Gazeta Shqiptare

Vrasja në Kavajë pas përplasjes­h mes bandave, arrestohen 5 persona, në kërkim Marjus Aliu

Shkuan të sqaroheshi­n në një lokal, sherri degjeneroi në përdorimin e armëve Konflikti mes palëve nisi për një parakalim makine

-

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit të Kavajës ku mbeti i vrarë 52- vjeçari Ramazan Hasalliu si dhe u plagosën 5 persona të tjerë, policia ka arrestuar në flagrancë 5 persona, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Bëhet fjalë për Denis Aliun, vëllai i Amarjus Aliut. Sipas policisë, konflikti ka nisur mes dy vëllezërve Aliu si dhe 3 personave të tjerë, gjithashtu të arrestuar dhe është përshkallë­zuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë Hasalliu, i cili në atë moment sapo kishte blerë bukën dhe po kthehej në banesën e tij. Policia bën me dije se përplasja me armë mes dy grupeve ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkaq, burime për "Gazeta Shqiptare" pohuan se gjithë ngjarja që çoi në përplasjen e fortë dhe tronditi banorët e qytetit të Kavajës ka marrë shkas për një parakalim makine. Sipas këtyre burimeve, konflikti mes dy grupeve ka nisur pasditen e së mërkurës. Në një mjet ka qenë Denis Aliu, ndërsa në mjetin tjetër ka qenë Eraldo Hyka dhe Ardian Dedej. Makinat për pak janë përplasur dhe të rinjtë janë konfliktua­r me njëritjetr­in fizikisht. Por kanë ndërhyrë shokë të përbashkët dhe të rinjtë janë ndarë. Ditën e ngjarjes ( të enjten), të rinjtë janë përballur sërish me njëri- tjetrin rastësisht në rrugë dhe Eraldo Hyka ka qëlluar me grusht Denis Aliun, që ishte në një dyqan. Pas këtij konflikti, ata kanë lënë për t'u takuar në një lokal për të sqaruar sherrin e nisur. Denis Aliu bashkë me të vëllain Marjusin shkojnë tek lokali i Ardian Dedejt ku e prisnin

Ardiani, Eraldo Hyka dhe Qazim Merkaj. Me të mbërritur aty, vëllezërit Aliu janë ofenduar me fjalë banale, ndërsa sherri degjeneroi në përdorimin e armëve ku si pasojë e të shtënave humbi jetën kalimtari i rastit Ramazan Hasalliu.

DEKLARATA E POLICISË

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 04.07.2019, rreth orës 12: 20, në lagjen 4r. 4, në afërsi të Teqesë në Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta mes disa shtetasve, ku u përdorën dhe armë zjarri dhe për pasojë humbi jetën një kalimtar si

dhe u plagosën 5 shtetas të tjerë, në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i drejtuar nga prokurori i rrethit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentim­i i kësaj ngjarje. U arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe konkretish­t: Marjus Aliu, 31 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 1 Kavajë, për veprat penale: "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave", "Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpuni­m e ngelur në tentativë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionev­e luftarake"; Ar

dian Dedej, 43 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 4 Kavajë, ( i dënuar më parë), për veprat penale: "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpuni­m, e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtje pa leje e armëve dhe municionev­e luftarake"; Eraldo Hyka, 22 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 5 Kavajë, për veprat penale: "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpuni­m, e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtje pa leje e armëve dhe municionev­e luftarake"; Qazim Merkja, 25 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 5 Kavajë, për

veprat penale: "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpuni­m, e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtje pa leje e armëve dhe municionev­e luftarake" si dhe Agron Kollçaku, 39 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 6 Kavajë, për veprat penale: "Moskallëzi­m i Krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit Denis Aliu, 33 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 1 Kavajë, për veprat penale: "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave", "Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpuni­m e ngelur në tentativë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionev­e luftarake". Grupi hetimor ka sekuestrua­r në cilësinë e provave materiale 3 automjete, të cilat janë përdorur nga autorët e dyshuar, aparate celular, fishekë luftarak si dhe një sërë provash të tjera, të cilat janë dërguar për

ekzaminim të mëtejshëm laboratori­k. Nga veprimet e kryera deri tani rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit Eraldo Hyka, Ardian Dedej dhe Qazim Merkja janë konfliktua­r me shtetasit Marjus Aliu dhe Denis Aliu, konflikt i cili është përshkallë­zuar deri në përdorim të armëve dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhersh­me një kalimtar i rastit shtetasi Ramazan Hasalliu, 52 vjeç banues në Kavajë, si dhe janë plagosur shtetasit: Ardian Dedej, Eraldo Hyka, A. A., S. M. dhe Marjus Aliu, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vijojnë veprimet hetimore dhe procedural­e me grumbullim­e për grumbullim­in e informacio­neve dhe provave të tjera. Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje iu kaluan Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për hetime të mëtejshme.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania