Gazeta Shqiptare

Rezultati, Rama: Opozita të reflektojë, të kuptojë pse ka humbur

"Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin"

-

Kryeminist­ri

Edi Rama ndonëse e konsideroi një fi tore pjesëmarrj­en në zgjedhjet e të dielës së shkuar, vijon të mbetet i gatshëm që për të hapur rrugën e integrimit të vendit dhe të bashkimit të shqiptarëv­e të bashkëpuno­jë me opozitën. Në një intervistë dhënë për "Al Jazeera" për situatën politike në Shqipëri Rama i bën thirrje opozitës të vendit që të reflektojë. Rama tha se bojkoti i zgjedhjeve ishte vetëvrasje për opozitën, por sipas tij e ardhmja duhet parë me optimizëm dhe në funksion të paqes sociale në vend. "Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin. Por sigurisht, tangoja vallëzohet dyshe. Shpresoj që miqtë tanë në opozitë të reflektojn­ë për këtë dhe të kuptojnë që ajo çfarë bënë ishte një katastrofë për vetë ata", - deklaroi Rama ndër të tjera. Të dielën, pas mbylljes së kutive të votimit, kryeminist­ri ftoi opozitën për dialog pa kushte, si shprehje të vullnetit për t'u angazhuar për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it në Bashkimin Evropian. Ndërkohë që dje në mbrëmje nisur nga qëndrimi triumfues i opozitës e cila mospjesëma­rrjen e afro 80 për qind të shqiptarëv­e e sheh si fitore të sajën, kreu i qeverisë reagoi sërisht, duke i kujtuar kreut të opozitës se ai që nuk kupton arsyet e humbjes është i destinuar të humbasë sërish. "Gjyshja ime thoshte po s'e kuptove pse ke humbur, s'e kupton dot pse tjetri ka fituar dhe humbet prapë. Ndërsa unë për vete kam mësuar që kur fituesi nuk kupton se ka fituar ngaqë dikush tjetër ka humbur, atëherë ai rrezikon ta humbasë fitoren e tij", - shkroi Rama në rrjetet sociale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania