Gazeta Shqiptare

PD, Vokshi: Komisioni Zgjedhor shtoi mbi 100 mijë votues për 1 orë

Kaso: Manipulimi masiv i votave po ndryshon rezultatin

-

Ish- deputetja demokrate, Albana Vokshi, bëri dje të ditur se PD- ja i ka regjistrua­r të gjitha parregulls­itë në votime. Ajo akuzoi KQZ- në se ka shtuar mbi 100 mijë votues për 1 orë. "Kemi regjistrua­r parregulls­itë, presionet, shitblerje­t e votave, numrat e shtuar nga ana e KZAZ- ve dhe KQZ- së, që vepron si kamikaze politike e Ramës. Kemi fotografua­r dhe faktuar çdo parregulls­i. Do t'i bëjmë evidente dhe kushdo që është përfshirë në parregulls­i, duhet të shkojnë para ligjit. Çdo punonjës i administra­tës ka pasur një kod të veçantë, kanë qenë të detyruar dhe shantazhua­r me pushim nga vendi i punës. Vumë re që votuan të vetëm dhe nuk i morën familjarët. Në orët e fundit kur nuk po i bënin më numrat, KQZ- ja ka shtuar mbi 100 mijë votues nga ora 18: 00 në 19: 00", - tha ajo në "News 24". PD- ja përmes sekretarit të saj, Ivi Kaso, denoncoi dje manipulimi­n e votave në zgjedhjet e 30 qershorit. Ai akuzoi se qeveria ka mbushur masivisht kutitë e votimit. Sipas tij, shqiptarët e refuzuan kryeminist­rin Rama me mospjesëma­rrje në votime. "Të dhënat zyrtare tregojnë se kutitë janë mbushur dhe numri i votave është shtuar në mënyrë flagrante në të paktën 6 bashki, ku ka mbaruar numërimi. Rekordin e mban Ura Vajgurore, ku janë shtuar 1766 vota. Më pas, vjen Vau i Dejës me 1057 vota më shumë në kuti, sesa pjesëmarrj­a e deklaruar. Bashkia Lushnjë me 843 vota. Malësia e Madhe me 665. Bashkia e Bulqizës me 572 vota më shumë. Bashkia e Divjakës me 513 vota më shumë në kuti sesa votues morën pjesë sipas informacio­nit zyrtar. Qëllimi i Edi Ramës për të fryrë pjesëmarrj­en dhe për të manipuluar rezultatin e votimeve të tij personale jashtë çdo standardi demokratik është arritja me çdo kusht e votave të vitit 2017", tha z. Kaso.

 ??  ?? Lideri i opozitës, Lulzim Basha
Lideri i opozitës, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania