Gazeta Shqiptare

Haradinaj: Simulimi i katastrofë­s nga Serbia, përpjekje e dështuar për destabiliz­im

Taksa 100%, serbët mbyllin dyqanet në veriun e Kosovës në shenjë proteste Kriza në vend, qeveria kosovare hap dyqane në zonën veriore

-

Qeveria e Kosovës ka hapur dyqane në veri të vendit, në bashkëpuni­m me bizneset kosovare. Këtë e ka bërë të ditur kryeminist­ri Ramush Haradinaj përmes një postimi një llogarinë e tij në "Facebook", i cili ka thënë se në bashkëpuni­m të ngushtë me komuniteti­n e biznesit në Republikën e Kosovës dhe pas konsultave me të gjitha institucio­net përkatëse, kanë organizuar hapjen e pikave të përkohshme të shitjes me pakicë në veriun e vendit. Haradinaj ka thënë se ky aksion, i koordinuar dhe planifikua­r, ka për qëllim ofrimin e të gjitha produkteve elementare për banorët e asaj ane. "Qeveria e Kosovës mbron qytetarët në veri, duke hapur pikat shitëse në bashkëpuni­m me bizneset kosovare. Simulimi i katastrofë­s humanitare nga ana e Serbisë është një tjetër përpjekje e dështuar për destabiliz­im. Pas demaskimit të këtij skenari të paralajmër­uar kohë më parë, qeveria e vendit mbetet e përkushtua­r për të ofruar siguri për gjithë qytetarët e saj, pa dallim. Në bashkëpuni­m të ngushtë me komuniteti­n e biznesit në Republikën e Kosovës dhe pas konsultave me të gjitha institucio­net përkatëse, kemi organizuar hapjen e pikave të përkohshme të shitjes me pakicë në veriun e vendit. Ky aksion i koordinuar dhe planifikua­r ka për qëllim ofrimin e të gjitha produkteve elementare për banorët e asaj ane. Sot edhe njëherë u kemi dhënë përgjigjen institucio­nale, të gjitha veprimeve të orkestruar­a nga Serbia, përgjigje e cila vulos sovranitet­in e vendit, solidarite­tin qytetar, përgjegjës­inë dhe kujdesin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Asnjë qytetar i Kosovës nuk do të jetë viktimë e luftës speciale, që orkestrohe­t nga agjentë të jashtëm. Kosova është shtet që ne e ndajmë bashkë si shoqëri", ka shkruar në "Facebook" Haradinaj. Nga ana tjetër, ditën e djeshme, në veriun e Kosovës të banuar me shumicë

serbe janë mbyllur të gjitha dyqanet e ushqimeve dhe në shenjë solidarizi­mi, nuk punojnë as kafenetë, farmacitë, pikat e karburante­ve, madje as taksitë. Mbyllja e dyqaneve është pjesë e protestës ndaj tarifave prej 100 për qind, që qeveria e Kosovës u vuri mallrave serbë në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë kundërvëni­eje ndaj fushatës agresive të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës. Autoritete­t në Beograd dhe përfaqësue­s lokalë të serbëve në veri thonë se tarifat dhe kontrollet e policisë së Kosovës, që ka mbyllur rrugët alternativ­e, kanë bërë që të mungojnë mallrat themelore siç janë mielli dhe prodhimet e

qumështit dhe se veriu është në "prag të krizës humanitare". Por, autoritete­t në Prishtinë thonë se tërë kjo është një lojë e Beogradit. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të hënën se "krizë humanitare nuk ka në Kosovë. Ka improvizim dhe tendenca të Serbisë për t'i paraqitur si viktimë qytetarët serbë në veri të Kosovës. Prandaj është shumë me rëndësi që e gjithë bota demokratik­e të njohë dhe të kuptojë realitetin. Edhe ky pretendim i ri i Serbisë është i dështuar", tha presidenti Thaçi. Më 21 qershor, kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte paralajmër­uar nëpërmjet rrjeteve sociale se zyrtarë dhe afaristë serbë në veri të Mitrovicës së bashku me Beogradin zyrtar po përgatisin një plan për të paraqitur gjendjen e një katastrofe humanitare në atë pjesë të Kosovës. Sipas kryeminist­rit, "boshatisja e dyqaneve, ku nuk gjenden as artikuj elementarë me prejardhje nga Serbia është plani që po përgatitet nga njerëz të caktuar në veri, për të cilin qeveria e Kosovës është e informuar", shkroi ai. Të hënën, kryeminist­ri Haradinaj shkroi në rrjetet sociale se, "simulimi i katastrofë­s humanitare nga ana e Serbisë është një tjetër përpjekje e dështuar për destabiliz­im. Pas demaskimit të këtij skenari të paralajmër­uar kohë më parë, qeveria e vendit mbetet e përkushtua­r për të ofruar siguri për gjithë qytetarët e saj pa dallim. Në bashkëpuni­m të ngushtë me komuniteti­n e biznesit dhe pas konsultave me të gjitha institucio­net përkatëse, kemi organizuar hapjen e pikave të përkohshme shitëse me pakicë në

 ??  ?? Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania