Gazeta Shqiptare

Basha: Zgjedhjet ilegjitime, 85% e shqiptarëv­e duan ndryshim

"Raporti, opozita doli më e fortë nga 30 qershori"

- Valentina Madani

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, paralajmër­oi dje se beteja kundër Edi Ramës nuk do të ndalet, por do të vijojë me të gjitha mjetet, pasi sipas tij, 85% e shqiptarëv­e duan ndryshim. Z. Basha edhe gjatë ditës së djeshme në zyrën e tij në selinë e partisë mblodhi figurat kryesore të PDsë për të analizuar të gjitha faktet, që strukturat kanë mbledhur nëpër të gjithë vendin për parregulls­itë e procesit të 30 qershorit; të dhëna që u janë raportuar në mënyrë periodike faktorit ndërkombët­ar. Në selinë e PD- së ishte edhe ishkreu i kësaj partie, Sali Berisha, i cili shmangu komentet për 30 qershorin. Më pas, kreu demokrat, Lulzim Basha mblodhi aleatët për vijimësinë e aksionit opozitar, ndërkohë që në darkë doli para mediave ku akuzoi se zgjedhjet e 30 qershorit ishin ilegjitime dhe se Edi Rama duhet të hetohet nga drejtësia, pasi thelloi krizën politike në vend. Kryedemokr­ati tha se qëndrimi i opozitës në raport me Ramën nuk ka ndryshuar. Ai kërkoi hetimin e tij e të gjithë zyrtarëve të përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve. "Qëndrimi ynë për Edi Ramën nuk ndryshon. 30 qershori tregoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme", u shpreh Lulzim Basha. Sipas tij, 30 qershori ishte një mesazh për ndryshim dhe PDja do ta sjellë këtë ndryshim për shqiptarët. "Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori. 30 qershori zbuloi fytyrën e vërtetë të Partisë Socialiste të shkatërrua­r nga Edi Rama. Ajo është parti që tashmë e mbështesin vetëm për para. Ca për para krimi, ca për para tenderash dhe koncesione­sh, ca për paratë e rrogës. Edi Rama e ka

katandisur PS- në në parti rrogëtarës­h, parti mercenarës­h, parti banditësh. Për

ballë saj qëndrojmë ne si një parti e njerëzve, një parti e mendjeve dhe e zemrave. Ne

FATMIR MEDIU

Pas takimit me kryetarin e PD- së, aleatët Fatmir Mediu dhe Mesila Doda, të pyetur se nëse opozita do të vijojë protestat, ata treguan se edhe protestat janë mjete demokratik­e, që do të garantojnë lirinë e votës, ndërsa shtuan se një vendim i tillë ende nuk ka marrë "firmën finale". "Mendoj se çdo gjë që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet të vijohet", tha z. Mediu.

na bën bashkë aspirata për ndryshim, aspiratë për Europën. Ata i bën bashkë

RAPORTI

Duke komentuar gjetjet e raportit paraprak të OSBE- ODIHR, Basha tha se votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë. Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se pas zgjedhjet të 30 qershorit, opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar. Basha bëri me dije se gjetjet e OSBE- ODIHR nxorën qartë se këto votime nuk ishin në interes të qytetarëve. Ai tha se demokratët bën të mundur që të dështojë plani i Edi Ramës.

"OSBE- ODIHR dha gjetjet paraprake, 30 qershori nuk ishte në interesin e qytetarëve shqiptarë. Votime pa zgjedhje. Përjashtim i padrejtë i opozitës nga administri­mi dhe monitorimi i zgjedhjeve. Mosfunksio­nim gjykatash. Vendime të gabuara të KQZ- së. Marrje e kompetenca­ve të Gjykatës Kushtetues­e dhe probleme të tjera serioze. Demokratët, opozitarët, shqiptarët e thjeshtë ia dështuan planet Edi Ramës. Votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë. Farsa dështoi. PD doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Të gjithë së bashku si qytetarë jemi sot më të bashkuar se kurrë më parë dhe më të fortë se kurrë më parë. Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori", theksoi z. Basha.

 ??  ?? Gjatë votimeve të së dielës
Gjatë votimeve të së dielës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania