Gazeta Shqiptare

Paketa "Antishpifj­e", Albana Vokshi: Rama po censuron median

-

Paketa

"Antishpifj­e" e miratuar nga Këshilli i Minis trave është kundërshtu­ar ashpër nga Partia Demokratik­e. Në një deklaratë për mediat, ish- deputetja Albana Vokshi akuzoi dje se kryeminist­ri Edi Rama po synon censurimin e mediave ' online' dhe synon mbylljen e gojës së gazetarëve. Sipas Vokshit, kjo paketë e censurës së Edi Ramës kundër medias ' online' është goditje ndaj demokracis­ë dhe pengon nisjen e negociatav­e me Bashkimin Europian. Këtë mekanizëm censure, Edi Rama do ta drejtojë nëpërmjet Autoriteti­t të Medias, të cilin tani e ka vendosur nën kontroll, pas hakmarrjev­e dhe shkarkimev­e politike të dy anëtarëve të tij. Të nderuar qytetarë, Rama po instalon diktaturën në Shqipëri. Pa liri të medias, pa liri të shprehjes, nuk ka demokraci. Pa liri të medias nuk ka hapje të negociatav­e as në tetor. Këtë paralajmër­uan "Reporterët pa Kufij" në raportin për indeksin e lirisë së medias, ku vunë alarmin se media në Shqipëri është e kërcënuar nga mafia dhe qeveria", tha Vokshi.

timin e 30 qershorit. Për të justifikua­r ndryshimin me plot 66 mijë vota të shtuara brenda 24 orësh vetëm sipas shifrave të KQZ- së, njëri nga anëtarët e bandës në KQZ, Bledar Skënderaj, deklaroi publikisht se gabimi mes rezultatit të parë dhe atij final ishte vetëm 1.3 për qind.

Duke marrë në konsiderat­ë të dhënat e falsifikua­ra të vetë KQZ- së, ndryshimi i pjesëmarrj­es nga deklarimet e mbrëmjes së 30 qershorit te finalja, është i drastik për 1/ 3 e bashkive të vendit. Falsifikim­i nuk lëviz me 1 për qind, por me 5, 10, 20, 30 dhe 40 për qind", tha z. Kaso. Pas asaj që e cilëson krim masiv elektoral, PD- ja deklaroi se qëndron nënkryetar­i i KQZ- së. Selia blu ka paralajmër­uar kallëzim për Denar Bibën, tre zyrtarë të KQZ- së dhe të gjithë ata komisionar­ë të përfshirë në paligjshmë­ri të dielën e 30 qershorit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania