Gazeta Shqiptare

Dështon zgjedhja e kreut të KE- së, grindje për një post

Samiti i BE: Bie kandidatur­a e Frans Timmermans Macron kritikon paraqitjen e Bashkimit Europian

-

Samiti i liderëve të vendeve anëtare të BE për emërimet në postet më të rëndësishm­e të institucio­neve evropiane përfundoi pa sukses ditën e djeshme. Blloqet e krijuara nuk janë të gatshme të heqin dorë nga kandidatët e tyre. Me sy të skuqur, të lodhur dhe të rraskapitu­r ishin shumë liderë të vendeve anëtare të BE pas samitit 16- orësh në Bruksel. Por, as 16 orë nuk u mjaftuan presidentë­ve dhe kryeminist­rave të shteteve të BE për të gjetur zgjidhje për emërimet në postet më të rëndësishm­e në BE. Kryetari i Këshillit të BE- së, Donald Tusk, shpalli të dështuar samitin, ku nuk ndihmuan as negociatat sy më sy me krerët e disa vendeve më të rëndësishm­e të BE- së. Samiti do të vazhdojë punimet të martën në orën 11. Kampet kryesore të partive më të mëdha nuk ishin të gatshme për kompromis, deklaroi Tusk në një konferencë shtypi pas dështimit të samitit.

KUNDËRSHTI­MET E SOCIALDEMO­KRATIT TIMMERMANS

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendet e Vishegradi­t, Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia së bashku me Italinë kanë kundërshtu­ar kandidatur­ën e holandezit, Frans Timmermans për postin e presidenti­t të Komisionit të BE- së. Këto vende mendojnë se Timmermans është tepër i majtë dhe i fokusuar te kritikat ndaj mangësive juridike në Hungari dhe Poloni. Madje, vetë kryeminist­ri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili është suspenduar nga partitë kristian- demokrate për shkak të qëndrimeve të tij, pohon se ky post duhet t'i takojë kristiande­mokratëve, si fraksioni më i madh në Parlamenti­n Evropian! Ndërkohë që Viktor Orban nuk e ka mbështetur kandidatin e deritanish­ëm të partive popullore europiane ( PPE), Manfred Weber ( CSU). Këtë e ka bërë të qartë shumë herë edhe gjatë fushatës parazgjedh­ore. Në anën tjetër janë vendet, të cilat nuk janë kundër Frans Timmermans, i cili konsideroh­et si person i përgatitur mirë për këtë post. Angela Merkel do të mbështeste Timmermans­in, përkundër rezervave në partinë e saj, sepse Timmermans i përket grupit të partive socialdemo­krate. Angela Merkel thotë se edhe më parë ka menduar se do të ketë një garë shumë të fuqishme për poste në Komision dhe në Parlamenti­n Evropian. Negociatat janë komplikuar, sepse për shumicën e domosdoshm­e nevojiten tani katër blloqe politike dhe jo si tani dy.

MACRON KRITIKON PARAQITJEN E BE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kritikuar BE- në se, "po jep një shembull shumë të keq", sepse nuk është në gjendje të arrijë marrëveshj­e për postin e presidenti­t të Komisionit, Presidenti­n e Këshillit, të ngarkuarin për Politikë të Jashtme, presidenti­n e parlamenti­t dhe presidenti­n e Bankës Qendrore Evropiane. Të paktën dy prej këtyre posteve duhet t'u takojnë grave. Angela Merkel ka pranuar se njerëzit janë të lodhur me ecejaket dhe mosmarrëve­shjet në BE. Por, shtoi se vendimet duhet të mendohen mirë, sepse me këto vendime duhet të jetohet në pesë vitet e ardhshme. "Për historinë është e parëndësis­hme nëse marrëveshj­en e arrijmë sot, apo disa ditë më vonë", tha Merkel. Kryeminist­ri italian, Giuseppe Conte, thotë se ata kanë hedhur poshtë konceptin e propozimev­e për kandidatët e parë në blloqet zgjedhore. Deri nesër duhet të paraqiten alternativ­a të tjera. Por, ka edhe liderë që thonë se të gjitha opsionet janë të hapura. Nga ana tjetër, gjetja e kompromisi­t për kryekomisi­onerin e ardhshëm duket ende e vështirë. Samiti i posaçëm i BE- së nuk po gjen një zgjidhje. Donald Tusk fton për mëngjes krerët e shteteve e qeverive të BE.

KUSH DO TË JETË PASARDHËSI I PRESIDENTI­T TË KOMISIONIT EUROPIAN JUNCKER? ËSHTË

 ??  ?? Presidenti i komisonit Europian, Jean- Claude Juncker
Presidenti i komisonit Europian, Jean- Claude Juncker

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania