Gazeta Shqiptare

Topalli kritikon Bashën: I dhurove Ramës të gjitha pushtetet

Ndoka: Basha fitoi qytetarët! Ti vetëm e sulmove

-

Ish-

nënkryetar­ja e PD- së, Jozefina Topalli, ndryshe nga Lulzim Basha, nuk mendon se Edi Rama mori ndonjë mësim nga refuzimi i shqiptarëv­e që të votojnë. Ajo është e bindur që PD- ja është në ditën më të zezë të saj dhe shqiptarët më të tradhtuar se kurrë. Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Topalli shkruan: "Pas rreth 3 dekadash, PD- ja nuk ka më asnjë pushtet. Me urdhrin për djegien e mandateve, Lulzim Basha e nxori atë me dhunë jashtë parlamenti­t, duke tradhtuar e fyer mbi 400 mijë demokratë, që votuan siglën e kësaj force politike. Me këtë, që është akti me i papërgjegj­shëm i historisë së demokracis­ë, ai praktikish­t i ftoi shqiptarët në luftë vëllavrasë­se. Me moshyrjen në zgjedhje - shprehet ajo - Lulzim Basha i dhuroi Ramës të gjitha bashkitë, të gjitha pushtetet". Kreu i PDK, Nard Ndoka, iu përgjigj Topallit duke i kujtuar se Rama humbi pushtetin, ndërsa Lulzim Basha fitoi qytetarët. "A do mundesh Jozefinë të kërkosh falje, së pari, demokristi­anëve dhqiptarë që i luftove aq shumë me pushtetin tënd të dhuruar. Jozefinë, a mundesh t'i kërkosh falje Lulzim Bashës, që ke disa vite që vetëm e gjuan me shigjeta anash dhe pas krahëve. Qetësohu Jozefinë, lutu Jozefinë; për vete, për familjen politike, për kundërshta­rët, për vendin tënd. Një lutje si katolike e ke detyrim moral për demokristi­anët shqiptarë! Vendi sot ishte në rrezik Jozefinë, Rilindja me bandat e veta po tentonte të rikthente sistemin monopartia­k, qytetarët shqiptarë e refuzuan Edi Ramën dhe na dhanë shpresë e kurajë të gjithëve", tha z. Ndoka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania