Gazeta Shqiptare

"Të bashkuar kundër diktaturës", Basha: Shqiptarët refuzuan monizmin

PD, akuza KQZ: Mbushi kutitë me 280 mijë vota

- Valentina Madani

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, iu drejtua dje me një mesazh demokratëv­e dhe të gjithë shqiptarëv­e për të marrë pjesë në protestën e ditës së hënë, në datë 8 korrik në orën 20: 00. Sipas PD- së, Basha do të jetë në protestën e së hënës bashkë me familjen. Lideri demokrat tregon arsyet se përse sipas tij shqiptarët duhet të ngrihen në protestën e dhjetë kombëtare para Kryeminist­risë, me qëllim largimin e Ramës. Kreu i PD- së, Lulzim Basha, tha se nuk do të ketë asnjë hap pas në qëllimin e opozitës, e cila lidhet me largimin e kryeminist­rit Rama. Në një status në "Facebook", ku Basha fton qytetarët në protestën e 8 korrikut, ai thotë se 85% e shqiptarëv­e refuzuan Edi Ramën. "Më 30 qershor 85% e shqiptarëv­e refuzuan dhunimin e Kushtetutë­s. 85% e shqiptarëv­e refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëv­e refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëv­e refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëv­e refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëv­e refuzuan Edi Ramën! Të hënën # 8korrik në ora 20: 00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmi­t, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipëria si Europa! Asnjë hap pas! Rama ik", deklaroi z. Basha.

DENONCIMET

Partia Demokrate publikoi dje një video sipas të cilës vërtetohet mbushja e kutive me fletë votimi, për të rritur fiktivisht pjesëmarrj­en në zgjedhjet e 30 qershorit. Oerd Bylykbashi bëri publike videon në një qendër votimi në Kavajë, ku një prej komisioner­ëve fut në kuti fletë votimi të plotësuara më parë nga një anëtare tjetër e komisionit, që shfaqet në materialin filmik. Bylykbashi paralajmër­oi përgjegjës­i penale për të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij manipulimi të pastër për të rritur pjesëmarrj­en,

teksa tha se nga të dhënat e PD- së, në 30 qershor votuan vetëm 15%. Në një tjetër dalje nga selia blu, sekretari për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, publikoi të tjera fakte që sipas PD- së provojnë manipulimi­n e pjesëmarrj­es në votimet e 30 qershorit. Sekretari për çështjet zgjedhore

në PD, Ivi Kaso deklaroi se për të mbuluar dështimin, braktisjen, refuzimin e 85% të popullsisë, Ramës i duhet të ruante në letra rezultatin e 2017- ës. Ai tha se për këtë përdori anëtarët e Komisionit Qendror të Vjedhjeve dhe komisioner­ët për të mbushur kutitë për të rritur

NJOFTIM ANKANDI

SALI BERISHA

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha publikoi dje mesazhin e "qytetarit dixhital", i cili ka denoncuar se familjarët e tij janë kërcënuar që të votonin në 30 qershor në

Elbasan, ndërkohë që sipas tij, zgjedhjet aty i vëzhgonte vetë

Suel Çela, person që ndërkohë është në kërkim nga policia.

numrin e pjesëmarrë­sve. "Mbushi kutitë me plot 280 mijë vota më shumë duke u konfirmuar si ' babloku i madh'. Janë mbi 20 bashki me mbi 5% të manipulimi­t. 1/ 3 e bashkive ku është shtuar më shumë se gjysma e votave, që kryeminist­ri në minorancë të mbulojë dësh

 ??  ?? Një nga protestat e opozitës
Një nga protestat e opozitës
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania