Gazeta Shqiptare

Pengoi procesin zgjedhor, arrestohet nipi i ish- kreut të Komunës së Postribës, Emrah Shabaj

Familjarët: Policia na terrorizoi në orën 5 të mëngjesit

-

SHKODËR

- Policia e Sh kodrës ka arrestuar mëngjesin e djeshëm shtetasin Emrah Shabaj për shkak se tentoi të pengonte hapjen e qendrave të votimit në Postribë të dielën. Ndërkaq, mësohet se familjarët e tij kanë tentuar të pengojnë shoqërimin e tij nga ana e forcave të policisë. Burime nga blutë e qytetit verior bënë me dije se janë shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë, pasi dyshohet se ata kanë djegur edhe materialet zgjedhore në fshatin Prekal. Pas arrestimit të Shabajt, kanë reaguar ashpër familjarët, të cilët deklaruan për mediat se nuk e kuptojnë pse është ndaluar djali i tyre. "I kemi rritur me gjithë hallet. Na është bërë një terrorizëm sot.

REAGIMI I PD- SË

PD- ja në Shkodër ka reaguar dje për arrestimin e Emrah Shabës. Sipas PD- së, kjo është grahma e fundit të kriminelëv­e të veshur me uniformë. "Mëngjesin e sotëm me urdhër të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, policia terrorizoi familje të tëra në Postribë dhe në mbarë Shkodrën që në orët e para të mëngjesit. Ky është turpi i pushtetit të kalbur të Edi Ramës. Kjo është grahma e fundit e kriminelëv­e të veshur me uniformë", thuhet ndër të tjera në reagimin e PD- së Shkodër.

Kanë ardhur policë, kanë hyrë brenda. Jam kapur me shefin, jam sharë pak me të, i kam thënë serb. Çfarë është ky terrorizëm këtu. Ai është arrestuar kot. I kemi kërkuar fletën e arrestit nuk e kishin. Thanë e dimë ne, si

dinë ata në shtëpinë e tjetrit. Ne kemi ndjekur urdhrin e presidenti­t. Qeveri e poshtër. E kanë hapur vetë portën. Këto janë qeveria më e poshtër në botë. Bëni thirrje edhe ju. Deri kur do vazhdojmë kështu", thanë familjarët.

Ata u shprehën se policia i ka dhunuar dhe terrorizua­r, duke iu shkuar në banesë që në orët e para të mëngjesit, ndërsa e kanë quajtur një arrestim skandaloz dhe totalisht të jashtëligj­shëm. Gjyshi i Emranit, Osman Shabaj pohoi se Policia e Shtetit që në orët e para të mëngjesit ka terrorizua­r familjen duke bërë arrestimin e nipit të tij. Sipas tij, familja Shabaj është dhunuar vetëm se nuk kanë dashur që të votojnë. "Nipi nuk ka bërë asgjë dhe është arrestuar pa të drejtë", deklaroi Osman Shabaj. Ndërsa shtetasja Jetmira Shabaj u shpreh se policia e ka dhunuar atë duke i lënë shenja në qafë. Edhe vëllai Bekim Shaba, i cili ka pak ditë që ka dalë nga Spitali i Traumës tha se është dhunuar duke e kapur me forcë në fyt dhe duke rrezikuar që t'i krijojnë sërish komplikaci­one. Familja Shabaj i quajti serbë efektivët e policisë, të cilët sipas tyre kanë hyrë në mënyrë skandaloze, ndërsa shprehen se e gjitha kjo është politike, duke qenë se janë një familje e djathtë. Emrah Shabaj është nipi i Fazë Shabës, ish- kryetar i komunës Postribë për shumë vite nën siglën e PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania