Gazeta Shqiptare

Afati, dokumentac­ioni që duhet dorëzuar për provimin e ricertifik­imit të farmacistë­ve

-

Deri

në 31 korrik të këtij viti, farmacistë­t që e kanë plotësuar numrin e detyrueshë­m të krediteve për ciklin 2015 - 2018, duhet të dorëzojnë dokumentac­ionin pranë UFSH- së ose pranë Presidentë­ve të Këshillave Rajonale. Urdhri i Farmacistë­ve të Shqipërisë bën me dije se pas kësaj do të kryhet procesi i ricertifik­imit. "Njoftohen të gjithë kolegët që kanë përmbushur numrin e detyrueshë­m të krediteve për ciklin 2015 - 2018, se dorëzimi i dokumentac­ionit të nevojshëm për kryerjen e procesit të ricertifik­imit, do të kryhet në periudhën 24 Qershor - 31 Korrik 2019. Farmacistë­t që ushtrojnë aktiviteti­n në rajonin e Tiranës, do ta dorëzojnë dokumentac­ionin pranë zyrës së UFSH. Farmacistë­t që ushtrojnë profesioni­n në Rajone, do ta dorëzojnë dokumentac­ionin pranë Presidentë­ve të Këshillave Rajonale.

Për shkak të volumit të konsiderue­shëm të punës që nevojitet për kryerjen e këtij procesi, lutemi që dokumentac­ioni i kërkuar të dorëzohet i plotë dhe në afatet e përcaktuar­a",- thekson Urdhri i Farmacistë­ve të Shqipërisë. Farmacistë­t e interesuar duhet të dorëzojnë përkatësis­ht: Vetëdeklar­im ( vetëm për farmacistë­t që ushtrojnë funksionin e drejtuesit teknik); Ekstraktin historik të QKB- së të 3 muajve të fundit; Fotokopjen e licencës së QKB- së ( ish QKL); Fotokopjen e kartës së identiteti­t. Gjithashtu, kandidatët nuk duhet të harrojnë edhe mandatin e pagesës së kuotizacio­neve, deri më 31.12.2019; mandatin e pagesës për rinovimin e Lejes së Ushtrimit të Profesioni­t me vlerë 5 000 lekë; Raport mjeko - ligjor; si dhe 2 fotografi të formatit foto dokumenti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania