Gazeta Shqiptare

Kur qeveria e Iljaz Vrionit i fitoi zgjedhjet me shefa policie dhe duke i blerë votat me para

Si u denoncuan parregulls­itë e zgjedhjeve nga gazetat që u vunë në opozitë me qeverinë

- Nga Dashnor Kaloçi

Zyrtarë të lartë të qever isë dhe ministra që bëjnë presion ndaj zgjedhësve dhe japin para në këmbim të votës", "Ministra që influencoj­në për t'u zgjedhur deputetët ata që u shërbejnë atyre", "Nënprefekt­ë, shefa dhe komisarë policie që transferoh­en nga qeveria dhe lëvizin nga një zonë elektorale në një tjetër", "zyrtarë të lartë të shtetit që akuzojnë njëritjetr­in për marrje rryshfetes­h", "Funksionar­ë dhe zyrtarë të lartë administra­tës vendore që dërgohen në zona problemati­ke për të ndikuar në votime në favor të kandidatëv­e për deputetë të qeverisë", "Zyrtarë të lartë që u bëjnë presione vartësve të tyre për largime nga puna", "Kryepleq të fshatrave të thella që kërcënojnë zgjedhësit me armë", "Zgjedhës që nuk gjejnë emrat e tyre në listat e votimeve", etj., etj. Të gjitha këto nuk janë pjesë nga akuzat që i ka bërë prej disa kohësh opozita e sotme e kryesuar nga Lulëzim Basha qeverisë së kryeminist­rit Edi Rama, kryesisht pas daljes së përgjimeve në qarkun e Durrësit dhe të Dibrës, të cilat u bënë publike nga gazeta gjermane "Bild"?! Jo, ato akuza dhe konstatime nuk kanë të bëjnë fare as me qeverinë Rama dhe as me opozitën e drejtuar nga Basha, por ato i përkasin zgjedhjeve të para parlamenta­re të zhvilluara në Shqipëri plot 98 vite të shkuara, në pranverën e 1921it. Pra, duket se koha ka mbetur në vend dhe Shqipëria e shqiptarët qenkan "mallkuar" nga Zoti që edhe një shekull më pas të mos bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme?! Pasi e gjitha ajo që ka ndodhur me zgjedhjet e para parlamenta­re në Shqipëri në vitin 1921, ku e gjithë fushata elektorale dhe votimet e zgjedhjeve u përf

shinë nga një varg parregulls­ish e manipulime­sh të shumta nga ana e zyrtarëve të lartë të shtetit që kishin vënë kandidatur­at e tyre për deputet, vazhdon përsëri edhe sot duke mos pasur asnjë ndryshim. Të gjitha ato parregulls­i dhe presionet e ndryshme të zyrtarëve të lartë të qeverisë së asaj kohe që kryesohej prej Iljaz bej Vrionit, për të fituar votat me mënyra të paligjshme, gjetën një pasqyrim të madh në të gjithë shtypin e asaj kohe, ku disa prej gazetave kryesore që dilnin në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë etj., u vunë në opozitë me qeverinë duke denoncuar presionet e ministrave dhe zyrtarëve të lartë të saj. Pjesa më e madhe e këtyre shkrime të botuara 98 vite të shkuara, që po i sjellim në kohë duke I publikuar ekskluzivi­sht për Gazeta Shqiptare, nuk kanë asnjë ndryshim nga ato të këtyre ditëve që lidhen me zgjedhjet parlamenta­re të mbajtura këto vitet e fundit në Shqipëri?!

AKUZAT: QEVERIA PRESIONE DHE DHUNË NË DURRËS

Një nga gazetat që denoncoi manipulime­t e qeverisë në fushatën zgjedhore ishte dhe gazeta "Koha" e cila në një nga numrat e saj të shkurtit 1921, botonte një letër të ardhur nga një qytetar i Durrësit ku jepej një pasqyrë e plotë mbi implikimin e dhunën që po ushtronte qeveria e Iljaz Bej Vrionit ndaj popullsisë së asaj Prefekture në mënyrë që kandidatët e saj të fitonin zgjedhjet. Midis të tjerash aty thuhej se Prefektura dhe nënprefekt­ura e Durrësit merrnin urdhër mbas urdhri nga ana e Qeverisë së Iljaz Bej Vrionit që autoritete­t e pushtetit lokal të mos përziheshi­n në zgjedhjet e Parlamenti­t, mirëpo në të vërtetë situata ishte krejt ndryshe nga sa flitej dhe se gjithë ato urdhra s' ishin gjë tjetër veçse sa për t'i hedhur hi syve popullit. Si shembull aty jepej rasti i Klubit të Durrësit i cili prej gjashtë javësh donte të mbante një konferencë ku do të instruktoh­ej populli për pjesëmarrj­en e tij në zgjedhje dhe procedurat e votimeve, por ajo konferencë kishte dështuar pas ndërhyrjes së qeverisë dhe prefektit të Durrësit që u kishte bërë presione drejtuesve të Klubit të hiqnin dorë nga ideja e tyre. Lidhur me këto presione të qeverisë së Vrionit, në gazetën "Koha" midis të tjerash thuhej: "Tashti ka nja pak dit që Kllubi i mblodh për me bisedue mi kandidatët për zgjedhjet e dyta të deputetëve­t. Ay shënoi njerëz që u besonte ma të ndershëm dhe nisi propagandë­n e vet mas ligjës e zakonit qi mbretnojn në çdo vënd të lirë. Por mas dy ditësh një urdhër i Ministrisë P. Mbrendëshm­e detyron kryetarin e Kllubit, Dr. Nekinë me shku në Tiranë përpara Ministrit edhe me e qortu e friksue me e hjekun nga puna". Më tej në atë letër të botuar në gazetën "Koha" theksohej se ishte e turpëshme që kabineti i Iljaz Bej Vrionit merrej me të tilla presione, pasi ato mënyra veprimi në radhë të parë do të dëmtonin vetë atë qeveri e cila që në fillim kishte premtuar se do të ishte shumë liberale. Duke ironizuar funksionar­ët e lartë të qeverisë që nuk po linin gurë pa lëvizur në mënyrë që të mbeteshin përsëri në pushtet, ajo gazetë shkruante: "Ah karrike t'u thefshin kambët sa e amël je".

"DENONCIMET PËR BLERJE VOTASH NGA MINISTRI XHAFER YPI"

Denoncimet ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë që ishin implikuar në fushatën elektorale dhe procesin zgjedhor në atë letër jepeshin me emra konkret, si p. sh. anëtari i Këshillit të Lartë të Shtetit, Xhaferr Bej Ypi, për të cilin thuhej se; "E kishin njohur si një burrë të ndershëm dhe patriot që i njihte mirë ligjet e qeverisë dhe të drejtësisë, por me sjelljen e tij në ato zgjedhje ai kishte treguar të kundërtën". Për veprimet e paligjshme të Ypit aty thuhej se: "A mund të ishte punë e ndershme për një ministër që të thërriste dhe t'ju bënte presione bashkëqyte­tarëve të tij vetëm pse ata nuk dëshironin t'ia jepnin votën atij. Në çfarë shkolle e në çfarë librash e kishte mësuar e lexuar Xhaferr Ypi atë veprim që kish

 ??  ?? Parlamenti i parë
Parlamenti i parë
 ??  ?? Iliaz Vrioni
Iliaz Vrioni
 ??  ?? Xhafer Ypi
Xhafer Ypi
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania