Gazeta Shqiptare

Rama publikon videon me Merkelin: Ne kemi vetëm një rrugë, forcimin e BE

Samiti, Polonia kritika BE- së për shtyrjen e bisedimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut Kancelarja: Synimi, të ndihmojmë miqtë e Ballkanit

-

Samiti i Ballkanit Perën dimor në Poznan të Polonisë mblodhi liderët nga Ballkani Perëndimor dhe BE- së për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit në kontekstin e zgjerimit të BE- së. Nga Polonia, kryeminist­ri Edi Rama foli mbi zhvillimet e Samitit të Ballkanit Perëndimor. Në një konferencë me gazetarët, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se nuk janë të pakta arritjet e këtij samiti, i cili po konsolidoh­et vit pas viti. Më tej, Rama ka deklaruar se më e rëndësishm­e është se ajo që është planifikua­r për të nesërmen është më e sigurt se ajo që është lënë pas. Sipas kryeminist­rit Rama, e vetmja rrugë e këtij samiti është forcimi i Bashkimit Evropian. Rama deklaroi para mediave se në samit ka pasur shumë diskutime intensive, të cilat sipas tij, synojnë forcimin e bashkëpuni­mit rajonal dhe atë të BE- së. "Nuk është samit për lajme, por për punë dhe për të bërë një bilanc të ecurisë së punëve në tërësi në rajon, të marrëdhëni­eve shtetërore në rajon dhe të raportit të rajonit si i tërë. Pas diskutimes­h shumë intensive, interesant­e, të hapura, është me shumë rëndësi që Procesi i Berlinit është një proces që konsolidoh­et vit pas viti, pa diskutim edhe arritjet nuk janë pak, por më e rëndësishm­e është se ajo që është planifikua­r për të nesërmen është më e sigurt se ajo që është lënë pas. Ne kemi vetëm një rrugë, forcimin e BE. Në këtë aspekt, BE- ja, Gjermania, por edhe Franca së fundi janë në mbështetje", deklaroi z. Rama.

MBËSHTETJA

Kryeminist­ri Edi Rama postoi dje në "Facebook" një video nga samiti i Poznanit, që po zhvillohet në Poloni. Ai është bashkë me homologun maqedonas, Zoran Zaev, duke biseduar i buzëqeshur me kancelaren gjermane Angela Merkel. Ndërkohë pas Samitit të Ballkanit Perëndimor, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Procesi i Berlinit synon të ndihmojë miqtë e Ballkanit Perëndimor drejt rrugës europiane. Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në "Twitter", zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert. "Procesi i Berlin

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe Kancelarja gjermane, Angela Merken, dje në samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë
Kryeminist­ri Edi Rama dhe Kancelarja gjermane, Angela Merken, dje në samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania