Gazeta Shqiptare

Çfarë po feston Edi Rama?

- Nga Andi Bushati

( vijon nga faqja 1)

... 30 qershorit, përkundrej­t kërcënimit se do t'ia prishnin ato.

Ai, që sot e tutje, ka në dorë të gjithë pushtetin lokal, pasi mbretëron prej katër muajsh në një parlament një ngjyrësh.

Ai mund të mburret se nuk përkulet para asnjë lloj shantazhi dhe se i shmangu vendit precedenti­n e kërcënimit me mospjesëma­rrje në zgjedhje.

Ai mund të përkëdhelë egon e vet, kur mendon se arriti të ndërtojë koalicioni­n më të pamundshëm ndonjëherë në histori, atë mes një partie politike, shtetit të vënë në shërbim të saj, botës së krimit dhe faktorit ndërkombët­ar, që u renditën së bashku në njërën anë të llogores.

Natyrisht, për këto, ai ka të gjitha të drejtat e botës të thërrasë: "Fitoreeeee­e".

Por, triumfi i tij është një nga ato beteja të cilave nuk ke çfarë i feston.

Sepse, pavarësish­t shifrave zyrtare ( ku pjesëtarët e organizatë­s janë edhe votues edhe komisioner­ë edhe numërues edhe vëzhgues), ai provoi se sundon si pakicë në këtë vend.

Sepse, duke shtrirë në Shqipëri modelin e partisë ku mbretëron, ai organizoi një ndeshje pa garë dhe pa rivalë.

Sepse ai shpalosi, në sytë e të gjithëve, një lloj shteti që do ta kishin zili edhe despotët më të mëdhenj të planetit, ku KQZ nuk pyet për dekretet presidenci­ale, ku policia i bindet vetëm urdhrit politik, ku Idajet Beqiri peshon më shumë se Gjykata Kushtetues­e dhe ku zgjedhjet përfundojn­ë si gjithmonë me një "tërmet" të sigurtë.

Sepse ai, këtë 30 qershor, e mbylli ciklin e kapjes së gjithçkaje, që nga parlamenti monist, pushteti lokal, prokuroria, shërbimi sekret dhe presidenca, me të cilën, nga që se komandon dot, sillet sikur të mos ishte.

Pra, në këtë kuptim, beteja e Edi Ramës është një nga ato të cilave fitimtari nuk i gëzohet dot. Pasi ajo nuk ishte një lojë që përfundoi duke zbatuar rregullat, por duke i shkatërrua­r ato. Pasi ajo nuk qe një ngadhënjim brenda sistemit demokratik, por përpjekja e fundit për ta shembur atë.

Si e tillë, kjo fitore mbart mbi vete të gjitha risqet që mund të sjellë kapërcimi nga demokracia drejt regjimit. Ajo vërtet mund të prodhojë, ndoshta edhe për një kohë të gjatë, një lider të fortë dhe të pakundërsh­tueshëm. Ajo mund përbëjë shtratin që Edi Rama ka ëndërruar gjithnjë për të përkundur ëndrrat e tij, atë ku ai është edhe profeti edhe polici edhe artisti edhe gardiani edhe bamirësi edhe xhelati edhe sundimtari edhe rebeli.

Por, ashtu si tiranët që shemben veçse prej peshës së tyre, cikli që ka nisur prej të kësaj të diele, i ka hequr Edi Ramës mundësinë për të dalë nga loja me mënyrat elegante që të ofron pluralizmi.

Nga sot e tutje, ai do e ketë pothuajse të pamundur të largohet me zgjedhje, për të vazhduar atë jetën e tretë, që aq shumë e ka propagandu­ar, qoftë me Koçon në Vuno, apo qoftë me Zahon në Surrel.

Duke u sjellë si anormal në pushtet, duke demonstrua­r një grykësi të pashoqe në ushtrimin e tij, ai i ka mohuar vetes nga një dalje normale nga skena.

Ashtu si ç'i ka marrë sot të gjitha, ai rrezikon nesër të humbasë gjithçka, qoftë edhe fizikisht.

Kjo është faza e re ku ka hyrë. Prandaj sado e madhe të duket fitorja e djeshme, ajo është një nga ato të cilave fitimtari nuk i gëzohet dot, sepse para se të ndjellë triumf, ajo tenton të prodhojë makth.

© Lapsi. al

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania