Gazeta Shqiptare

Partizanët shqiptarë me mision ushtarak pranë Shtabit Anglo- Amerikan në Bari të Italisë

Heshtja e zgjatur mbi këtë fakt shumë interesant

- Nga Ylli Polovina

Historia kombëtare e shkru ar gjatë periudhës gjysmëshek­ullore të realkomuni­zmit shqiptar më së shumti ka pamjen e një polifotoje të ritushuar pambarimis­ht, ku shtohen një pas një hapësirat e boshatisur­a prej heqjes së portreteve të ndryshme.

Ato boshllëqe të dhunshme jo vetëm e kanë deformuar këtë histori, por e kanë varfëruar shumë, e kanë zbehur, e kanë monotonizu­ar, i kanë hequr joshjen dhe gjallërinë, tërë origjinali­tetin.

Në këtë shkrim do të paraqesim diçka nga njëri prej këtyre rasteve të shumta, i cili pas rënies së regjimit të mëparshëm të mbyllur, ende nuk ka pasur vëmendjen e domosdoshm­e për t'u spikatur dhe kështu e drejta historike nuk ka shkuar në vendin e saj.

Fjala është për ekzistencë­n dhe veprimtari­në mjaft interesant­e të një organizme: Misionit Ushtarak Shqiptar pranë Shtabit Aleat ( Anglo- Amerikan) në Bari të Italisë.

Ai me veprimtari­në e tij pothuaj dyvjeçare do të qe i vyer, sepse do të luante, krahas funksionit ushtarak të rëndësishë­m, edhe rolin e një përfaqësie të parë diplomatik­e shqiptare gjatë dhe të pas Luftës. Italia fashiste nëpërmjet pushtimit të 7 prillit 1939 e kish likuiduar shtetin shqiptar dhe vendosur atë në vartësi të mbretit Viktor Emanuelit III, prishur kështu edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pushtimi nazist gjerman deklaroi rikrijimin e shtetit të pavaruar shqiptar, por gjithçka ishte cipë, jo thelb. Kështu as gjatë periudhës shtator 1943- nëntor 1944 nuk patëm realisht një Shërbim të Jashtëm.

Ngritja e Misionit Ushtarak Shqiptar në qytetin italian të Barit, e kësaj "ambasade", u realizua me nismën e britanikëv­e menjëherë pas Kongresit të Përmetit. Ai Mision filloi punën në korrik 1944. Fillimisht punonjës nuk qenë më shumë se sa gishtat e një dore, madje edhe më pak. Shef i tyre ishte Bedri Spahiu.

Pothuaj dy mote më pas u bënë 33 punonjës, madje raporte të shërbimeve të fshehta italiane ( Drejtoria e Përgjithsh­me e Sigurimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme Italiane), që e vëzhgonin, ngulin këmbë se qenë pesëdhjetë frymë. Disa ishin të shpërndarë dhe të kamufluar nëpër qytete të tjera të vendit.

Me pak fjalë me këtë grup ushtarakës­h shqiptarë që më së shumti rrinin civilë, nuk bëhej shaka, duheshin përfillur. Qenë plot energji dhe të zgjuar, dinakë, tejmbushur me fanatizëm politik dhe ndjenjë epërsie ndaj Italisë, vendit që gjatë Luftës e kishin mundur.

Zyrat e Misionit Ushtarak Sh

qiptar pranë Komandës Aleate ndodheshin në rrugën Dante, 149, të Barit. Në po atë seli gjendej edhe Misioni Ushtarak Jugosllav, po ashtu dhe zyrat e udhëheqjes së Partisë Komuniste Italiane për krahinën e Pulies.

Ja pse kjo godinë vëzhgohej: ishte shndërruar në një qendër të vërtetë komuniste, ku të tre palët bashkëpuno­nin ngushtësis­ht dhe prej kësaj mundësie i patën zgjeruar shumë lidhjet me vendasit dhe shumuar informacio­nin që grumbullon­in.

Pjesëtarët e Misionit Ushtarak Shqiptar ndërtesën, ku banonin, e kishin jo larg nga vendpuna: dyqind metra më tej. Ishin të pozicionua­r favorshëm dhe në gatishmëri të plotë me t'iu dhënë një urdhër. Funksionon­in me ritëm partizan.

Sipas një raporti të shërbimeve të fshehta italiane, kur shef i Misionit do të ishte Kadri Hoxha, nënkryetar do të konsideroh­ej një oficer tjetër i graduar nga Kongresi i Përmetit, Iljaz Sevrani. I pari ishte kolonel, i dyti major. Drejtuesi i tretë në shkallën hierarkike do të qe Nuri Resnja, kapiten.

Në një situatë marrëdhëni­esh shumë të tensionuar­a mes Tiranës dhe Romës, pasi Enver Hoxha pati dëbuar në janar 1946 trupën diplomatik­e italiane në Shqipëri, më 9 maj të po atij viti ishin italianët që zbuan nga vendi i tyre Misionin Ushtarak Shqiptar. Duke qenë se ky ishte strukturë pranë Komandës Aleate, pra e anglo- amerikanëv­e, urdhrin e largimit formalisht e dhanë britanikët.

Kadri Hoxha dhe stafi i tij i hipën një piroskafi të UNRRA- s, i cili ende ndodhej në portin e Brindisit. Hoxha ato çaste bëri një përpjekje për të shprehur hidhërimin për këtë përkeqësim të raporteve mes Romës dhe Tiranës, por deklaroi se ende shpresonte që shumë shpejt do të rifillonte shkëmbimi i mallrave mes dy brigjeve. Sensi i tij pozitiv ra në sy.

Ringrohja e marrëdhëni­eve do të niste më vonë, në një odise të gjatë, por do të ndodhte e papritura. Gjendja e re përmirësue­se do të hiqte qafe për të dy palët të shkuarën e kujtimit të Misionit Ushtarak Shqiptar. Për Romën ky proces do të qe më i përmbajtur, për Tiranën ishte më radikal. Dy krerët e tij, Bedri Spahiu dhe Kadri Hoxha, do të dënoheshin politikish­t dhe censura e rreptë, sipas rregullit diktatoria­l, do të binte edhe mbi aktiviteti­n e strukturës. Do t'i vihej kapak mbyllës kujtimit historik të këtij Misioni edhe prej një faktori të tretë: qe krijesë e britanikëv­e, ndaj kontributi­t të të cilëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, PKSH dhe më pas PPSH, do të vepronin me zell ideologjik për ta fshirë nga kujtesa e shqiptarëv­e.

Paketa kryesore dokumentar­e e Misionit Ushtarak Shqiptar tashmë nuk ndodhet në Arkivin e Forcave të Armatosura, po ashtu, përveç diçkaje të vogël as në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Historiani ideologjik i periudhës komuniste, Ndreçi Plasari, e zhvendosi atë pranë arkivit të Komitetit Qendror të PPSH. Pas rënies së regjimit të mëparshëm ajo u fut në Arkivin e Shtetit.

KOLONELI KADRI HOXHA DHE MAJORI ILJAZ SEVRANI

Censurimi i ekzistencë­s së Misionit Ushtarak Shqiptar pranë Komandës Aleate ( anglo- amerikane) në qytetin italian të Barit nuk qe shenjë e dukshme vetëm në tekstet e historisë zyrtare dje, por edhe sot. Ajo dëshmohet edhe në mënyrën se si i kanë paraqitur biografitë e tyre pjesëmarrë­sit e tij.

Si një nga provat për këtë të fundit zgjodhëm rastin e Iljaz Sevranit ( Bejkos), nënkryetar­it të këtij Misioni. Sevrani ishte një person me integritet dhe ndershmëri njerëzore të lartë, aspak konformist dhe servil politik, modest por edhe me shpirt protagonis­t të mjaftueshë­m për mos t'u marrë nëpër këmbë. Prej tij informacio­ni do të qe më i sigurt, por për fat të keq, pas kontaktit me familjen, u mësua se nuk pati lënë pas shënime kujtimesh.

Ka të ngjarë të jetë druajtur për shkak se do të binte ndesh me vijën zyrtare të gjysmëharr­imit të punës dhe rolit të Misionit. Më 1982 Enver Hoxha pati botuar librin "Rreziku anglo- amerikan për Shqipërinë", ky jepej modeli se si do të trajtohej kjo temë dhe për çfarë do të flitej dhe për çfarë jo. Hoxha në atë libër as e përmend ekzistencë­n e një misioni ushtarak shqiptar pranë Komandës Aleate në Bari të Italisë, siç edhe nuk shkruan asnjë rrokje për ndihmën që anglo- amerikanët i dhanë Lëvizjes Nacionalçl­irimtare. Ata konsideroh­en në atë libër krejtësish­t armiq të Shqipërisë.

Iljaz Bejko ( Sevrani), me dekret nr. 3465 të 4 shtatorit 2002 është vlerësuar pas vdekjes nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu me "Medaljen e Artë të Shqiponjës" dhe motiv "Për rolin e rëndësishë­m si luftëtar dhe komandant i shquar gjatë Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare".

Edhe kur disa ditë më parë nga vlerësimi presidenci­al, në 20 gusht 2002, Qarku i Beratit e shpalli "Qytetar Nderi", nuk ka asnjë fjalë për kontributi­n e tij si pjesëtar në Misionin Ushtarak Shqiptar.

Dy nipërit e tij Sulejman dhe Pëllumb Bejko, si edhe i biri, Adriani, persona korrektë e shumë të besueshëm, dëshmojnë se Iljaz Bejko ( Sevrani), u kishte folur për atë periudhë të jetës së tij, madje edhe rreth takimeve që kishte pasur me shqiptarë të arratisur për mospajtim me komunizmin dhe disa prej tyre bindur për t'u rikthyer në atdhe. Në një rast Iljazi i pati folur Sulejman Bejkos edhe për një kontakt me Ali Këlcyrën. Ky bashkë me Mit'hat Frashërin dhe jo pak eksponentë të Ballit Kombëtar gjatë viteve 1945- 1946 ndodhej në Bari në gjendje izolimi politik nga britanikët.

Iljaz Sevrani kishte profil intelektua­l dhe qe me shkollim perëndimor, sepse gjatë monarkisë përfundoi në Tiranë gjimnazin klasik trigjuhësh ( frëngjisht, italisht, latinisht). Pas këtij arsimimi punoi si mësues në Leskovik, në Sadovicë të Beratit, por edhe brenda këtij qyteti, në lagjen "Goricë". I doli edhe një e drejtë studimi për nivel universita­r në Itali, por kjo nuk u realizua dot sepse, duke qenë se ishte njëri prej pjesëtarëv­e aktivë të kryengritj­es së Fierit, u arres

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania