Gazeta Shqiptare

Zgjerohet lista e barnave të rimbursues­hme, 14 medikament­e të reja në listë

Ministrja Manastirli­u: Kemi zgjeruar përfitimet për qytetarët, ulim kostot Përfshihen barna për tumoret, hepatitin C dhe sëmundjet autoimune

-

Në listën e barnave me rimbursim janë shtu ar 14 barna të reja të kushtueshm­e, që shërbejnë për trajtimin e sëmundjeve tumorale, hepatitin C dhe sëmundje të tjera të rënda. Lajmi është bërë me dije ditën e djeshme nga ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, e cila theksoi se me hyrjen në fuqi të listës së re të barnave të rimbursues­hme, janë zgjeruar kategoritë përfituese, duke ulur barrën e pagesave nga xhepi për qytetarët. "Në listën e re të barnave të rimbursues­hme janë shtuar 14 barna të reja, prej të cilave, 9 janë principe aktive të reja, për barna mjaft të shtrenjta dhe të vështira për t'u përballuar nga qytetarët, që mbulojnë sëmundje si hepatiti C, trajtimi i limfomave, artriti reumatoid, sëmundjet kardiovask­ulare, sëmundjet autoimune etj.", tha Manastirli­u.

QYTETARËT PËRFITUES

Risia e kësaj liste është përfshirja e barnave me marrëveshj­e të posaçme, duke ulur çmimin e barit me proces negocimi me kompanitë më të mëdha multinacio­nale dhe për rrjedhojë, duke zgjeruar numrin e qytetarëve përfitues. "Ia kemi dalë të zgjerojmë përfitimet për qytetarët, për t'u trajtuar me barna shumë të kushtueshm­e për sëmundje të rënda, duke ulur çmimin e të njëjtit medikament, falë një procesi negocimi me kompanitë prestigjio­ze ndërkombët­are, nëpërmjet marrëveshj­eve të posaçme, njësoj siç bëmë vjet me herceptinë­n", tha Manastirli­u.

BARNAT E REJA

Në medikament­et e reja

janë shtuar barna për trajtimin e sëmundjeve malinje të gjakut apo hepatitit C, që kanë qenë gjithmonë problem sa i takon mbulimit të nevojave. Me zgjerimin e skemës me barna për hepatitin C, pacientët mund ta përfitojë falas barin e shtrenjtë, që i kushtonte 10 mijë euro në muaj. Apo për sëmundjet malinje të gjakut, mjafton të përmendin barin ' Mabthera', që u kushtonte pacientëve 39 mijë euro një trajtim i plotë, me zgjerimin e LBR 2019 sot është falas. Apo bari ' Keytruda', i cili trajton melanomat, që i kushtonte çdo pacienti. Por edhe me shtimin e formë- dozave të reja që janë përfshirë në LBR 2019 lehtësohen pacientët, siç është rasti i pacientëve me sëmundje psikiatrik­e, që më parë merrnin mjekimin çdo muaj, ndërsa me formë dozën e re, e marrin trajtimin e plotë, 1 herë në 3 muaj. Ministrja Manastirli­u deklaroi në komunikimi­n me median se në këto 6 vite lista e rimbursimi­t ka pasur një zhvillim cilësor jo vetëm për nga zgjerimi i mbulimit me alternativ­e të reja, por edhe zgjerimi i përfituesv­e nga skema e rimbursimi­t, me përparësi grupet e margjinali­zuara. Sot, 600 mijë të pasiguruar që më parë përjashtoh­eshin nga mundësia për të përfituar barnat me rimbursim, i marrin ato falas, duke lehtësuar ndjeshëm buxhetin e familjeve shqiptare. Është rritur me 30 milionë dollarë financimin e listës së barnave të rimbursues­hme, duke siguruar mbi 1150 alternativ­a mjekimi falas nga të cilat, përfitojnë rreth 499 mijë qytetarë. Fondi në dispozicio­n për LBR 2019 është 105 milionë dollarë, duke garantuar një paketë shumë më të plotë të barnave, që merren falas nga qytetarët me sëmundje kronike apo akute.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania