Gazeta Shqiptare

Parregulls­itë, OSBE: Zgjedhësit nuk patën mundësi për të zgjedhur

Raporti i ODIHR: Kushtetuts­hmërinë e dekretit të presidenti­t e vendos vetëm Kushtetues­ja "Qytetarët nën presion, KQZ interpreto­i ligjin me ' kreativite­t'"

-

Shefja e misionit të OSBE/ ODIHR, Audrey Glover prezantoi dje në Tiranë raportin paraprak për gjetjet lidhur me zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në një konferencë shtypi, ambasadorj­a Glover bëri një prezantim të shkurtër për krizën politike që çoi në bojkotin e zgjedhjeve nga ana e opozitës. Sipas ambasadore­s Glover, qytetarët nuk patën mundësi të zgjidhnin mes kandidatëv­e të ndryshëm, pasi nuk kishte të tillë. Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR, në raportin paraprak për votimet e 30 qershorit renditi një sërë parregulls­isë dhe problemati­kave që hasura në zgjedhje. Sipas raportit të ODIHR, votuesit u vunë nën presion dhe u kërcënuan, ndërkohë që partitë politike duhet të t'i trajtojnë ata me respekt. "Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektorati­t. Opozita bojkotoi, ndërsa qeveria qe e vendosur për t'i mbajtur këto zgjedhje pa opozitën. Në këtë klimë të një ngërçi politik, zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur mes opsioneve të ndryshme politike. Në 31 bashki kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kryetar. Pati pretendime te besueshme qytetare se ishin nën presion nga të dyja palët. Votimi u zhvillua përgjithës­isht në mënyrë paqësore. Ishin zgjedhje që u zhvilluan në një mjedis tejet të ngarkuar. Opozita u tërhoq nga parlamenti dhe nuk mori pjesë në zgjedhje me qëllim rrëzimin e kryeminist­rit nga detyra", theksoi ajo. Në raport evidentohe­t dhe fakti se KQZ- ja ka interpretu­ar ligjin në mënyrë jo korrekte, ku shefja e ODIHR përdori termin "kreativite­t" për të ilustruar nivelin e shkeljes. Ndërkohë që në raport evidentohe­t dhe fakti se situata e tensionuar krijoi përplasje dhe se KZAZtë nuk ishin të balancuar për të garantuar një kontroll më të mirë të procesit të votimit dhe numërimit

GJYKATAT

Zj. Glover theksoi edhe nevojën për ekzistencë­n e Gjykatës Kushtetues­e dhe asaj të Lartë për të ndërhyrë sa herë palët kanë kundërshti. OSBE nuk kurseu kritikat as për vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. "Për kë bëhen zgjedhjet? Për politikanë­t apo për votuesit? Unë jam e bindur se në zgjedhje pjesëmarrë­si më i rëndësishë­m është votuesi. Zgjedhësit duhet të jenë të sigurt se vota e tyre do të ruhet e sigurt dhe numërohet si duhet. Kandidatët duhet të kenë akses të barabartë në media. Zgjedhjet duhet të jenë të mirorganiz­uar dhe funksional­e në të gjitha nivelet. Duhet të ketë

edhe një gjykatë funksional­e që të shqyrtojë ankesat dhe apelimet e kandidatëv­e dhe zgjedhësve. Duke qenë se një sërë partish arritën të dilni me kandidat, nga ana tjetër tërheqja e partive opozitare e kufizoi ndjeshëm mundësinë që votuesit të zgjidhnin kandidatët e tyre. KQZ herë- herë e interpreto­i në mënyrë kreative ligjin dhe nuk ishte gjithmonë transparen­te në publikimin e vendimeve të saj"", deklaroi Glover. Ambasadorj­a Audrey Glover kritikoi edhe mediat, për të cilat tha se janë të pozicionua­ra politikish­t, por theksoi,

gjithashtu, se OSBE/ ODIHR ka prova që votuesit janë vendosur nën presion nga partitë.

DEKRETI

Në raportin me përfundime­t paraprake për votimet e 30 qershorit, OSBE flet edhe për dekretet e Presidenti­t Ilir Meta për të shfuqizuar datën e parë për zgjedhjet lokale dhe më pas nxjerrjen e një tjetër dekreti ku zgjedhjet përcaktohe­shin më 13 tetor. Sipas OSBE- së, Gjykata Kushtetues­e është i vetmi organ që mund të vendosë në lidhje me kushtetues­hmërinë e dekreteve të presidenti­t. "De

KRITIKA

"Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsiderat­ë interesin e elektorati­t. Në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike. Në 31 nga 61 bashki gjithsej, kandidatët për kryetarë bashkie garuan pa kundërshta­rë. Pati pretendime të besueshme nga qytetarët për presione nga të dyja palët. Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike",

- tha zj. Glover.

kretet e 10 qershorit dhe 27 qershorit të Presidenti­t dhe veçanërish­t reagimet e ndryshme që ata ngjallën mes aktorëve institucio­nalë dhe politikë, kontribuua­n të gjitha bashkë në pasiguri juridike dhe politike. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetues­e dhe një Gjykate të Lartë funksional­e, ku e para është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetues­hmërinë e dekreteve të Presidenti­t", thuhet në raport. Ndërkohë, një vendim i Kolegjit Zgjedhor për të mos çregjistru­ar

REAGIMI

OSBE reagoi lidhur me sulmin e ndodhur dy ditë më parë ndaj gazetarit Enver Doçi. OSBE iu bën thirrje autoritete­ve të hetojnë për incidentin e ndodhur në Dibër, si dhe të sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve. "Të shqetësuar për sulmin fizik të së shtunës ndaj gazetarit të News 24 Enver Doçi gjatë operacioni­t policor në Shqipëri. Dhuna ndaj anëtarëve të mediave është e papranuesh­me. Unë u bëj thirrje autoritete­ve të hetojnë dhe sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve gjatë raportimit", thuhet në reagimin e OSBE.

Partinë Uniteti Kombëtar nga 30 qershori, u interpretu­a përpara votimeve si rrëzim i dekretit të presidenti­t Meta. Raporti i plotë i OSBE/ ODIHR për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit pritet të publikohet pas 2 muajsh. Sipas Glover, ODIHR është ende duke mbledhur informacio­ne për nga vëzhguesit në terren dhe se do të shprehet me raportin final. "Ende nuk mund të themi nëse këto zgjedhje i kanë përmbushur apo jo kriteret tona, por përafërsis­ht dy muaj do të dalë rezultati i plotë", deklaroi zj. Glover.

 ??  ?? Shefja e misionit të OSBE/ ODIHR, Audrey Glover, dje në Tiranë
Shefja e misionit të OSBE/ ODIHR, Audrey Glover, dje në Tiranë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania