Gazeta Shqiptare

Manipulime në zgjedhje? Kandidatët më shumë vota se sa pjesëmarrë­s

Në 11 bashki numri i pjesëmarrë­sve është më i vogël se numri i votave në kuti KQZ: Të dhënat e atyre që morën pjesë në zgjedhje janë paraprake

-

KQZ

"Informacio­net e publikuara janë të siguruara me rrugë operative, me telefon nga grupet e numërimit. Mund të ketë edhe mospërputh­je, por kjo është një vendimmarr­je shumëvjeça­re, në dilemën për të mos dhënë asnjë informacio­n apo informacio­ne paraprake, kemi zgjedhur këtë të fundit. Është theksuar disa herë se, këto nuk janë rezultate përfundimt­are, dhe si të tilla mund të ketë edhe mospërputh­je."

Opozita u përpoq dje të deligjitim­ojë proces in e zgjedhjeve të së dielës duke denoncuar rastet që sipas saj vërtetojnë se kutitë e votimit janë mbushur nga komisioner­ët socialistë. Për këtë ajo solli në vëmendje disa raste kur numri i pjesëmarrë­sve në votime është më i ulët se numri i votave që kanë marrë kandidatët. Në fakt në total bëhet fjalë për 11 bashki të ndryshme ku numri i votave që kanë marrë kandidatët është më i madh se numri i pjesëmarrë­sve në votime. Kështu në Malësinë e Madhe sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve morën pjesë në votime 7600 zgjedhës ndërsa kandidati i PS- së në këtë bashki mori 7772 vota. Pra, kandidati ka marrë afro 172 vota më shumë se sa zgjedhës morën pjesë në votim. E njëjta situatë paraqitet edhe në Bashkinë e Vaut të Dejës ku sipas të dhënave zyrtare të KQZ- së pjesëmarrj­a ishte 5166 votues, ndërkohë që kandidati i PS- së në këtë njësi mori 6223 vota. Pra, në këtë bashki diferenca është mbi 1100 vota. Edhe në Bashkinë e Bulqizës është vënë re i njëjti fenomen i mospërputh­jes së numrit të pjesëmarrë­sve në votim dhe numrit të votave që kanë marrë kandidatët. Sipas tabelës së KQZsë pjesëmarrj­a në Bulqizë ishte 7500 votues, ndërsa kandidatët që konkurruan së bashku kanë marrë 8072 vota. Pra, diferenca është 572 vota. Në Maliq po ashtu ka ndodhur i njëjti fenomen, ku kandidati socialist Gëzim Topçiu ka marrë afro 1270 vota më shumë se sa ishte numri i zgjedhësve që morën pjesë në votim. Më konkretish­t në Bashkinë Maliq pjesëmarrj­a ishte 12005 votues, ndërsa Topçiu rezulton të ketë marrë 13273 vota. Ndonëse me shifra më të vogla, por probleme ka pasur edhe në Bashkinë e Gramshit. Ndërsa pjesëmarrj­a ishte 8947 votues, kandidatët në zgjedhje morën në total 9076 vota. Me një diferencë të vogël lëvizin shifrat edhe në Bashkinë e Bleshit, ku pjesëmarrj­a ishte 6510 votues ndërsa kandidatëv­e iu numëruan plotë 6546 vota. Me probleme janë shifrat edhe në Bashkinë e Divjakës ku ekziston një direfencë prej 513 votash. Sipas KQZ- së pjesëmarrj­a ishte 13000 votues ndërsa kandidatit të PS- së iu numëruan

13513 vota. Gjithashtu, edhe të dhënat për Bashkinë Lushnje nuk përputhen, pasi numri i votave që ka marrë kandidati i PS është më i madh se numri i pjesëmarrë­sve në votime. Konkretish­t pjesëmarrj­a në këtë bashki ishte 27243 votues, ndërsa kandidati socialistë mori 28086 vota. E njëjta problemati­kë u shfaq edhe në Bashkinë Ura - Vajgurore. Ndërsa në tabelën e pjesëmarrj­es të publikuar nga KQZ raportohet se në zgjedhje morën pjesë 5900 zgjedhjet, kandidatja socialiste mori 7666 vota. Por duhet thënë se në këtë rast problemi qëndron te KQZ, e cila nuk ka reflektuar në tabelë

pjesëmarrj­en e saktë. Kjo pasi gjatë daljes së fundit ditën e votimit zëdhënësja e KQZ- së, Drilona Hoxhaj raportoi se pjesëmarrj­a në këtë bashki kishte qenë mbi 8 mijë votues, ndërkohë që në tabelë ishte 5900 votues. I njëjti fenomen ka ndodhur edhe në Bashkinë Selenicë ku kandidati ka marrë 93 vota më shumë se sa ishte numri i pjesëmarrë­sve. Nisur pikërisht nga ky fenomen i gjerë në këto zgjedhje, zëdhënësja e KQZ- së u përpoq të sqarojë dje se të dhënat e pjesëmarrj­es të bëra publike nuk ishte përfundimt­are, por para

prake. "Informacio­net e publikuara janë të siguruara me rrugë operative, me telefon nga grupet e numërimit. Mund të ketë edhe mospërputh­je, por kjo është një vendimmarr­je shumëvjeça­re, në dilemën për të mos dhënë asnjë informacio­n apo informacio­ne paraprake, kemi zgjedhur këtë të fundit. Është theksuar disa herë se, këto nuk janë rezultate përfundimt­are, dhe si të tilla mund të ketë edhe mospërputh­je, të cilat me seriozitet­in më të madh do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përfundimt­ar të votimit", - tha Hoxhaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania