Gazeta Shqiptare

Blendi Klosi: Do të zhvillojmë industrinë e detit, punësim i shumë të rinjve

Ministri i Turizmit: Do të konkurrojm­ë në rajon

-

Industria

e detit do të njohë zhvillim të mëtejshëm, çka do të sjellë edhe punësimin e qindra të rinjve. Kjo deklaratë është bërë ditën e djeshme nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë fjalës së tij gjatë takimit me një grup operatorës­h në portin e Durrësit. Ai më tej theksoi se pavarësish­t se kjo industri është në fazat e para të zhvillimit, do të arrijë të jetë konkurrent­e edhe për vendet e rajonit. "Jemi në fazat e para të zhvillimit të industrisë së detit, por shumë shpejt ajo do të jetë konkurrues­e me vendet e rajonit", - tha

PROJEKTI

Ndërkohë, vitin e kaluar Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prezantoi projektin "Smile Albania", ku të rinj dhe të reja u shpërndanë në shumë pika turistike të vendit për t'iu ofruar turistëve më shumë informacio­ne rreth ' site'- ve arkeologji­ke dhe kulturore të Shqipërisë.

ministri Klosi. Gjithashtu, ai theksoi se për zhvillimin e industrisë së detit do të jetë i nevojshëm punësimi i shumë vajzave e djemve të rinj në këtë sektor si dhe për pajisjen e portit me

anije të tjera.

PROJEKTI "SMILE ALBANIA"

Ndërkohë, vitin e kaluar Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prezantoi projektin "Smile Albania", ku të rinj dhe të reja u shpërndanë në shumë pika turistike të vendit për t'iu ofruar turistëve më shumë informacio­ne rreth ' site'- ve arkeologji­ke dhe kulturore të Shqipërisë. Ky projekt do të marrë jetë edhe këtë vit. "Që nga data 10 korrik, ky projekt do të jetë edhe në portin e Durrësit dhe në total në të gjithë vendin do të operojnë rreth 500 studentë në 35 pika turistike", tha ministri Klosi. Programi është një mundësi punësimi për dy muaj dhe studentët e degëve për mjedisin dhe turizmin në universite­te kanë prioritet në përzgjedhj­e. Praktika mësimore me kredite për të gjithë studentët që do të përfshihen në këtë projekt, do të vijojë edhe në vitin e ardhshëm akademik, në bashkëpuni­met dypalëshe midis dekanateve të universite­teve dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania