Gazeta Shqiptare

Vetingu, konfirmohe­t në detyrë kreu i prokuroris­ë së Kavajës

-

VËLLEZËRIT BAHO

Mësohet se dy vëllezërit Baho ishin duke udhëtuar me makinë për në banesën e tyre, kur persona ende të panjohur ( dyshohet të kenë qenë dy) i kanë qëlluar me kallashnik­ov nga një automjet tjetër tip "Benz", i cili ka qenë në ecje. Me plumba në kokë dhe trup, Klevi Baho ka mundur të dalë nga makina, ndërsa vëllai i tij ka mbetur aty dhe ndihmën e parë ia kanë dhënë familjarët që kanë dalë menjëherë, pasi dëgjuan krismat e armëve. Ata i kanë dërguar dy djemtë urgjentish­t në spitalin kirurgjika­l të Elbasanit, ku dhe iu është dhënë ndihma e parë mjekësore. Mësohet se Klevi Bako ka qenë me shenja jete kur ka mbërritur në spital, por nuk ka mundur t'u bëjë ballë plagëve të marra.

timës, Sandri fatmirësis­ht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E alarmuar nga vrasja e të riut, policia e Elbasanit ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të motivit të krimit. Ende nuk ka një pistë kryesore mbi hetimet, por nga të dhënat e para duket se kemi të bëjmë me larje hesapesh për prishje pazaresh. Klevi Baho mësohet se sapo kishte dalë nga burgu

në Itali. Burime policore bënë me dije për "Gazeta Shqiptare" se objektiv i atentatit mësohet se ka qenë 29vjeçari Sandër Baho, i cili i ka shpëtuar edhe një tjetër atentati në Itali. Në vendngjarj­e u gjetën 35 gëzhoja kallashnik­ovi, me të cilën autorët qëlluan ndaj dy vëllezërve. Policia menjëherë pas ngjarjes ka ngritur postblloqe për të kapur autorët e dyshuar, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre. TIRANË - Drejtuesi i Prokuroris­ë së Kavajës, Artan Madani, ka dalë dje përpara vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, i përbërë nga trupa gjykuese Genta Tafa Bungo, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko, ka vendosur që të rikonfirmo­jë në detyrë Madanin. Artan Madani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar si prokuror në Durrës, ka drejtuar Prokurorin­ë e Lezhës dhe është rikthyer sërish si prokuror në Prokurorin­ë e Durrësit. Në vitin 2014, Madani është emëruar në Prokurorin­ë e Kavajës, ku është promovuar më pas si drejtues i kësaj prokurorie. Analiza e pasurisë është një ndër tri shtyllat e rivlerësim­it për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesiona­le. Siç duket, Madani ka dalë i pastër në të tria shtyllat e rivlerësim­it nga ana e KPK.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania