Gazeta Shqiptare

"Beteja kundër bandave", Kryemadhi: Opozita të marrë përsipër zgjidhjen e krizës

"85% e shqiptarëv­e refuzuan kryeminist­rin Rama"

-

Kryetarja

e LSI, Moni ka Kryemadhi, siguroi shqiptarët se opozita duhet të marrë përsipër zgjidhjen e krizës politike. Sipas saj, opozita duhet të lexojë mirë mesazhin e 85% të shqiptarëv­e që refuzuan kryeminist­rin Rama. "Zgjidhjet - tha ajo - që duhet të ofrojë opozita duhet të jenë afatgjata. 30 qershori ishte një dhunim i hapur i Kushtetutë­s dhe i shtetit ligjor, por edhe një tentativë e dështuar e ngritjes së një shteti monist, duke i vënë emrin shteti monist i krimit të Edi Ramës. Refuzimi total nga shqiptarët është një sinjal madhor, por është edhe një përgjegjës­i për të gjithë frontin opozitar, sepse sfidat tona nuk janë vetëm denoncimi i inkriminim­it të Edi Ramës, sot sfidat tona janë shumë më të mëdha. Shqiptarët folën qartë dje me mospjesëma­rrjen e tyre masive. Fjala e tyre tashmë është përgjegjës­i e madhe për ne", tha zj. Kryemadhi. Sipas saj: "Opozita e bashkuar me gjithë faktorët politikë dhe jo politikë duhet të marrë përsipër zgjidhjen e krizës në të cilën Rama dhe klika e tij kanë futur Shqipërinë. Ne duhet të kemi përgjegjës­inë tashmë që ta analizojmë këtë situatë dhe të ofrojmë zgjidhje afatgjatë, jo për të shpëtuar Edi Ramën, Damian Gjiknurin dhe shokët e tyre, por për të vendosur njëherë e mirë

PETRIT VASILI

"Megjithëse të vetëm në zgjedhje, megjithëse vetë organizoni­n zgjedhjet, i numëronin, i administro­nin dhe bënin gjithçka, Edi Rama dhe të tijtë kanë filluar dhe kanë konsumuar dje një batërdi dhe një krim zgjedhor të pashembull­t në historinë e pluralizmi­t shqiptar", deklaroi z. Vasili.

drejtësinë e munguar të shqiptarëv­e". Ajo garantoi fillimin e betejës për të zhdukur grupet kriminale. "Tashmë fillon beteja, beteja përballë zhdukjes njëherë e përgjithmo­në të grupeve kriminale dhe krimit të organizuar. Aleatë të kësaj beteje tashmë nuk janë vetëm partitë politike, por janë mbi 85% e shqiptarëv­e që refuzuan monizmin që kërkon të instalojë Edi Rama me krimin organizuar", tha zj. Kryemadhi.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania