllur ndeshjet.

Rexhinaldo jua shpërbleu. Pse e futët në formacion?

E futa sepse isha i bindur që ka gjendje të mirë dhe do të na ndihmonte. Gjë që më dha të drejtë, e thjeshtë. Po të luanim me 2 sulmues, e kemi provuar, nuk kemi stacione për të nxjerrë topin në sulm. Kjo nuk është në favorin tonë, e provuam edhe me Tiranën. Besoj se më dha të drejtë kjo zgjedhje, por ndeshja nuk i ngjan ndeshjes. Do luaj siç më duket mua më mirë, jo si i pëlqen ndokujt tjetër.

14 ndeshje për t'u luajtur, 2 ndeshje me Partizanin. E ke krijuar bindjen se me cilin modul i merrni më të mirën ekipit?

Ekipi kishte një modul të mirë në fazën e dytë, kur për 67 ndeshje nuk pësuam asnjë gol dhe bëmë 5 fitore e një barazim. Ngushtuam diferencën me Partizanin. Me ardhjet e reja menduam të bëjmë një zgjidhje tjetër për t'u dhënë mundësi edhe atyre. E bëmë me Tiranën, edhe në dy ndeshjet e Kupës, edhe sot. Sot më pëlqeu ekipi, por pretendojm­ë më tepër. Lojtarët që kanë ardhur duhet të rriten më shumë. Duan kohën e tyre, nuk mund të themi që nuk vlen Shkurtaj apo Rroca. Nuk mund t'i kërkojmë maksimumin që tani.

Katër penallti, keni humbur 2. Keni një peng që ia besuat Uilliam?

S'kam asnjë peng. As me Rexhinaldo­n, as me Uilliam. Ata kanë gjuajtur sistematik­isht. Të dy i bëjnë shpesh edhe në stërvitje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania