Gazeta Shqiptare

Leximi i votës së pardjeshme

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... Megjithëse ka lejuar dhe është llokoçitur në kapjen e shtetit nga kompanitë mbizotërue­se në treg( pronarët e të cilave i quajmë oligarkë). Provën më të thekshme e kësaj zhytjeje të partisë në pushtet mes interesave dhe favoreve të oligarkëve e përbën skandali i kompanisë fantazmë DH Albania, që mori 30 milionë euro tenderë nga buxheti ynë i shtetit, me regjistrim fals në shtetin Delaware në SHBA. Opozita jonë, po të mos kishte interesa me oligarkun të cilit partia në pushtet donte t'ia jepte këto 30 milionë euro, duhej të kishte gërthitur gjithë ditën e natën me pankarta që nga dhjetori 2018, kur u zbulua skandali e deri tani shtatë muaj më vonë. Por zgjodhi heshtjen. Megjithëse të pakënaquri­t nga qeverisja e deritanish­me janë me dhjetëra mijëra, sidomos në radhët e biznesit të vogël. Megjithëse partia në pushtet nuk ka arritur praktikish­t asgjë, për të bërë që rreth 50- 60 mijë qytetarë të këtij vendi të mos marrin rrugën në mërgim ekonomik çdo vit, kryesisht në Gjermani. Pa kthyer sytë pas, derisa të gjejnë një punë jashtë. Për të kthyer shpresën se ky vendi ynë bëhet, që katër shqiptare në dhjetë të mos aplikojnë po çdo vit për lotarinë amerikane. Megjithëse partia në pushtet e nisi këtë fushatë të zgjedhjeve vendore me një kongres të zhvilluar gjysma në rrugë. Paradë fitoresh të deritanish­me dhe bateri premtimesh për punët e bukura që kandidatët e saj për 61 bashkitë do të bëjnë në katër vitet e ardhshme. Pa një kritikë të vetme për diçka që nuk ka shkuar mirë në administri­min e punëve vendore në katër vitet e fundit. Pa nxjerrë një përgjegjës­i të vetme për shpërdorim fondesh apo mosmbajtje premtimesh. Të gjitha takimet me zgjedhësit kishit pikërisht këtë format parade. Megjithëse t'i japësh të gjithë pushtetin vendor( që administro­n 2.3 miliardë euro asete dhe një buxhet mbi 750 milionë euro në vit) një partie të vetme është e frikshme. Por qytetarët e vendit tonë kështu menduan dhe votuan. Pse mungoi alternativ­a nga një harakiri, vetëvrasje politike e opozitës reale të vendit. Dhe mes dy të këqijave, zgjodhën atë më të voglën. Zgjodhën këtë parti të sotme të lodhur nga gjashtë vite qeverisje. Të konsumuar jo pak. Që me shtatëqind mijë mbështetës­it e rikonfirmu­ar dhe një pushtet qendror dhe vendor pa kufi, nuk dihet se si do ta mbajë veten për të mos qenë autokratik­e. Kur do mungojë opozita reale e vendit në Kuvend. Kur do mungojnë këshilltar­ët e opozitës në të 61 parlamente­t vendore. Kush do ta kontrolloj­ë këtë parti? Kush do ta vërë përpara përgjegjës­isë? Mekanizmi i autokritik­ës që ka? Po pse në fushatë nuk bëri autokritik­ë për gabimet në qeverisjen vendore për katër vite rresht? Ku e kishte këtë ndjenjën e vetëkontro­llit dhe të autokritik­ës? Apo mos vallë kryebashki­akët e saj ishin engjëj të zbritur nga qielli që nuk bënë faje jo e jo, por madje as edhe gabime? Duke përjashtua­r kryetarin e bashkisë së kryeqyteti­t, që në katër vjet ka bërë një punë që i siguron kësaj partie ndoshta edhe fitoren në zgjedhjet vendore pas katër viteve, të tjerët nuk është se kanë shkëlqyer. Janë llokoçitur mes përqindjev­e të marra abuzivisht në xhep nga tenderët që kanë dhënë dhe punë që kanë bërë nga këto tenderë, pa kryer asnjë reformë reale në administri­min e pronave dhe të ardhurave të bashkive të tyre. Kjo parti e sotme në pushtet do të duhet ta lexojë mirë votën dhe mbështetje­n që ka marrë më 30 qershor. Nuk e ka merituar kaq të fortë, por i dha një ndihmë të jashtëzako­nshme opozita reale e vendit, me mohimin e përfaqësim­it të votuesve në parlament dhe me protestat e dhunshme rrugëve të Tiranës. Do të duhet të lëvizë me përgjegjsh­mëri, edhe pse asnjë sy i vëmendshëm dhe profesiona­l opozitar nuk po e kontrollon dhe denoncon. Tenderët që ka dhënë këto tre- katër muajt e fundit të protestave janë shqetësues­e. Sidomos ato me formën e partnerite­teve publik- privat. Kjo qeveri po lundron mes një deti pushteti të pamatë dhe frika do të na rritet dita- ditës si qytetarë, duke parë opozitën që kemi në tokën e askujt, pa përfaqësim në Kuvend dhe pa përfaqësim në të 61 parlamente­t vendore. Qeveri ime e pushtetit pa kufi. Të lutem, lexojë mirë votën e të 700 mijëve që të besuan dhe të mbështeten dy ditë më parë. Është përgjegjës­i e jashtëzako­nshme. Nëse do të flesh mbi dafina dhe do të nanurisesh në tenderët e radhës mes flirteve me oligarkët, nuk ka kryetar bashkie të Tiranës dy vjet më vonë, në qershor 2021, që të të shpëtojë, sado punë të jashtëzako­nshme të vijojë të bëjë për kryeqyteti­n. Me ose pa opozitë të riorganizu­ar dhe të fuqizuar, për të mirën e të gjithë ne qytetarëve.

Megjithëse partia në pushtet nuk ka arritur praktikish­t asgjë, për të bërë që rreth 50- 60 mijë qytetarë të këtij vendi të mos marrin rrugën në mërgim ekonomik çdo vit, kryesisht në Gjermani. Pa kthyer sytë pas, derisa të gjejnë një punë jashtë. Për të kthyer shpresën se ky vendi ynë bëhet, që katër shqiptare në dhjetë të mos aplikojnë po çdo vit për lotarinë amerikane. Megjithëse partia në pushtet e nisi këtë fushatë të zgjedhjeve vendore

me një kongres të zhvilluar gjysma në rrugë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania