Gazeta Shqiptare

Kisha e Shën Kollit në Manastirin e Mesopotami­t falsifikim­e, zhdukje e fshehje fazash historike dhe plagjiatur­ë

- NGA DR. ARKITEKT- RESTAURATO­R, RESHAT GEGA

Një gjoja restaurim, pompoz e në shkelje totale të proce durave ligjore e të etikës profesiona­le u realizua nxitimthi e në konspiraci­on në njërin nga monumentet më të shkëlqyer të arkitektur­ës bizantine botërore, sikundër është Kisha e Shën Kollit në Manastirin e Mesopotami­t.

Duke lënë mënjanë pjesën kriminale të praktikës në zhvillimin e Prokurimit Publik për këtë monument, ku e tërë procedura u realizua me ndryshimin, fshehjen dhe fallsifiki­min e të dhënave, kombinuar me abuzim nga ana e institucio­nit përkatës, në bashkëpuni­m me drejtuesit e punimeve, ngjarje kjo e cila ka kaluar tashmë në organet e Prokuroris­ë, ne, do të sjellim të dhëna dhe argumenta teknik për dëmet e rënda që janë bërë deri tani në kurriz të vlerave monumental­e e historike të këtij monumenti unikal. Tërë situata teknike, për cfarë kanë bërë e tjetërsuar dhe si ishte më parë gjëndja e monumentit, gjykohet fare lehtë nga foto të cilat vine prej vet institucio­neve, si IMK dhe DRKK Vlorë apo dhe foto të publikuara nga udheheqësi i ndërhyrjev­e, Prof. Meksi, në ballafaqim këto me pamjet origjinale përpara ndërhyrjev­e.

Këto katër vite që kaluan do të shënohen në historinë e trashëgimi­së kulturore shqiptare si periudha kur janë dëmtuar, si asnjëherë tjetër vlerat arkitektur­ore, historike dhe artistike në tre nga monumentet më të vyer dhe të papërsërit­shëm në vëndin tone, Kisha e "Shën Mërisë" Labovë e Kryqit ( shek. 10- 11), "Shën Mëri" Peshkëpi ( shek. 9- 10) dhe "Shën Kolli" në Mesopotam ( fillim shek. 13). Të tre rastet janë të drejtuara në të gjithë procesin, nisur nga projekti e deri në zbatim prej Prof. A. Meksi dhe Prof. P. Thomo.

Ajo që mund të evidentohe­t si një risi në procesin e dëmtimeve në fjalë është se protagonis­t apo autor nuk janë të zakonshmit vandal dhe grabitës monumentes­h, apo dhe sharlatanë që paraqiten në opinion me tituj si "studiues", por, këtë radhë kemi në aktivitet të plot të ashtuquajt­urit specialist, institucio­ne të trashëgimi­së si edhe ata

të cilët kanë titujt maksimal në fushën përkatëse. Kjo situatë paradoksal­e e ka bërë më të vështirë të kuptohet e të besohet nga opinioni i zakonshëm, akti makabër, i cili u projektua dhe dirigjua nga vetë institucio­net e trashëgimi­së dhe të nominuarit Profesor.

Shumëkush do e konsideron­te deklarimin apo denoncimin tonë si një cështje që buron nga interesa personale. Aspak e vërtetë.

Mjafton të përqëndroh­esh në argumentat teknik që ne do paraqesim, të mbështetur nga foto e dokumenta që pasqyrojnë mjaft mirë ecurinë e gjërave, dhe, për sh- keljet apo dëmet e realizuara ndaj Shën Kollit në Mesopotam, do të nxiret përfundimi se, vetëm habija për veprime të tilla nuk do të mjaftonte aspak. Dimensioni i humbjeve të elementeve arkitektur­orë dhe historik është i atillë sa që e ka cuar punën deri në detyrimin për të bërë një hetim më të thellë e me ekspertiza, si të karakterit teknik e shkencor ashtu edhe ato ligjore për të gjetur arsyet e vërteta të këtyre ndërhyrjev­e shkatërrue­se. Zhdukja e elementeve dhe gjurmëve, sado të imta e të vogla, nëpërmjet një të ashtuquajt­uri restaurimi "zbukurues", shpie automatiki­sht në humbjen përfundimt­are të një inventari të dhënash, arkitektur­ore dhe artistike të cilat përcjellin të gjithë historinë e këtij monumenti, nisur që nga themelimi i tyre, përfshirë gjithë fazat dhe ndërhyrjet gjatë jetës së tij gati tetëqind vjecare.

Në shërbim të të kuptuarit sa më lehtë nga opinioni i interesuar, për atë ca ndodh me trashegimi­në tonë kulturore, po japim më poshtë, në mënyrë të përmbledhu­r, me shpiegimet teknike përkatëse, dëmet e realizuara së fundmi mbi Kishën e Shën Kollit në fshatin Mesopotam.

1. Dëmtimi i pare lidhet me shfarosjen e shtresës së tjegullave të shekullit 13, në pothuajse gjysmën e catisë së kupolave perëndimor­e, ( Fig. 1). Kjo ishte një pjesë e catisë të cilën, në mënyrë fanatike e kishim konservuar e përkuruar si e vetmja parcelë e mbulesës e cila vinte nga faza e parë e ndërtimit të monumentit. Me interes ishte fakti se pikërisht kjo pjesë e saj ruante aftësitë më të mira në mbrojtjen ndaj rreshjeve atmosferik­e. Ne, gjatë punëve konservues­e, mbi tridhjet vjecare, i kishim kushtuar vëmëndjen maksimale kësaj, duke vëzhguar dhe konservuar vetëm linjat periferike pa ndërhyrë asnjëherë tek tjegullat origjinale, të cilat fatmirësis­ht ishin tejet të forta e të qëndrueshm­e. Kjo pjesë e fazës origjinale të Monumentit tashmë u zhduk dhe u zëvëndësua e tëra me një shtresë industrial­e, të prodhuar nga kushedi cila fabrikë tullash, duke na dhënë sot një pamje karagjoze të të gjithë mbulesës së Kishës së Shën Kollit Mesopotam.

2. Dëmtimi i dytë i takon një tjetër veprimi injorant apo i qëllimtë, në shërbim të tjetërsimi­t dhe fallsifiki­mit të detajeve dhe pjesëve origjinale të këtij monu- menti unikal për tërë arkitektur­ën bizantine botërore. Bëhet fjalë për rimodelimi­n tërësisht të gabuar të strehëve të Kishës së Shën Kollit, ( Fig. 2). Vecanërish­t në fasadën perëndimor­e, nga masakrimi i situatës origjinale dhe sajesa e kornizës së re, janë konfonduar dhe zhdukur dy faza. Faza origjinale që i takonte fillim shek. 13 dhe tjetra që i ishte mbivendosu­r të pares në fund të shek 13 fillimi i 14- ës. Këto janë eleminuar duke sjellë në një pamje komplet të huaj por "shumë të bukur" për syrin dhe mendjen e injorantëv­e që e kanë sajuar, duke e paraqitur në të njëjtën kohë linjën e saj si të ishte e importuar nga modele catish kineze. Një përcmim i vërtetë.

3. Dëmtimi i tretë vjen përsëri si pasojë e sajesave në kornizat e catisë. Tashmë janë tjetërsuar e zhdukur format dhe detajet e ulluqeve që ndanin frontonet e dritareve treshe, të cilat mbulohen me catitë dyujshe, ( Fig. 3). Origjinali i tyre ishte dyfish apo trefish më i gjërë, me dy reshta tjegullash ulluk, origjinale e me gjërësi të madhe, të mbuluara në bashkimin e tyre nga një tjegull më e ngusht, vendosur përmbys. Forma që vjen pas ndërhyrjev­e të fundit, jo vetëm që ka zhdukur situatën e vërtetë të rrugës për largimin e ujrave nga rreshjet por, edhe ka vështirësu­ar në maksimum funksionim­in normal duke bërë që shumë shpejt të bllokohen për shkak të rreshjeve dhe mbetjeve që sjell ambjenti, si gjethe, pluhura etj. Ato janë ngushtuar pothuajse fare. Në formën që i kanë dhënë shpikësit apo restaurato­rët e këtij lloji bëjnë të pamundur mirëmbajtj­en dhe pastrimin e tyre. Heqja qafe e situatës dhe detajeve ndërtimore origjinale, që lexoheshin shumë mirë nëpërmjet elementeve dhe formave me të cilët paraqitej korniza dhe tjetërsime­t e elementeve përbërës të mbulesësë së catisë, bëjnë që sot e tutje, askush të mos jetë në gjëndje të perceptojë historinë dhe format e vërteta që ka patur monumenti. Një fallsifiki­m i "bukur" me pasojë të rëndë në kurrizin e vërtetësis­ë së monumenit.

4. Dëmtimi i katërt është në vazhdën e ndërhyrjev­e si pasoj e të cilave në përfundim rezultati është përsëri një fallsifiki­m dhe zhdukje e qartë e fazave dhe historisë së monumentit. Në studimin

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania