Gazeta Shqiptare

Kërcënohet kryetari i KQZ- së, Garda e policia e marrin në mbrojtje

Kërcënimi me jetë, PD: Të arrestohet banditi, kërcënoi edhe profesor Plasarin Klement Zgurit i mbrohet edhe familja

- Valentina Madani

Kryetari i KQZ- së, Kle ment Zguri, është marrë dje në mbrojtje nga Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit pas një kërcënimi në adresë të tij dhe të familjes. Autor i ngjarjes është një person nga Shkodra, i cili i ka shkruar zyrtarit të lartë në adresën e tij në rrjetet sociale, duke e fyer dhe kërcënuar bashkë me familjen. Mesazhi ka mbërritur në adresën e Zgurit vetëm pak orë pas mbledhjes ku ai kërkoi hapjen e kutive të 30 qershorit për verifikimi­n e fletëve fiktive të votimit. Në momentin e mbërritjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mesditën e djeshme, ai ishte i shoqëruar me truproja derisa ka hyrë në zyrën e tij, ndërsa në mbrojtje mësohet se janë marrë edhe anëtarët e familjes së kryetarit të KQZ- së. Masat e sigurisë janë vendosur pas një mesazhi kërcënues të dërguar në adresën e zyrtarit të lartë në rrjetin social "Facebook" nga shtetasi E. Pjetrini nga Shkodra. Në mesazhin e mbërritur më 4 korrik pasdite, përveç fyerjeve, autori adreson kërcënime duke thënë se do vriste Zgurin dhe familjen e tij. I pyetur në lidhje me këtë episod, titullari i KQZ- së nuk pranoi të bënte komente. Klement Zguri është anëtari i vetëm përfaqësue­s i opozitës në KQZ. Ai dhe

anëtarët e tjerë të komisionit u morën në mbrojtje një muaj më parë pas debateve për datën e zgjedhjeve, por pas 30 qershorit, masat e sigurisë ishin hequr. Në mbledhjen e të enjtes Klement Zguri kërkoi hapjen e kutive të 30 qershorit, me qëllim verifikimi­n e çështjes së fletëve që dyshohet se janë futur fiktivisht në kutitë e votimit për të rritur pjesëmarrj­en në zgjedhje. Kryetari i KQZ- së ka braktisur disa herë mbledhjet e KQZ- së duke kërkuar zbatimin e dekretit të presidenti­t, që anuloi datën 30 qershor.

AKUZA

Pas lajmeve të publikuara se kreu i KQZ- së, Klement Zguri, kishte marrë kërcënime për jetën nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka kërkoi arrestimin dhe vënien përpara përgjegjës­isë të autorit. "Në Shqipërinë e Edi Ramës ku krimi i organizuar qeveris bashkë me të, kushdo që guxon të zbatojë ligjin, kërcënohet nga bandat e Edi Ramës. Bandat prekin zgjedhjet, bandat mbushin kutitë, bandat blejnë vota dhe shantazhoj­në votues, sot kanë kaluar çdo limit duke kërcënuar me jetë kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zguri dhe familjen e tij. PD- ja kërkon menjëherë arrestimin dhe vënien përpara përgjegjës­isë të banditit, që për pushtetin e Edi Ramës, kërcënon kreun e KQZ- së, për shkak të kërkesës së tij për të hedhur dritë mbi mbushjen e kutive dhe manipulimi­n e numrit të votuesve", tha z. Paloka. Ai zbardhi faktin se i njëjti person më herët kishte kërcënuar edhe profesorin Aurel Plasari, i cili bëri publik faktin e kërcënimit të kreut të KQZ- së. "Ky është i njëjti bandit që ka kërcënuar edhe profesor Aurel Plasarin, i cili e ka denoncuar faktin pas bërjes publik të kërcënimit të kreut të KQZsë, duke vënë në dukje se kjo është fryma me të cilën Rama ka organizuar 30 qershorin. Nuk ka bandë që mbulon krimin kushtetues dhe elektoral që ka kryer Edi Rama më 30 qershor. Sado të fshihet, sado të përdorë kriminelët e tij në KQZ, sado të përdorë bandat, shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre. 85% e qytetarëve refuzojnë Edi Ramën. Duke e konsiderua­r Edi Ramën të vetmin përgjegjës për situatën e krijuar në vend ndaj kundërshta­rëve politikë, Partia Demokratik­e paralajmër­on kryeminist­rin gangster të tërheqë banditët që ka lëshuar rrugëve për të kërcënuar këdo që nuk i bindet. Në të kundërt, ai do të mbajë vetë përgjegjës­i për gjithçka"!

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i KQZ- së, Klement Zguri
Kryetari i KQZ- së, Klement Zguri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania