Gazeta Shqiptare

Nuk e prisnim! Nora Istrefi lë muzikën, ja ku do e shohim

Këngëtarja sqaron raportin me Robertin dhe shkëputjen nga skena Detaje nga jeta private, pushimet dhe kujdesi për vajzën

- Egla Xhemali

Nora Istrefi është një ndër artistet më të dashura në tregun muzikor shqiptar. Ajo ka pothujase 15 vite që merret me muzikë dhe gjithmonë ka sjellë hite që dëgjohen kudo. Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin "Mirage", ku ka zbuluar më shumë rreth vetes, projekteve të fundit si dhe këngën me motrën, Era Istrefi. Ndër të tjera ajo foli edhe për planet e së ardhmes, ku me siguri shumë prej fansave nuk janë të lumtur nga ajo që tha. Nora u shpreh se po mendon të largohet nga muzika, ose të paktën të bëj një pauzë. Mesa duket arsyeja e këtij vendimi është se këngëtarja shqiptare dëshiron që t'i përkushtoh­et edhe ndonjë pasioni tjetër e të mos jetë e kufizuar vetëm te muzika. "U bënë shumë vite në skenë, nuk jam lodhur asnjëherë, e kam shijuar shumë sepse kam dashur që fëmijë të jem këngëtare dhe ëndrra m'u realizua. Mirëpo edhe disa vite mendoj të merrem me muzikë ose të bëj një pauzë shumë të madhe. Gradualish­t po e shikoj të bëj një biznes. Do merrem me muzikë derisa ta ndiej veten energjike dhe të kem vullnet për të punuar edhe pak me muzikë", u shpreh Nora. Këngëtarja duket se ka kohë që e mendon largimin nga muzika, pasi tha se ka dhënë maksimumin në të. Ndër të tjera në intervistë Nora zbuloj se fansat shumë shpejt kanë për tu kënaqur me tre projektet, që priten të dalin shumë shpejt. Kështu që, për momentin ajo nuk do i largohet muzikës, skenës dhe klipeve. Vera për të do të jetë e mbushur me koncerte, ku më i veçanti pritet të jetë në Greqi. Nora do të performojë së bashku me Erën në një organizim të madh, që do të ketë mjaft emra artistësh të njohur për publikun. Po përtej punës, Istrefi ka folur edhe për pasionin që sa vjen dhe i rritet për pjesën e kurimit të imazhit e sidomos për veshjet. Në një farë mënyre bukuroshja la të kuptohej se do tërhiqej nga muzika për t'u përkushtua­r ndonjë biznesi, që ka lidhje me veshjet. Në daljet e saj gjithçka është e mirëkoncep­tuar deri në detaje më të vogla, gjë që e bënë edhe më të veçantë atë. Përtej angazhimev­e të

punës Nora di të jetë dhe një nënë dhe bashkëshor­te e zonja. Ajo ka pranuar se kujdeset në mënyrë të veçantë për ushqimin e Renesë, së bijës dhe për mirëmbajtj­en e saj. Nora ka thënë: Nuk merrem me punë shtëpie, për hir të kohës. Puna jonë të lodh shumë, po gjithsesi papastërti­të dhe parregulls­inë nuk e duroj dot. Natyrisht që ajo gjen kohë edhe për t'u lumturuar pranë Robertit, duke u dhënë kështu fund të gjitha thashethem­eve që po qarkullojn­ë se ata janë ndarë. Këngëtarja deklaroi publikisht se janë më të dashuruar se kurrë, janë prindër të një vajze të mrekullues­hme e asgjë që thuhet lart e poshtë nuk është e vërtetë. Mesa duket vera nuk do ketë hapësirë për pushime e ato do të ngelen për nga shtatori. Nora, Roberti dhe Rene do "arratisen" në vende të ndryshme për të shijuar disa ditë relaksi në det, po edhe në mal.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania