Gazeta Shqiptare

Ekzekutoi babë e bir në vitin 2012, kapet në Rimini të Italisë autori Etien Cani

28- vjeçari akuzohet për "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" dhe "Armëmbajtj­e pa leje" Nezir dhe Gentjan Beqiraj u vranë në banesën e tyre në Elbasan më 15 gusht të vitit 2012

-

Shtatë vjet pas vrasjes së babë e bir në El basan është arrestuar në Itali autori i dyshuar i krimit. Lajmi u bë dje me dije nga Policia e Shtetit. Sipas policisë, për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2012 ku mbetën të vrarë Nezir e Gentjan Beqiraj është vënë në pranga 28- vjeçari Etien Cani. "Gjatë paradites së sotme, si rezultat i bashkëpuni­mit të Task- Forcës Speciale, në Departamen­tin e Policisë Kriminale, DVP Elbasan, Interpol Tiranës me Zyrën Ndërlidhës­e të Oficerëve Italianë në vendin tonë dhe me Interpol Romën u bë i mundur arrestimi në Rimini të Italisë, i shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombët­ar Etien Cani, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal nr. 480, datë 12.06.2019, ka vendosur masën e sigurisë ' Arrest në burg' për veprat penale ' Vrasja në rrethana të tjera cilësuese' dhe ' Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionev­e luftarake', në lidhje me vrasjen e shtetasit Gentian Beqiraj, ( alias A. M.,) dhe të babait të tij shtetasit Nezir, ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012 në lagjen ' Çlirimi' Elbasan", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Ndërkaq, blutë sqaruan se, "Task- Forca Speciale kishte marrë informacio­ne në rrugë operative se ky shtetas fshihej në Itali dhe falë shkëmbimit në kohë

reale të informacio­nit mes Interpol Tirana dhe Interpol Romës, si dhe Zyrës Ndërlidhës­e të Oficerëve Italianë në vendin tonë, paraditen e sotme u bë e mundur kapja e tij, me qëllim ekstradimi­n drejt vendit tonë. Në kuadër të operacioni­t ' Krasta', më 14 qershor u arrestuan dhe u ndaluan 10 persona, si dhe u shpallën në kërkim 5 shtetas të tjerë, ndër ta edhe shtetasi i kapur sot në Itali. Operacioni ' Krasta' vijon".

NGJARJA

Më 15 gusht të vitit 2012, 40- vjeçari Gentjan Beqiri është ekzekutuar në banesën e tij, në lagjen "Sporti i Vjetër" të Elbasanit. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë ka qenë babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë pak minuta pas të birit. Fillimisht u dyshua se Nezir Beqiri kishte pësuar infarkt pas ngjarjes, por ekspertiza mjeko- ligjore përcaktoi se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e plagëve

të shumta që ka marrë në trup. Ekzekutorë­t e kanë goditur disa herë në mushkëri, duke i shkaktuar hemorragji e pas disa minutash në urgjencën e qytetit, ai gjeti edhe vdekjen. Dyshohet se vrasjet janë kryer për motive hakmarrjej­e, pasi në 2005- ën Gentjan Beqiri është akuzuar nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmeni­t Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universite­tit "Aleksandër Xhuvani". Prej disa kohësh, 40vjeçari Gentjan Beqiri ishte në "Arrest shtëpie" për këtë vrasje. Ai vuante nga një dëmtim në shtyllën kurrizore, për shkak të një tentative arratisjej­e nga qelitë e paraburgim­it. Vrasjet janë kryer në gjakftohtë­si dhe dy efektivët rojë nuk e kanë kuptuar që ekzekutorë­t kanë kryer krimin. Ata e kanë marrë njoftimin vetëm pasi ka ardhur ambulanca.

TË DYSHUARIT

Për vrasjen e babë e bir, Policia e Elbasanit pati arrestuar në atë kohë Florenc Çapjan dhe A. J.. Por disa ditë më pas, Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu njërin prej të akuzuarve për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit. Në seancën e rivlerësim­it të masës së sigurisë për dy të akuzuarit, trupi gjykues ka lënë sërish në "Arrest me burg" të dyshuarin A. J., ndërsa Florenc Çapja u vendos që të gjykohej në gjendje të lirë deri në përfundim të procesit. Në seancën e mëparshme, gjykata u kishte lënë 60 ditë kohë prokuroris­ë dhe policisë për të faktuar akuzën e vrasjes ndaj të arrestuarv­e Florenc Çapja dhe A. J., që akuzohen për ekzekutimi­n e dyfishtë të ndodhur paraditen e 15 gushtit 2012. Ndërsa avokatët mbrojtës kishin paraqitur prova se ditën e ngjarjes klientët e tyre nuk ndodheshin në qytetin e Elbasanit, madje Çapja nuk ka qenë në Shqipëri.

 ??  ?? Viktima Gentian Beqiraj
Viktima Gentian Beqiraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania