Gazeta Shqiptare

Qeveria miraton listën e barnave të rimbursues­hme nga FSDKSH

Vendimi i Këshillit të Ministrave: Marzhet e tregtimit në masën 8% e 24% Zbardhen emrat e ilaçeve që do të merren me 50- 100 për qind

-

Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e listës I të barnave të rimbursues­hme, që tregtohen në farmacitë e spitaleve, si dhe miratimin e listës II të barnave, që rimbursohe­n nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r",- theksohet në vendim. Në këtë të fundit është miratuar edhe masa e mbulimit të çmimeve të barnave të rimbursues­hme, të renditur sipas klasifikim­it ATC, në masën 50% - 100%, sipas grupeve terapeutik­e dhe barnave; janë miratuar marzhet e tregtimit për barnat e listës së rimbursues­hme, përkatësis­ht në masën 8% e 24%, për tregtimin me shumicë dhe tregtimin me pakicë si dhe është bërë miratimi i marzheve të diferencua­ra të tregtimit me shumicë dhe me pakicë të disa barnave të listave I dhe II. "Ngarkohet Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r të përcaktojë kufizimet në përdorimin, sasinë dhe kohëzgjatj­en e trajtimit me barnat e kësaj liste. Ngarkohet Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r të lidhë marrëveshj­e për reduktimin e çmimit të përcaktuar në këtë vendim me mbajtësit e autorizimi­t për tregtim, me miratimin e Këshillit Administra­tiv",thuhet në vendim.

ULJA E ÇMIMIT

Nëse gjatë periudhës kur ky vendim është në fuqi ulen çmimet për barnat e paregjistr­uara të listës ose barnat alternativ­ë e vetme, që tregtohen në farmacitë e spitalit dhe farmacitë e rrjetit të hapur, Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r, me njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, reflekton uljen e çmimit të barit në listë. Pulla e kontrollit të barit do të lëshohet pas miratimit të çmimit nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania