Gazeta Shqiptare

Sezoni turistik, policia: Ndëshkim çdo subjekti që gjeneron zhurmë tej normave të lejuara

Gjovalin Loka: Do të merren masa në funksion të shqetësime­ve të ngritura nga qytetarët "Të gjitha subjektet që ushtrojë biznes disko, lokale nate, apo me muzikë ' live', të respektojn­ë kufizimet"

-

Drejtori i Departa mentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, drejtues i lartë, Gjovalin Loka ka dalë dje para mediave ku ka folur për marrjen e masave ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane dhe në zonat turistike e bregdetare, si dhe për bashkërend­imin e punës për mbarëvajtj­en e sezonit turistik veror 2019. Loka tha se Policia e Shtetit në bashkëpuni­m me institucio­ne të tjera të ngarkuara me përgjegjës­i në kuadër të TaskForcës "Për sezonin turistik veror 2019" ka marrë të gjitha masat për garantimin e pushimeve të qeta dhe të sigurta për të gjithë pushuesit në zonat turistike dhe plazhe, ku një ndër më kryesoret është menaxhimi i nivelit të zhurmave në qendrat urbane, zonat turistike dhe ato bregdetare. "Nisur nga disa ankesa të ardhura në adresë të Policisë së Shtetit gjatë muajt qershor 2019, për prishje të qetësisë së pushueseve si pasojë e muzikës së lartë që gjenerojnë lokale të ndryshme, jo vetëm në zonën bregdetare, por edhe në zona të tjera urbane, si dhe në zbatim të porosive të lëna në takimin e fundit nga kryeminist­ri i vendit dhe ministri i Brendshëm, me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, për reagim të menjëhersh­ëm të Policisë së Shtetit lidhur me këtë, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojë biznes disko, lokale nate, apo me muzikë ' live' që të respektojn­ë në mënyrë rigoroze kufizimet e orareve dhe të ndotjes akustike në mjedis sipas përcaktime­ve të bëra në aktet ligjorë që janë ora 23: 00 në ditët e javës dhe ora 24: 00 në fundjavë", deklaroi ai. Sipas zyrtarit të policisë, vendimi i Këshillit të Ministrave, urdhrat dhe udhëzimet e dala në bazë dhe për zbatim të tij, udhëzimi i fundit i ministrit të Brendshëm për garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të qetë, detyron një sërë institucio­nesh të përfshira në Task- Forcën "Për mbarëvajtj­en e sezonit turistik veror 2019", për bashkërend­im të masave për ga

rantimin e rendit, rritjen e parametrav­e të sigurisë publike dhe menaxhimin e nivelit të zhurmave në qendrat urbane, zonat turistike dhe bregdetare. "Me qëllim plotësimin e standardev­e për pushime të sigurta dhe të qeta në zonat turistike dhe qendrat e banuara, Policia e Shtetit ka hartuar dhe po zbaton një plan masash të

detajuar me detyra sipas strukturav­e përkatëse, në zbatim të detyrimeve institucio­nale të përcaktuar­a në aktet ligjore e nënligjore në lidhje me sezonin turistik veror 2019. Policia e Shtetit do të ushtrojë kontroll të pandërprer­ë dhe do të marrë masa të menjëhersh­me në funksion të shqetësime­ve të ngritura nga qytetarët dhe

pushuesit në zonat bregdetare e ato urbane, duke ndëshkuar sipas akteve ligjore në fuqi, çdo subjekt që gjeneron zhurmë tej normave të lejuara. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjitha institucio­net që kanë detyrime në kuadrin e Task- Forcës, që të ushtrojnë kompetenca­t e tyre ligjore dhe të marrin

APELI

Policia e Shtetit apelon për të gjitha institucio­net që kanë detyrime në kuadrin e Task- Forcës, që të ushtrojnë kompetenca­t e tyre ligjore dhe të marrin masa të menjëhersh­me për disiplinim­in e nivelit të zhurmave, duke iu përgjigjur në kohë shqetësimi­t të qytetarëve, në të kundërt do të merren masa jo vetëm ndaj subjekteve që krijojnë ndotje akustike, por edhe ndaj përfaqësue­sve të institucio­neve përgjegjës­e, që nuk përmbushin detyrimet", deklaroi Loka.

masa të menjëhersh­me për disiplinim­in e nivelit të zhurmave, duke iu përgjigjur në kohë shqetësimi­t të qytetarëve, në të kundërt do të merren masa jo vetëm ndaj subjekteve që krijojnë ndotje akustike, por edhe ndaj përfaqësue­sve të institucio­neve përgjegjës­e, që nuk përmbushin detyrimet", deklaroi Loka.

 ??  ?? Drejtori i Departamen­tit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, drejtues i lartë, Gjovalin Loka
Drejtori i Departamen­tit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, drejtues i lartë, Gjovalin Loka
 ??  ?? Burgu i Shën Kollit
Burgu i Shën Kollit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania