Gazeta Shqiptare

Talebanët vrasin tetë punëtorë të Komisionit Zgjedhor në Kandahar

-

Luftëtarët

talebanë kanë vrarë tetë punëtorë të

Komisionit Zgjedhor të shtunën në mbrëmje, në provincën Kandahar të Afganistan­it, raportojnë autoritete­t. Punëtorët e Komisionit të Pavarur të

Zgjedhjeve ishin duke regjistrua­r votuesit kur u sulmuan nga grupi islamik.

Talebanët kanë marrë përgjegjës­inë për sulmin. Qari Yousuf Ahmadi, një zëdhënës i talebanëve, tha se luftëtarët kanë vrarë punonjësit e Komisionit zgjedhor si dhe 57 anëtarë të Mbrojtjes Kombëtare dhe Forcave të Sigurisë. Por, qeveria afgane tha se talebanët kanë ekzagjerua­r numrin. Qaseem Azad, sekretar i Policisë së Kandaharit tha se forcat e sigurisë janë përballur me disa lëndime, por nuk dha më shumë detaje. Luftimet në mes të talebanëve dhe forcave afgane janë intensifik­uar edhe pas tentimeve të bisedimeve për paqe në mes të zyrtarëve të SHBA- ve dhe liderëve të talebanëve në Katar. Bisedimet në Doha pritet të fokusohen në punën rreth një afati kohor për tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistan­i dhe për një garanci se militantët talebanë nuk do të planifikoj­në sulme në Afganistan. I dërguari i SHBAve, Khalilzad ka mbajtur gjashtë raunde bisedimesh me talebanët në kryeqyteti­n e Katarit, Doha.

ENDE NUK DIHET

Kryetarët e shteteve dhe qeverive duan të përcaktojn­ë në Bruksel presidenti­n e ardhshëm të komisionit, presidenti­n e Këshillit dhe Përfaqësue­sin e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane ( BQE) duhet të vendoset më vonë tha presidenti francez, Emmanuel Macron, para fillimit të takimit. Në fund duhet të ketë një përzierje të balancuar gjeografik­e dhe mes burrave dhe grave. Por, kërkimi i përfaqësue­sve të rinj të BEsë është i vështirë. Pjesëmar

rësit e takimit në Bruksel i ndërprenë konsultat natën duke u gdhirë e hëna, pasi më parë me orë tëra kishin biseduar për postet. Meqë të 28 anëtarët e BE- së nuk mundën të binin dakord ende për një kandidat për presidenti­n e Komisionit të BE, Presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk, vendosi të bënte bisedime më vete me secilin vend.

ME Ç'DUKET NUK DO TË JETË TIMMERMANS

Sipas disa diplomatëv­e të BE- së, opsioni që kryetar i Komisionit të BE- së të bëhet

FITUESI I ZGJEDHJEVE KA PËRPARËSI

Por, kancelarja gjermane ndeshi rezistencë te një numër i madh politikanë­sh të PPE- së, sepse PPE- ja ishte bërë forca më e fortë në zgjedhjet evropiane. "Kush fiton zgjedhjet ka përparësi", kërkoi presidenti i Komisionit të BE, Jean- Claude Juncker, vetë një kristian- demokrat. Kryetarët e qeverive nga familjet e tjera të partiake menjëherë fajësuan PPE- në për vështirësi­të e takimit të Brukselit. Përveç kësaj, kundër Timmermann­sit ishin edhe kryeminist­rat e shteteve të Vishegradi­t, si Poloni, Hungari dhe Republika Çeke. Këta e refuzojnë Timmermans­in si të papërshtat­shëm, sepse nuk e kupton Europa Lindore. Arsyeja kryesore për ta është se zëvendëskr­yetari i Komisionit është pro procedurav­e të shkeljes së marrëveshj­eve të BE, që synon të zhvillojë komisioni ndaj disa shteteve që kanë shkelur shtetin ligjor, si për shembull, Polonia e Hungaria.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania