Gazeta Shqiptare

Favorizuan banorët për kultivimin e bimëve narkotike, SHÇBA prangos 2 policë dhe 5 të tjerë

"Cakrani 2019", efektivët akuzohen për shpërdorim detyre

-

FIER - Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ( SHÇBA) në bashkëpuni­m me Policinë e Shtetit kanë arrestuar ditën e djeshme 2 punonjës policie dhe 5 shtetas të tjerë. Mësohet se SHÇBA, Policia e Shtetit në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë Fier, në bazë të detyrimeve që rrjedhin nga plani i veprimit të MB për luftën kundër kultivimit të kanabisit, finalizuan me sukses operacioni­n "Cakrani 2019" për evidentimi­n dhe asgjësimin e disa parcelave të mbjella me bimë narkotike dhe kapjen e autorëve të tyre. Ky operacion u zhvillua në kuadër të hetimeve të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2019, për veprat penale: "Shpërdorim detyre" dhe "Kultivim i bimëve narkotike", hetim ky disamujor në të cilin u aplikuan metodat speciale të hetimit. Gjatë këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, datë 04.07.2019 për caktimin e masës së sigurisë "Arrest me burg" ndaj shtetasve: G. B., 48 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kraps, Fier, me detyrë specialist i policimit në komunitet në Komisariat­in e Policisë Fier; Z. K., 57 vjeç, lindur dhe banues në Buzëmadh, Fier, me detyrë agjent i Policisë Kriminale në Komisariat­in e Policisë Fier; B. Xh., 62 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administra­tive Cakran, kryeplak i fshatit Cakran, Fier; G. M., 49 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administra­tive Cakran, Fier; I. M., 39 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administra­tive Cakran, Fier; E. Sh., 50 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administra­tive Cakran, Fier si dhe A. K., 25 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administra­tive Cakran Fier. Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi F. C., 68 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administra­tive Cakran, Fier. Arrestimi i dy punonjësve të policisë u bë, pasi duke shpërdorur detyrën dyshohet se kanë favorizuar banorë të ndryshëm të këtyre fshatrave për kultivimin e bimëve narkotike, në këmbim të përfitimev­e financiare. Në këtë veprimtari kriminale dyshohet se është implikuar edhe kryeplaku në Njësinë Administra­tive Cakran, B. Xh., ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë, "Arrest me burg". Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të mbjella me rreth 300 rrënjë bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa në zonën e Cakranit, si edhe gropa të hapura për mbjelljen e tyre. Gjithashtu, në vendin e quajtur "Liqeni i Cakranit" u evidentuan parcela të vogla me 30- 50 rrënjë. Gjatë kontrollit të banesave ndaj shtetasve të mësipërm u evidentuan edhe disa kubikë të mbjella me lëndë narkotike kanabis sativa. Operacioni vijon për kontrollin plotë të territorit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania