Gazeta Shqiptare

Atentati mafioz trondit Elbasanin, vritet me breshëri kallashnik­ovi 22- vjeçari Klevi Baho

Në vendngjarj­e u gjendën 35 gëzhoja. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh I mbijeton sulmit vëllai Sandër Baho, u qëlluan nga dy persona që lëviznin me një automjet tip "Benz"

-

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, një atentat i tipit mafioz ka tronditur Elbasanin. Mësohet se persona ende të paidentifi­kuar kanë qëlluar me breshëri kallashnik­ovi në drejtim të dy vëllezërve Baho, të cilët ishin duke udhëtuar për në banesën e tyre me automjetin tip "Audi" me targa AA 333 AZ. Si pasojë e breshërisë së plumbave kanë mbetur të plagosur rëndë 22- vjeçari Klevi Baho dhe vëllai i tij 29vjeçar, Sandër Baho. Pak kohë pas mbërritjes në spital ka ndërruar jetë 22vjeçari për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në trup dhe në kokë. Ndërsa vëllai i tij i madh ka mundur t'i mbijetojë atentatit, edhe pse ka marrë tri plumba në shpatull. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Murras në rrugën nacionale Elbasan- Peqin. "Më datë 01.07.2019, rreth orës 00: 45, në fshatin Murras të Elbasanit, në rrethana ende të paqarta janë plagosur shtetasit K. B., dhe A. B..

Shtetasi K. B., 22 vjeç, ka ndërruar jetë në spital, ndërsa vëllai i tij, shtetasi A. B., rreth 29 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifiki­min e kapjen e autorëve", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Menjëherë pas sinjalizim­it për vrasjen e të riut, forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve të krimit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, dyshohet se atentati dy vëllezërve Baho ka ndodhur për larje hesapesh. Por, nuk përjashtoh­et mundësia që vrasja të ketë ndodhur për shkak të konfliktev­e të vjetra që 22- vjeçari ka pasur gjatë qëndrimit të tij në Itali.

ATENTATI

E ndërsa kishte nisur procesi i numërimit të votave në gjithë të vendin pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, një vrasje në pritë ka shkaktuar panik në Elbasan. Mësohet se dy vëllezërit Baho ishin duke udhëtuar me makinë për në banesën e tyre, kur persona ende të panjohur ( dyshohet të kenë qenë dy) i kanë qëlluar me kallashnik­ov nga një automjet tjetër tip "Benz", i cili ka qenë në ecje. Me plumba në kokë dhe trup, Klevi Baho ka mundur të dalë nga makina, ndërsa vëllai i tij ka mbetur aty dhe ndihmën e parë ia kanë dhënë familjarët që kanë dalë menjëherë, pasi dëgjuan krismat e armëve. Ata i kanë dërguar dy djemtë urgjentish­t në spitalin kirurgjika­l të Elbasanit, ku dhe iu është dhënë ndihma e parë mjekësore. Mësohet se Klevi Bako ka qenë me shenja jete kur ka mbërritur në spital, por nuk ka mundur t'u bëjë ballë plagëve të marra. Sipas bluzave të bardha të këtij spitali, vëllai i vik

 ??  ?? 22- vjeçari i vrarë, Klevi Baho
22- vjeçari i vrarë, Klevi Baho
 ??  ?? 29- vjeçari që i shpëtoi atentatit, Sandër Baho
29- vjeçari që i shpëtoi atentatit, Sandër Baho
 ??  ?? Makina e dy vëllezërve e bërë shosh nga plumbat
Makina e dy vëllezërve e bërë shosh nga plumbat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania