Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet pa garë, Partia Socialiste merr të gjitha bashkitë

Të majtët për herë të parë do drejtojnë Shkodrën dhe Tropojën

-

Mungesa e konkur rencës zgjedhore, përveç një procesi zgjedhor të qetë, favorizoi edhe një proces numërimi të shpejt dhe pa probleme. Në shumicën dërmuese të bashkive të vendit, brenda ditës së djeshme përfundoi procesi i numërimit të votave për kryetar bashkie, ndërsa ishte drejt përfundimi­t edhe procesi i numërimit të votave për anëtarë të këshillave bashkiakë. Por në shumicën e njësive vendore, procesi i numërimit pati vetëm vlerë statistiko­re dhe që i shërben PS- së për të bërë analizën e votave dhe mbështetje­s së saj, pasi mungesa e kandidatëv­e rival bëri që përfaqësue­sit socialistë të sigurojnë rezultate në masën 100 për qind. Në total bëhet fjalë për plot 31 bashki ku kandidatët socialistë pa rival kanë siguruar rezultate 100 për qind. Ndërkohë që falë mospjesëma­rrjes së opozitës, PS ka marrë për herë të parë në historinë e demokracis­ë drejtimin e disa prej bashkive që kanë qenë bastion i demokratëv­e. Bëhet fjalë për Bashkinë e Shkodrës, e cila është fituar nga kandidati i vetëm socialistë, Valdrin Pjetri me 100 për qind të votave. Gjithsesi duhet theksuar se mbështetja e Valdrin Pjetrit është minimale, pasi për të votuan vetëm 14369 votues ose afro 9 për qind e numrit të total të zgjedhësve në listë. Një tjetër bashki që marrin për herë të parë socialistë, është edhe vendlindja e ish- liderit të PD- së, Sali Berisha, pra Tropoja. Kështu demokratët me mospjesëma­rrjen e tyre në zgjedhje kanë lëshuar nga bashkitë simbol të tyren. Këtë bashki do ta drejtojë Rexhë Byberaj, i cili ka marrë vetëm 3538 vota. Një tjetër bashki që PS e merr për herë të parë është edhe ajo e Kamzës. Pas disa mandatesh Xhelal Mziu duhet t'i lërë karrigen Rakip Sulit. Gjithashtu, PS marrin edhe një numër të konsiderue­shëm bashkish të tjera që deri më sot drejtohesh­in nga opozita si Kukësi, Lezha, Vau Dejës, Pogradeci, Vora, Gjirokastr­a apo edhe Skrapari. Një e dhënë interesant­e nga zgjedhjet e kësaj të diele vjen nga Bashkia e Dibrës. E vënë në qendër të skandalit të blerjes së votave gjatë zgjedhjeve për kryetar bashkie të vitit 2016, kjo bashki ka dhënë një rezultat që në një farë mënyre vërteton akuzat e opozitës. Kjo pasi nëse në zgjedhjet e vitit 2016 kandidati i majtë mori plotë 18 mijë vota, në zgjedhjet e 30 qershorit kandidati i PS- së ka marrë vetëm 13 mijë vota, pra 5 mijë vota më pak. Ndërkohë që ndonëse pa rival socialistë­t kanë patur bashki ku kanë marrë një rezultat zhgënjyes. Dhe një prej tyre është ajo e Durrësit. Për shkak të pjesëmarrj­es shumë të ulët në votime, kandidatja e majtë Valbona Sako ka marrë vetëm 33 mijë vota ndonëse bëhet fjalë

për bashkinë e dytë më madhe në vend. Kujtojmë se Durrësi ashtu si edhe Dibra kanë qenë në qendër të akuzave për blerje votash nga kryebashki­akët aktual socialistë. Ndërko- hë që një rezultat pozitiv për socialistë­t ka dhënë Tirana ku kandidati i tyre, Erion Veliaj ka mundur ti afrohet shifrës së votave që mori në 2015 kur në koalicion me PS ishin edhe LSI, PDIU, PDK e shumë forca të tjera. Ai kur mbeteshin dhe pak kuti votimi për t'u numëruar kishte siguruar mbrëmë mbi 150 mijë vota, ndërkohë që në 2015 ishte zgjedhur me 161 mijë vota.

DURRËSI

Ndërkohë që ndonëse pa rival socialistë­t kanë patur bashki ku kanë marrë një rezultat zhgënjyes. Dhe një prej tyre është ajo e Durrësit. Për shkak të pjesëmarrj­es shumë të ulët në votime, kandidatja e majtë Valbona Sako ka marrë vetëm 33 mijë vota ndonëse bëhet fjalë për bashkinë e dytë më madhe në vend. Kujtojmë se Durrësi ashtu si edhe Dibra kanë qenë në qendër të akuzave për blerje votash nga kryebashki­akët aktual socialistë.

 ??  ?? Nga procesi i numërimit të votave
Nga procesi i numërimit të votave
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania